Lidhu me ne

Kioske

Duhen modele të reja politike dhe shoqërore, SPAK nuk na e garanton drejtësinë dhe demokracinë

Irena Beqiraj

Duhen modele të reja politike dhe shoqërore, SPAK nuk na e garanton

Jean-Jacques Rousseau shkruante “Ata që dëshirojnë të trajtojnë politiken dhe moralin veçmas, nuk do të kuptojnë kurrë asgjë nga asnjëra.”


Politika jo vetëm duhet por edhe mund të pajtohet pikë së pari me imperativat e ndershmërisë edhe moralit.


Nëse kjo nuk ndodh, demokracia edhe drejtësia janë realitete imagjinare vetëm në kokat e atyre që flasin për to.


Kur ne pranojmë se politikanët nuk mund të jenë asgjë tjetër vecse të pandershëm , dhe si të tillë neve na mbetet vetëm të zgjidhim dilemën e gjetjes së të keqes më të vogël, duke e kërkuar ta shquajmë qartazi atë tek të njejtët njerëz te pazëvendesueshëm, edhe ketë ta quajmë arritje demokratike apo mbrojtje të parimeve demokratike jemi larg të qenit të ndershëm edhe më afër të qenit fanatik.


Në 1993, u arrestua Lideri i opozitës Fatos Nano. Nëse do të ridëgjonim sot debatet e 27 viteve më parë esenca është e njëjtë, disa thonin që “Nano po denohej politikisht nga Berisha”, ndërsa pjesa tjeter thonin “se kishte shkelur ligjin”.


Qëndrimet edhe gjykimet fanatike të opinionit publik të asaj kohe të verbuar nga bindja e të drejtës absolute në të gjitha rastet në mbrojtje te parimeve, nuk ofruan paanshmëri. Fanatikët e kauzave të tyre janë te papërkulur dhe inercial, rula me avull te gatshëm të rrafshojë gjithçka në rrugën e tyr .


Ishin pikerisht qendrime fanatike që nuk na lejuan të kuptonim asnjeherë se nga cila anë qëndronte pandeshmëria politike nga Nano apo Berisha, apo të dy ishin të pandershëm ? Prandaj të dy të patrazuar u rehabilituan edhe me votat e publikut u ricikluan në pushtet, Nano në 98 edhe Berisha në 2005.


Pra ku qëndronte opinioni publik? Nga anonte qëndrimi ynë i ndershëm ? Ndonjë socialist që lexon këto rreshta thotë ” prit një minutë Berisha është kriminel edhe do te rreshtojë dëmet e tij, ” E ndërsa ndonjë demokrat thotë ” si mund të krahasohen , Nano ishte një njeri plot me vese edhe super i korruptuar apo hajdut”. Në te dy rastet mundohemi të masim e ti dënojmë në bazë të dëmit, pa dënuar së pari pikën ku ato bashkoheshin “pandërshmerinë e tyre të përsëritur politike “.


Ata riciklohen sepse ne shpesh ngatërrojmë parimet morale me sentimentin , edhe shumë qëndrime të debatuesve më të angaxhuar publik i gjej fatkeqësisht sentimentale, më shumë sesa parimore edhe morale.


Prsh, unë nuk jam juriste, por më bën sens arsyetimi i juristeve që masa e sigurisë ndaj deputetit pa autorizimin e Kuvendit është në shkelje të nenit 73 të Kushtetutës.
Fakti që kjo ndodhi, ka hedhur një hije dyshimi të fortë mbi drejtesisë se re.
Por kjo nuk me pengon të vërej një paradoks tjetër .


Në 2012 kur ishte në pushtet lideri i opozitës këkonte heqjen e kësaj mbrojtjeje , duke argumentuar me të drejtë që deputetët nuk duhet të kishin imunitet edhe të ishin si gjithe qytetarët të barabartë para ligjit edhe drejtësisë, që duhet pranuar që asaj kohe nuk ishte më pak politike nga kjo e sotmja.


Ndërsa sot ai kishte një mundësi për të treguar se ishte I vërtetë në qendrimin e tij argumenti politik për shkeljen e të drejtave të tij po ngrihet mbi shkeljen e po asaj të drejte kushtetuese qe ai mendonte edhe besonte që deputetet s’duhet ta kishin.


Në fakt, kur kritika edhe dëshira për të ekspozuar dhe publikuar një problem, janë shumë më të mëdha se gatishmëria për ta venë ate jetë qoftë edhe në një rast të vetëm është forma më e zakonshme e pandershmërisë në politikë.


Edhe në këtë formë pandershmerie janë të zytur gjithë liderat tanë pa përjashtim.
Unë si shumë nga ju mendoj që Rama nuk duhet të jetë më asnje minutë në pushtet edhe madje as në krye të Partisë Socialiste, pikë së pari për mungesë të moralit politik pastaj të dëmeve të shkaktuara gjatë ushtrimin e pushtetit.


Por a mund të presim që SPAKU të rrezojë Ramën, apo modelin e tij që mishërohet tek shumë të tjere? Jo.


Kur shoqeria shfaqet kaq sentimentalisht e ndjeshme ndaj mosrespektimin të ligjeve, por vazhdon të anashkalojmë edhe të mos vlersojmë mungesën e moralit edhe ndershmërisë si themeli bazë i të drejtes shoqërore, i ndershmi sic ka ndodhur do të përkulet para ryshfetarit kështu gjyqtari kur më nuk mund, bëhet ortaku i zuzarit.


E pra pa u distancuar nga modelet e pandershme politike e shoqërore pa artikuluar qartazi nevojën për modele të reja nuk ka SPAK e ligj qe do të na garantojë drejtesinë e aq më shumë demokracinë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix7 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix7 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix7 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix7 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix7 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar8 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport8 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix8 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix8 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook