Lidhu me ne

Mix

Origjina e masturbimit

Origjina e masturbimit | ResPublica

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo që shkencëtarët besojnë se është grupi më i madh i të dhënave të përpiluara ndonjëherë mbi këtë aktivitet.

Ajo që mund të themi është se kjo sjellje ishte e pranishme rreth 40 milionë vjet më parë, te paraardhësi i përbashkët i të gjithë majmunëve“, thotë dr.Matilda Brindle, hulumtuesja kryesore në studimin e kryer në University College London.

Nuk mund të themi se disa specie u zgjuan një ditë dhe filluan ta bëjnë. Ky është një tipar i lashtë, i evoluar.

Brindle dhe kolegët e saj gërmuan thellë në historinë e sjelljes me shpresën për të kuptuar origjinën e asaj që në shikim të parë duket një enigmë evolucionare. Nga një këndvështrim evolucionar, masturbimi duket shpërqendrues, i kotë, madje i rrezikshëm.

Për të rindërtuar historinë e aktit, shkencëtarët mblodhën qindra botime, përgjigje në pyetësor dhe shënime personale rreth primatëve masturbues nga primatologë dhe kujdestarë të kopshteve zoologjike.

Sipas studimit të botuar në Proceedings of the Royal Society B, ekipi përshkruan se si masturbimi ishte i zakonshëm tek primatët e të gjitha gjinive dhe moshave. Por arsyeja pse evoluoi më shumë se 40 milionë vjet më parë është më pak e qartë.

Analizat e shkencëtarëve gjetën mbështetje për idenë se masturbimi mashkullor rriti shanset për të mbarsur partneret. Për shembull, një mashkull i rangut të ulët mund të masturbojë aq sa për të rritur eksitimin përpara seksit, që do të thotë se ata e inseminojnë partnerin e tyre më shpejt – dhe përpara se një konkurrent trupmadh të ketë mundësinë ta ndërpresë këtë proces. Masturbimi gjithashtu mund t’i ndihmojë meshkujt të shkarkojnë spermën e vjetër, duke u dhënë mundësinë të rifreskohen dhe të jenë më konkurrues për çiftëzim.

Kjo nuk ishte forca e vetme shtytëse. Studiuesit zbuluan se masturbimi mashkullor te primatët u rrit në përputhje me nivelet e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Një shpjegim mund të jetë se masturbimi pas seksit ndihmon në shpëlarjen e traktit gjenital, duke reduktuar rrezikun e përhapjes së një infeksioni.

Ndërsa për masturbimin femëror duhen më shumë të dhëna që të çojnë në konkluzione, një ide është se nëse e bëjnë para seksit, ka njëfarë ndikimi mbi atë se nga mashkull ato mbeten shtatzënë. Masturbimi e bën vaginën më pak acide dhe si e tillë ajo bëhet më mikpritëse për spermën e bashkëshortit të zgjedhur.

“Kjo është një sjellje kaq e zakonshme në mbretërinë e kafshëve, saqë më duket absolutisht e habitshme që askush nuk e ka hulumtuar më parë”, thotë autorja e studimit. “Për njerëzit që mendojnë se masturbimi është i gabuar, ose i panatyrshëm në një farë mënyre, kjo është një sjellje krejtësisht e natyrshme. Është pjesë e repertorit tonë të shëndetshëm të sjelljeve seksuale.”

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook