Lidhu me ne

Radar

Rama përgatit draft për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin: Është neutral, as për njërin e as për tjetrin

Rama përgatit draft për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për gazetarët, dedikuar situatës në Kosovë.

Edhe pse nga Bratislava u shfaq i qetë krah presidentit Aleksandër Vuçiç, Rama tha se i ka dërguar një draft për Asocacionin e Komunave, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit frencez Emmanuel Macron. Mirëpo drafti në fjalë është përgatitur pa u konsultuar me Albin Kurtin.

Rama tha se drafti nuk është as për Kurtin dhe as për Vuçiçin, por për Kosovën.

“Dje i dërgova Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin e komunave serbe. Është dokument konfidencial dhe nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë arsyet për asosacionin. Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe t’i bëjë palët të flasin për gjëra konkrete, e jo me vete dhe për vete. Aryseja pse e ndaj publikisht sot është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spectator. Nuk e kam detyrim të konsultohem. Drafti është neutral as për njërin e as për tjetrin”, deklaroi Rama.

Pavaraësisht se më lart deklaroi se do suksesin e Albin Kurtit, Rama vijon ta kritikojë kryeministritn e Kosovës. Sipas tij, Serbia po bën të njëjtën gjë që ka bërë gjithmonë, pra dhunën, ndërsa Kosova po bën tjetër gjë, që rrezikon sanksionimin.

“Serbia po bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë. Dhe po fajësohet botërisht nga të gjitha aleatët strategjik të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrim tone alternative dhe po rrezikon të marrë kohë më të gjatë, nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që të mos ndodhë do të sanksionohet për qëndrimin e saj, unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot”, deklaroi Rama.

I pyetur se pse në Bratislavë u shfaq më i qetë për situatën që sot e quan alarmante, Rama tha se është më shumë i shqetësuar për tkurrjen që i bëhet Kosovës në sy të aleatëve.

Nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Por jam tejet i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës, në sytë e aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke nisur nga rritja e trupave në Kosovë. Do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës. Ose humbja e Kosovës në aspektet e një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e trupave tuaja. Për këto jam shumë i shqetësuar”, shtoi Rama.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook