Lidhu me ne

Kioske

Hileqar dhe i vogël deri në fund

Edi Rama | Balkan Insight

Skerdilajd Zaimi

Edi Rama i hapi sytë Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe me propozimin e vet për draft-statutin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe hodhi bazat e një dokumenti europian. Kështu e përcjellin media pranë qeverisë shqiptare sfondin e propozimit të ri europian. Një kokë nga një dokument që mund të jetë gjithçka dhe media e Baton Haxhiut, një lloj kaçaku mediatik i Albin Kurtit, sugjeron gjenialitetin e kryeministrit të Shqipërisë. 

Mirëpo në të njëjtën media, e në të tjera që i shkojnë pas ekspertit të mllefit, shënohet se pranimi prej Kurtit i propozimit të ri europian, përfaqëson një dështim të tijin spektakolar, një dorëzim madje, sepse ai ka pranuar firmosjen e Asocacionit që është në thelb automomi territoriale për serbët. Pra diplomacia e Ramës është e spikatur dhe madje i ka ndihmuar Kosovës që të dalë nga bataku, por me pranimin e rezultateve të saj, kryeministri i Kosovës dhe presidentja e saj po i hapin gropën vendit.

Lajthitje të tilla nuk kanë nevojë të shpjegohen. Ne këtu jemi para një përpjekjeje me teknikën e zakonshme të dikujt që do medalje të një suksesi diplomatik që është ende teorik dhe më së shumti atmosferik. Asgjë nuk ka lëvizur në terren. Kjo për arsye se marrëveshja e propozuar nga BE ka si paradigmë një tekst bidireksional që lidh Asocacionin me Njohjen de Facto nga Serbia dhe kjo u bë e qartë kaq mirë saqë detyroi Aleksandër Vuçiç të deklarojë se nuk do ta njohë Kosovën. 

Vuçiç i dha Kurtit kredite kur deklaroi se pranimi prej kryeministrit të Kosovës i të gjitha kërkesave europiane ishte taktikë dhe truk përderisa ai e dinte se Serbia nuk do të pranonte dhe në këtë pikë është e kotë të flitet për përmbajtjen e tekstit për Asocacionin, të cilin Prishtina e tematizoi në fazën e negociatave para tensioneve në Zveçan. Duhet të kemi parasysh se protestat në Zveçan dhe plagosja e ushtarëve të KFOR duke tensionuar marrëdhënien e këtij të fundit me qeverinë e Kosovës, synonte të maksimalizonte presionin mbi Prishtinën që të pranonte në ato kushte artificiale vetëm një kërkesë të dyshes se diskredituar Lajçak – Borrell: Asocacionin. Kjo nuk ndodhi dhe ndërkohë që Kurti sugjeroi termin e papranueshëm për Beogradin “vetëmenaxhim” u vu në lëvizje z. Rama që në fakt rienergjetizoi momentumin e vdekur të diplomacisë okulte Lajçak -Borrell me një propozim teknik, ndërkohë që Kosova duhet të negocionte stabilitetin e cenuar nga  pala serbe që po donte të tregonte se “Veriu ishte tokë e askujt”. 

Sikur të pranojmë për një moment si të vërtetë këtë që sugjeron Baton Haxhiu, pra se drafti i gjithëpranuar i Ramës(edhe nga Vuçiç sipas tij) është në bazë të një dokumenti europian cilësisht ndryshe dhe optimal, atëherë mund të pyesim: pse u organizua Banjska? Ç’nevojë kishte Serbia për atë autogol dinamikën e të cilit ende nuk e dimë? Për çfarë i duhej Serbisë ai incident që i solli likujdimin e një pjese të mirë të dispozitivit paramilitar në Kosovë? E dëmtoi rëndë imazhin e saj dhe madje dëmtoi edhe potencialin shpërthyer të saj në Kosovë? Dhe mos vallë ajo konferenca e alarmuar e z. Rama kur njoftoi propozimin e ri lidhet me diplomacinë e shantazhit ndaj Kosovës, zëdhënës i së cilës u bë(për të mirën e kombit patjetër) z. Rama? A ishte kjo lloj diplomacie e pas kuintave që “autorizoi” Banjskën me heshtjen e vet? T’ia lëmë kohës…

Drafti i ri europian erdhi pra në kushtet e një katalize të tensionit  ushtarak dhe ai këtu i shërben më mirë Serbisë që ka sërish në tryezë një ofertë të ndryshuar, por të diskutueshme, të cilin ende nuk e njohim. Në ditën e propozimit të tij më 8 qershor, ai nuk u kushtëzua me njohjen de facto si sot nga pesë vendet europiane dhe ShBA dhe ky ishte një defiçit i madh strategjik pasi e ruante negociimin në të njëjat pozita për Serbinë. Pa shtrëngime për të. Siç e tha edhe Vuçiç, “Kurti e pranoi sepse e dinte se Serbia do thoshte Jo”. Por kjo ndodhi kur Serbisë iu kërkua NJOHJA. 

Dhe në fund, është mjerane, qesharake në kulm, por e denjë për një gjallesë vanitoze si ky Edi Rama, që një kryeministër të kërkojë merita për një propozim me natyrë teknike, lëm i ekspertëve, ndërkohë që një nismë diplomatike do të kërkonte në fakt një kuadër për marrëveshjen, që të mund të quhej diçka cilësisht e re. Por jemi mësuar tashmë me këtë mësues të vetvetes dhe çirakët entuziastë të tij kur është fare e qartë se në qershor 2023, problemi mes Serbisë dhe Kosovës nuk ishte më përmbajtja e draftit për Asocacionin. E për Kosovën, as interes i saj.

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix13 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix13 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix13 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix13 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix4 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook