Lidhu me ne

Aktualitet

Marrëzi totale/ Qeveria merr borxh të shtrenjtë për të shlyer borxhin e lirë

edi rama

Koha kur Shqipëria merrte borxh me interesa të ulëta në tregjet ndërkombëtare duket se ka përfunduar. Ministria e Financave mori 600 milionë euro borxh me afat maturimi 5-vjeçar të martën përmes emetimi të një eurobondi në tregjet europiane të kapitalit. Sipas Ministrisë së Financave, interesi i bondit rezultoi 6.125 për qind.

Dy vjet më parë, Shqipëria arriti të emetojë me sukses Eurobond me afat maturimi 10 vjeçar kundrejt interesit 3.75 për qind ose gati dy herë më lirë se sa borxhi 5-vjeçar i marrë këtë të martë. Në vitin 2020, eurobondi me afat 5 vjeçar u mor me interes 3.5 për qind.

Rritja e kostove të huamarrjes lidhet me situatën e re të tregjeve financiare në Europë. Për shkak të inflacionit të lartë, Banka Qendrore Europiane ka shtrënguar disa herë radhazi politikën e saj monetare duke e rritur normën bazë të euros në nivelin 3.75 për qind, kur vetëm dy vjet më parë norma bazë e euros ishte 0.

Bli qen e shit këlysh

Në buxhetin e këtij qeveria shqiptare ka programuar të marrë 55 miliardë lekë ose rreth 500 milionë euro hua në total. Nga këto, 200 milionë euro do të financohen nga huamarrja në tregun e brendshëm përmes letrave me vlerë, ndërsa 300 milionë euro të tjera nga jashtë përmes granteve të BE, kredive të buta nga donatorët dhe një pjesë e borxhit të marrë me eurobond.

Por pse qeveria vendosi të marrë 600 milionë euro borxh me eurobondin, kur kufiri i programuar i huamarrjes së jashtme është 300 milionë euro? Arsyeja është se qeveria ka menduar të shlyejë para kohë një pjesë të borxhit të marrë përmes eurobondit në vitin 2020, i cili maturohet pas dy vjetësh.

“Emetimi i ri është planifikuar të shoqërohet me një transaksion të riblerjes së një pjese të eurobondit që maturohet në vitin 2025, duke ulur kështu rrezikun e rifinancimit të atij viti,” sqarohet në Planin e Humarrjes për vitin 2023.

Eurobondi i vitit 2020 u emetua me një interes 3.5 për qind. Ky borxh maturohet dhe duhet të shlyhet në vitin 2022. Tani qeveria mori borxh me 6.12 për qind për të shlyer para kohe një borxh që ka interes gati dy herë më të ulët.

Financiarisht ky është një operacion pa sens me dëm financiar dhjetra milionë euro ndaj shtetit dhe mund të justifikohet vetëm në një skenar. Qeveria pret që pas dy vjetësh interesat të jenë edhe më të larta se sa tani, ndaj po nxiton ta marrë që tani borxhin që do duhej të merrte pas dy vitesh.  

Humbje parash dhe shansesh

Qeveria shqiptare kishte dhe alternativa të tjera për të financuar pagesat e saj në valutë. Njëra prej tyre është marrja borxh në tregun e brendshëm, qoftë përmes emetimit të bonove të brendshme në euro, qoftë përmes marrjes së borxhit në lekë dhe këmbimit pastaj me euro në tregun e brendshëm. Ky operacion mund të kishte me shumë përfitime për buxhetin, por edhe ekonominë.

Në kushtet aktuale kur në çdo dy ditë euro zhvlerësohet me 1 lekë, ndërhyrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të stabilizonte kursin e këmbimit, por do të krijonte edhe përfitime financiare direkte për buxhetin e shtetit.

Së pari qeveria do të fitonte para nga kursi i këmbimit. Së dyti, do të materializonte rënien e euros në buxhet duke ulur borxhin publik. Pra një operacion që kishte vetëm përfitime në çdo drejtim.  

Por me sa duket qeveria ka vendosur të luajë në terren të sigurtë dhe marrë euro nga jashtë në një kohë që Banka e Shqipërisë, por edhe vetë qeveria thonë se kursi i këmbimit është zhbalancuar nga oferta masive e euros në tregun e brendshëm.

/OLIGARKIA

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook