Lidhu me ne

Mix

Historia e akullores

Lindsay Middleton*

Illustration of rich women eating ice cream.


Gra fisnike duke ngrënë akullore – karikaturë franceze e vitit 1801

English Heritage (organizata që menaxhon mbi 400 monumente dhe sajte historike në Britani) ka nxjerrë në shitje atë që e quan “gjëja më e mirë që nga buka e prerë” në 13 nga sajtet e saj – akullore me bukë të zezë, frymëzuar nga një recetë gjeorgjiane.

English Heritage nuk është e vetme në përpjekjet e saj për t’u ofruar turistëve ushqime të dikurshme. Në Edinburg, Trusti Kombëtar për Tokën e Gladstone të Skocisë ka një sallon akulloresh që lidhet me bulmetin që prodhohej aty në vitin 1904. Aty gjen akullore të bëra sipas një recete të vitit 1770.

Ndërsa akullorja me bukë të zezë, e lavdëruar për aromën e saj të karamelit, mund të jetë një shije më e njohur për nespqarët bashkëkohorë sesa ofertat e tjera historike, ëmbëlsirat e ftohta në Britaninë e shekujt e mëparshëm kishin një larmi të madhe shijesh dhe formash.

Agnes Marshall, mbretëresha e akullores gjatë fundit të shekullit të 19-të, botoi dy libra gatimi, në mënyrë specifike për “akulloret” (1885) dhe “akulloret e zbukuruara” (1894). Akulloret e saj kishin shije që nisnin nga spinaqi ala creme, deri te akulloret me filxhanë. Këto kishin brenda pate pule të mbushur me pluhur kerri dhe salcë Worcestershire, të verdha veze dhe açuge, e cila më pas përzihej me lëng mishi, xhelatinë dhe krem pana, përpara se të ngrihej në gota dekorative dhe të shërbehej shpesh si pjatë e dytë.

Libra të mëparshëm në këtë fushë përmbajnë shije edhe më të çuditshme.

 “L’Art de Bien Faire les Glaces d’Office” (1768) nga Emy M. ka receta për tartufin, shafranin dhe akullore të ndryshme me shije djathi.

Historia e akullores

Në kohën kur zonja Marshall botonte librin për të, akullorja ishte shumë më e aksesueshme për publikun sesa në shekujt e mëparshëm. Para viteve 1800, akulli mblidhej nga burimet ujore të ngrira dhe ruhej në shtëpi akulli nëntokësore, të kufizuara kryesisht në prona të mëdha me tokën, pasurinë dhe burimet e nevojshme.

Megjithatë, nga vitet 1820, akulli u importua në Britani nga Evropa dhe më pas nga SHBA dhe ruhej në puse dhe magazina akulli. Importimi i rezervave më të mëdha të akullit uli kostot, ndërkohë që në të njëjtën kohë, novatorët po projektonin aparate për ngrirjen mekanike.

Do të duhej një kohë e gjatë derisa akulli të prodhohej lehtësisht brenda shtëpisë, por akulli më i lirë e bëri akulloren më të disponueshme dhe u krijuan mjete që të mund të bëhej në shtëpi. Librat e gatimit të Emy-t dhe Marshall-it që përshkruanin prodhuesit e akullores dhe ngrirësin e patentuar të Marshall-it kishin të njëjtën teknikë të ngrirjes si Sarbotiere et son Seaau i Emy-t.

Akulli dhe kripa vendoseshin rreth një kove, brenda së cilës përzierja e kremit ose uji trazohej ose rrotullohej derisa të ngrinte. Risia e Marshall ishte tigani i cekët, i cili kishte sipërfaqe më të madhe për ngrirje më të shpejtë. Të pajisura me një ngrirës të tillë (dhe ndoshta me patentën e Marshall-it Ice Cave, për ruajtjen e akullit), amvisat e klasës së mesme mund të prodhonin akullore në kuzhinat e tyre.

Akullore dhe kohë e lirë

Akullorja është e përshtatshme për ta përfshirë vizitorin në kontekstin e asaj që po viziton, jo për shkak të historisë se si është prodhuar brenda shtëpisë, por për shkak të konotacioneve të festave. Pavarësisht nëse është një “99”, një “gocë deti” e shijuar në plazh, apo zhurma e afërt e një kamioni me akullore, akullorja vetë ka lidhje të qarta kulturore dhe emocionale me rekreacionin dhe kënaqësinë. Ishte njësoj edhe në të kaluarën.

Në Britaninë e shekullit të 19-të, shitësit ambulantë (shumë prej tyre emigrantë italianë) filluan të shisnin “lëpirëse” (penny licks), ose “hokey-pokey” në tezgat ose karrocat në rrugë. Ndryshe nga delikatesat e formuara në mënyrë të përsosur në librin e gatimit të Marshall – që kërkonte blerjen e disa pajisjeve – kjo akullore duhej shijuar ndërsa vije vërdallë. Ishte edhe e lirë, siç nënkuptohet nga “peni” në emërtim.

Konsumatorët e blinin në një gotë të vogël qelqi, e hanin atë dhe më pas do t’ia kthenin gotën shitësit për ripërdorim. Me rritjen e numrit të resorteve bregdetare dhe rritjen e industrisë së argëtimit gjatë shekullit të 19-të, akulloret shijoheshin gjatë pushimeve ose ekskursioneve ditore dhe në evente publike si ekspozita apo panaire.

Është pikërisht mënyra e saj e servirjes që e bën akulloren një ëmbëlsirë të shijshme që mund të shijohet, me një dorë, si pjesë e një përvoje më të madhe. Prandaj, akti i të ngrënit të akullores së përgatitur nga një recetë gjeorgjiane ose viktoriane i lidh vizitorët e sotëm me një traditë të gjatë të shijimit të saj në mënyrë rekreative.

Ndërsa në këto sajte nuk ka gjasa t’u rikthehen praktikave josanitare të ngrënies së akullores, servirja e recetave historike u jep vizitorëve një shans për të shijuar një shtresë të re ndijore të së kaluarës. Kjo shije mund të lidhet me histori më të mëdha. Nga akullorja, ne mund të mësojmë për zhvillimet teknologjike, ndryshimin e qëndrimeve ndaj higjienës, udhëtimin global, disponueshmërinë e përbërësve gjatë gjithë kohës, tendencat, modën dhe zakonet e kohës së lirë.

Hulumtimi në historinë e ushqimit – nga konservat në raftet e kuzhinave tona, te një filxhan çaji ose një akullore në plazh – mund të sjellë perspektivë të re si për të kaluarën, ashtu edhe për të tashmen.

/ The Conversation / 

*Historiane e ushqimit dhe bashkëpunëtore e shkëmbimit të njohurive, Universiteti i Glasgow

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook