Lidhu me ne

Mix

Sa zgjat hernia diskale? Si mund të shmangen dhimbjet ?

Disa këshilla jetike, ja si të kujdeseni për dhimbjet e shkaktuara nga hernia  diskale - Shëndeti

Regjim shtrati dhe aktivitet fizik i kufizuar. Është kjo këshilla më e mirë që mund t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre që vuajnë nga hernia diskale, për të ndjerë sa më pak dhimbje. Përveç kësaj, sipas neurokirurgut Fatos Olldashi, në kushte shtëpie rekomandohet edhe marrja e qetësuesve, siç janë paracetamoli e voltareni.

Por përdorimi i tyre, thekson doktori, është i ndaluar për ata që vuajnë nga ulcera e stomakut apo kanë probleme me tensionin. Nga ana tjetër, me rëndësi në menaxhimin e një sëmundjeje është edhe njohja me shkaktarët, ata që nxisin shfaqjen e saj. Mjeku pohon se në rastin e hernies, shkaktarët janë të ndryshëm, ndaj edhe haset në mosha, profesione dhe sekse të ndryshme.

Aktivitetet e pakontrolluara fizike cilësohen si një nga faktorët potencialë në shfaqjen e hernies diskale, por risk paraqet edhe mbipesha. “Individi gjithë kohës mbart mbi shpinën e tij një peshë rreth mbi 20 kg më tepër. Pra, gjithë kohës shtylla kurrizore është e ngarkuar”, vë në dukje Olldashi.

Çfarë është hernia diskale dhe nga se shkaktohet?

Shtylla kurrizore formohet nga vertebrat (rruazat e kurrizit). Ndërmjet vertebrave ka disqe. Prezenca e këtyre disqeve bën të mundur që kolona spinale të jetë elastike dhe të tolerojë përkuljet apo lëvizjet e ndryshme. Po ashtu disqet kanë edhe rol amortizues. Disqet kanë një mbështjellje të fortë me ligament dhe brenda një përbërjeje me konsistencë të butë (si xhel). Hernia diskale është një prishje e kësaj mbështjelljes dhe dalje e materialit të brendshëm. Në varësi të vendit ku del, mund të japë dhimbje që janë pasojë e shtypjes së nervave, paralizë dhe është ajo që në popull njihet me termin nervi shiatik. Nervi shiatik ka të bëjë me ato raste kur kjo dalje ndodh në pjesën e belit. Sëmundja e prekjes së nervit shiatik është një pjesë e problemeve që mund të japë hernia diskale. Hernia diskale mund të ndodhë nga qafa deri në pjesën sakrale ose në pjesën e bishtit. Shkaktarët e hernies diskale janë të ndryshëm. Prandaj dhe hernien diskale e gjejmë në mosha, profesione dhe sekse të ndryshme. Shkaktarët më të mëdhenj janë aktivitetet fizike. Kryesisht aktivitetet e pakontrolluara fizike. Faktor risku cilësohet edhe mbipesha. Individi gjithë kohës mbart mbi shpinën e tij një peshë rreth mbi 20 kg më tepër. Pra, gjithë kohës shtylla kurrizore është e ngarkuar.

A ka një predispozitë moshore, që do të thotë cilat janë moshat më të rriskuara?

Hernia diskale ndodh kryesisht te moshat e mesme. Nga mosha 25 deri në moshën 55 vjeç. Por mund të ndodhë edhe më përpara moshës 25 vjeç, edhe pas moshës 55. Megjithatë është më e shpeshtë gjatë kësaj periudhe, pra 25-55 vjeç, pasi në këtë periudhë aktiviteti fizik i njeriut është më i zhvilluar. Në moshat e reja nuk ndodh sepse shtylla kurrizore është elastike dhe nuk ka ngarkesë. Në moshat e vjetra nuk ndodh sepse nuk kemi disk.

Simptomat kushtëzohen nga vendi ku hernia shfaqet, por në vija të përgjithshme, cilat janë shqetësimet që jep?

Simptomat janë në varësi të vendit ku ndodh hernia diskale. Njerëzit zakonisht kur dëgjojnë fjalën “hernie”, nënkuptojnë vetëm dhimbjen e belit dhe të nervit shiatik. Por hernia mund të ndodhë edhe në qafë, edhe në pjesën e gjoksit. Gjithsesi, më shumë ndodh në pjesën e fundit të belit ose në ato vende ku formohet nervi shiatik. Nëse do të kemi hernie diskale në qafë, do të kemi dhimbje të qafës, dhimbje të njërit krah apo të dy krahëve. Kur hernia është e madhe, mund të kemi edhe paralizë të duarve dhe të këmbëve. Ajo që ndodh më shpesh, është dhimbja e belit dhe shoqërohet kryesisht me dhimbjen e njërës këmbë. Këto janë simptomat më klasike që gjenden më shpesh. Kemi simptoma nga më të rëndat deri te më të lehtat. Simptomat më të rënda janë kur hernia është e madhe dhe shtyp të gjithë nervat dhe e shkakton atë shtypjen në formë paralize. Dhimbja e bën personin që të mbajë një pozicion të caktuar, pra ecën shtrembër. Dhimbja rëndohet nga lëvizjet, pozicionet e ndryshme, gjithsesi kur shtrihen në krevat, gjejnë një pozicion të caktuar, qoftë edhe të shtrembër, por zënë rehat. Është një dhimbje që nis te pjesa e belit, përhapet në pjesën e pasme të vitheve, në pjesën e pasme të kofshës, në pjesën e pasme të pulpës dhe shkon te gishtat e këmbës. Në varësi të rrënjës së nervit, që është e shtypur dhe e dëmtuar, mund të kemi përhapje të dhimbjes në gishtin e madh ose në gishtat e tjerë.

Cilat janë komplikimet që mund të sjellë?

Komplikacionet i kemi nga më të rëndat, që nënkupton paralizën, që në disa raste është edhe e pakorrigjueshme, deri te të lehtat, që nënkuptojnë dhimbjet që kalojnë në një periudhë 10-ditore apo 2-javore. Dy nga metodat e trajtimit janë me medikamente dhe nëpërmjet ndë- rhyrjes kirurgjikale. Kur bëhet e pashmangshme kjo e fundit? Dhimbja e mesit është një fenomen shumë i shpeshtë te njeriu. Nga statistikat llogaritet që 80% e njerëzve kanë një eksperiencë dhimbje mesi në jetën e tyre. Jo të gjithë kanë hernie diskale, por dhimbja e mesit dhe përhapja në trajektoren e nervit shiatik është shumë e shpeshtë dhe natyrisht jo të gjithë bëhen operacion. Kryesisht, kriteret për operacion janë të ndryshme dhe kanë evoluar në kohë. Kanë evoluar në daljen e ekzaminimeve të rëndë- sishme, siç janë skaneri dhe rezonanca magnetike. Por ato që janë kritere absolute për operacion janë ato raste, të cilat shkaktojnë paralizë. Ato duhen bërë sa më shpejt sepse nëse ndodh paraliza, është shumë e vështirë për t’u rikthyer ne normalitet. Nëse operacioni do të bëhet vetëm për dhimbje, kjo duhet individualizuar. Pra, për çdo të sëmurë duhet të ketë trajtim të veçantë. Në varësi të moshës, profesionit tipit që ka ai. Ka njerëz që i durojnë dhimbjet dhe mund të presin. Ka njerëz që duan një zgjidhje të shpejtë dhe preferojnë operacionin.

Si mund të menaxhohet dhimbja?

Ajo që ne u këshillojmë individëve është që nëse ndodh dhimbja e mesit duhet të qëndrojnë në krevat. Për sa u përket medikamenteve mund të përdorin antiflamatorë të thjeshtë, duke nisur që nga paracetamoli, voltareni, apo dhe plot të tjerë. Mund t’i përdorin në kushtet e shtëpisë normalisht, nëse nuk vuajnë nga sëmundje të tilla, siç është ulcera e stomakut, apo probleme me tensionin. Gjithashtu, pacientët duhet që të rrinë në atë pozicion që i lehtëson dhimbjet. Pra, nëse ata e shikojnë që po të përkulen në anën e majtë, i lehtëson dhimbjet, le të rrinë ashtu. Duhet të bëjnë aktivitet fizik aq sa i lejon dhimbja.

Të mbetemi tek aktiviteti fizik, çfarë peshe ka?

Njeriu mund të bëjë aktivitetin e vet fizik, por duke respektuar dhimbjet. Mund të shkojë në tualet për të kryer nevojat personale, apo mund të bëjë edhe ndonjë punë nëpër shtëpi. Sa i takon mënyrës së të fjeturit, nuk ka ndonjë pozicion të veçantë. E përgjithshmja sot është që dyshekët janë të rehatshëm. Krevatet janë të fortë dhe jo me susta siç kanë qenë më parë. Në krevat mjafton një jastëk për t’i mbajtur gjunjët e përkulur dhe të zënë një pozicion që e shikojnë të përshtatshëm. Njerëzit nuk duhet të ecin shumë për t’u shëruar nga hernia diskale. Kur ndodh dhimbja duhet të zhvillosh një aktivitet të kufizuar fizik, aq sa të lejon dhimbja. Duhet theksuar se shtylla kurrizore e njeriut është ndërtuar në mënyrë të tillë që njeriu do të ketë probleme me kalimin e moshës. Në këto kushte, edhe shërimi përfundimtar i hernies diskale duhet parë në kuadrin e faktit nëse pacienti ka dhimbje apo jo, pasi ka plot njerëz që kanë hernie diskale, kanë pasur njëherë dhimbje, janë qetësuar dhe vazhdojnë të bëjnë aktivitet normal. Te këta hernia diskale ndodhet po aty, por janë qetësuar dhimbjet, është normalizuar ënjtja e nervit.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix23 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix23 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix23 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix23 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix23 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar24 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport24 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix24 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix24 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook