Lidhu me ne

Kryesore

Fatura e rëndë e taksave që qeveria po u ngjesh familjeve shqiptare

Klodian Tomorri

Një javë më parë Këshilli i Ministrave miratoi në mënyrë të beftë një vendim, i cili rrit nga 50 për qind deri në 75 për qind, pagesën që familjet shqiptare paguajnë si taksë për pronat e tyre. Rritja e barrës nuk ndodh për shkak të rritjes së taksës në vetvete, por për shkak të çmimeve të referencës mbi të cilat llogaritet kjo taksë.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht buxheti mbledh 5.3 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro në vit nga taksa e pasurisë. Rritja mesatare me 60 për qind e bazës mbi të cilën llogaritet taksa do t’u marrë familjeve shqiptare 30 milionë euro shtesë në vit. Por kjo ishte vetëm antipasta e goditjes së përqëndruar mbi buxhetet e familjeve.

Në vitin 2026 do të hyjë në fuqi ligji i ri për taksën e pronës. Ligji, i cili nuk duhet ngatërruar me rritjen e çmimeve të referencës që u miratuan me VKM një javë më parë, ka dy pasoja të tjera. Së pari, ai dyfishon taksën e banesës nga 0.05 për qind në 0.1 për qind. Së dyti, zgjeron gamën e pronave që taksohen me këtë taksë duke përfshirë dhe ndërtesat bujqësore e ato blegtorale deri tek stallat dhe kasollet e lopëve.

Vetë qeveria thotë në relacionin shoqërues të draftit se përmes këtyre ndryshimeve të ardhurat që qeveria u merr familjeve nga taksimi i pronës do të rriten nga 0.3 për qind e PBB-së që janë sot në 1 për qind e PBB. Në vlerë, efekti i taksave shtesë që duhet të paguajnë familjet shqiptare është plot 200 milionë euro. Dhe sërish nuk mbaron këtu.

Pa i lënë kohë opinionit publik që të mësojë apo diskutojë efektet e rritjes së taksës së pasurisë, qeveria hodhi për konsultim një tjetër projektligj, i cili rrit më tej pagesat për pronën. Ky është sigurimi i detyrueshëm i banesave.

Me shumë gjasë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjitha familjet shqiptare do të detyrohen të sigurojnë banesat e tyre me forcën e ligjit. Edhe pse kosto e sigurimit do të përcaktohet me vendim qeverie, pasi ligji të jetë miratuar, disa supozime mbi faturën që ai sjell për qytetarët mund të bëhen lehtësisht që tani.

Në Turqi, ku zbatohet një skemë e ngjashme si kjo që ndërton ligji i propozuar nga qeveria, kostot vjetore të sigurimit të detyrueshëm të banesës variojnë nga 15 deri në 160 euro. Sipas të dhënave nga Instituti turk i Statistikave, aktualisht një familje në Turqi paguan mesatarisht 40 euro në vit për të siguruar banesën e saj. Më shumë gjasë, kostoja që do të vendosë qeveria shqiptare për familjet do të luhatet në këto nivele.  

Relacioni shoqërues i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të banesave është një lëmsh i shkruar nga amatorë, që vetëm dokument zyrtar nuk mund të quhet. Qeveria nuk paraqet në relacion se sa është numri i banesave që do të preken nga sigurimi i detyrueshëm. Dhe kjo është e dhëna më minimale që do të duhej të ishte aty, por fakti që nuk është tregon se si i marrin vendimet këta.

Megjithatë, nëse merren për bazë statistikat e tërthorta si numri i abonentëve të energjisë në shkallë kombëtare, rezulton se ky ligj mund të prekë deri 1 milionë banesa. Nëse supozohet se kosto mesatare e sigurimit do të jetë 40-50 euro në vit, atëherë ligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave u ngul familjeve shqiptare një kosto shtesë prej 50 milionë eurosh në vit. Dhe kjo është mirëfilltazi taksë.

Për në total, brenda një jave, ku të gjithë janë me pushime, qeveria shqiptare u ngjeshi 250 milionë euro taksa shtesë familjeve shqiptare. Dhe nese secili shqetesohet per buxhetin e tij, llogaria eshte e thjeshte. Cdo familje shqiptare do te paguaje minimalisht 300 euro shtese ne vit per takseen e prones dhe sigurimin e saj. Një pjesë e të cilave, do të fillojnë të kafshojnë buxhetet e familjeve duke filluar nga tani. Kjo është një tjetër bëmë e denjë për rekord botëror. Taksa që rriten në mes të vitit.  

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix15 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix15 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix15 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix15 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix15 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix15 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix15 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix15 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar15 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook