Lidhu me ne

Aktualitet

Richard Grenell: S’kam parë kurrë dosje për Sali Berishën, vendimin e mori Blinken – është shumë partiak!

Richard Grenell: S'kam parë kurrë dosje për Sali Berishën, vendimin e mori Blinken – është shumë partiak!

Njeriu më i fuqishëm në administratën e Donald Trump, Richard Grenell shprehet se ai nuk ka parë kurrë një dokument për Sali Berishën në Departamentin e Shtetit që ta lidhte atë me shpalljen non grata.

Grenell ka mbajtur detyrën e drejtorit të Byrosë Kombëtare. Ai thotë se pavarësisht detyrës së lartë, nuk ka parë asnjë diçka për Sali Berishën dhe partinë konservatore në Shqipëri, Partinë Demokratike. 

Në një intervistë për Top Story, Grenell shprehet se vendimin e ka marrë Antony Blinken të cilin e quajti partiak dhe të politizuar.  

Gazeta më e madhe konservatore në SHBA: Blinken ndërhyri në zgjedhje në  Shqipëri në emër të Soros - Gazeta Standard Online

Ai tha gjithashtu se Blinken nuk i ka dhënë informacione kongresmenëve republikanë, për pyetjet që i kanë dërguar Sekretarit të Shtetit për shpalljen non grata të Berishës. 

Grenell: Berishën nuk e kam takuar asnjëherë. Unë dhe shumë konservatorë jemi shumë të shqetësuar me Blinken, është shumë partiak, shumë i politizuar, është e trishtë ajo që i ka bërë DASH-it. Ai shumë herë e tha kam informacione për Berishën, do të vendosim partinë konservatore të Shqipërisë në sanksione dhe shumë njerëz u çuditën. Ne kërkuam prova, i kërkuam DASH-it informacione. Unë isha drejtor në detyrë i Byrosë Kombëtare, unë kisha edhe një rol të dyfishtë si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan. Si drejtor në detyrë u përfshiva shumë në informacionet në lidhje me Ballkanin dhe mendoj se ekipet e Ballkanit në Uashington ishin shumë mirënjohës. Unë do ta dija diçka të tillë për atë që po ndodhte në Ballkan me partinë konservatore. Nuk e pashë kurrë. Nuk po sugjeroj se nuk ka prova, por unë nuk pashë diçka të tillë. Mendoj se është e rëndësishme që DASH duhet tu përgjigjet anëtarëve të kongresit, t’i informojë në rrethana të klasifikuara nëse është kaq informacion kritik por ata nuk kanë reaguar kurrë dhe mendoj se kjo është një akuzë e rëndë. Kur DASH shkon pas një partie konservatore në një vend tjetër dhe bën këto akuza dhe republikanët e Kongresit thonë ku janë këto prova, ku është ky informacion, na i tregoni edhe ne dhe ata nuk e kanë bërë, ke krijuar një dyshim.

Pyetje: Hetimet për Sali Berishën nisën që në administratën Trump?

Grenell: Unë nuk pashë asgjë të tillë. Anëtarët e Kongresit duhet të informohen. Vendimi qartazi u mor nga zoti Blinken. U detyrohemi anëtarëve të Kongresit që të bëjnë përpjekje dhe të marrin përgjigje.

Pasi e delegoi për dialogun Kosovë- Serbi, Trump emëron Grenell drejtor të  Zbulimit Kombëtar të SHBA – Balkanweb.com – News24

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook