Lidhu me ne

Mix

Pas iPhone 12, Franca do të ndalojë edhe cigaret elektronike

veips 1 1280x720

Franca ka vendosur të ndalojë cigaret elektronike për shkak të rrezikut që ato paraqesin për mjedisin dhe shëndetin publik. Kryeministrja Élisabeth Borne tha se kjo masë ishte pjesë e një plani të ri kundër duhanit që po hartohej nga qeveria dhe që duhet të jetë në fuqi deri në fund të vitit.

Cigaret elektronike, ose të quajtura ndryshe veips, në Francë kushtojnë rreth 9 euro, më pak se një pako me 20 cigare dhe supozohet të ofrojnë rreth 600 thithje, ose ekuivalenti i përafërt i 40 cigareve.

Por Akademia Kombëtare e Mjekësisë e Francës i përshkroi ato si një “kurth dinak për fëmijët dhe adoleshentët”.

Sipas Élisabeth Borne, “ato krijojnë një refleks, një gjest, me të cilin fëmijët mësohen dhe më pas përfundojnë duke u tërhequr nga duhani”.

Aktivistët akuzojnë prodhuesit, shumica e tyre me bazë në Kinë, se synojnë qëllimisht adoleshentët, duke përdorur ngjyra të ndezura dhe një sërë shijesh që të kujtojnë dyqanin e ëmbëlsirave, për shembull marshmallow, çokollatë dhe lajthi, shalqi dhe karamele.

Sipas Aleancës Kundër Duhanit (ACT), 13% e moshave 13-16-vjeçare kanë provuar të paktën një herë “veips”. Shumica thonë se kanë filluar rreth moshës 11 ose 12 vjeçare.

“Ndalimi është një fitore e madhe për shoqërinë civile. Këto cigare elektronike të njëpërdorshme po veprojnë si një portë për pirjen e duhanit për të rinjtë. Është bërë një epidemi. Është e tmerrshme se si industria e duhanit ka nisur të tërheqë fëmijët”, thotë presidenti i ACT Loïc Josseran.

Aktivistët kanë theksuar gjithashtu dëmin ekologjik të shkaktuar nga cigaret elektronike të njëpërdorshme.

Disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Gjermaninë, Belgjikën dhe Irlandën, kanë njoftuar ndalime të ngjashme. Edhe Mbretëria e Bashkuar thuhet se po shqyrton një të tillë.

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix11 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix11 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix11 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix11 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix11 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix12 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix17 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix17 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix17 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook