Lidhu me ne

Kioske

Tirana ka kolapsuar si qytet, është bërë praktikisht i pajetueshëm

Tirana ka kolapsuar si qytet, është bërë praktikisht i pajetueshëm

Tirana ka kolapsuar si qytet, është bërë praktikisht i pajetueshëm

Nga Ola Xama 

Tirana po bëhet qytet i pajetueshëm.

Nuk po tentoj fare të mat se sa minuta shi ra dhe me çfarë intensiteti. Tirana ka kohë që po kthehet në një qytet që pritet nga momenti në moment të kolapsojë.

Në një ditë të zakonshme të duhen minimalisht 3 orë të shkosh në punë dhe të kthehesh në shtëpi. Sheshe publike nuk ka. Shërbimet komunitare për fëmijët dhe të rriturit: kopshtet, shkollat, spitalet janë larg.

Transporti publik të shndërron në ‘sardele’ dhe as të kursen kohë. Parkimet publike janë me pikatore dhe ato pak vende ë i jepen bizneseve që paguajnë kontratë vjetore. A thua se shteti është biznes që mendon si të rritë fitimin dhe jo si rregullator që ka për detyrë të zgjidhë problemin!

Tirana nuk përmbytet se ka stuhi shiu, por sepse sheshet që më parë kishin kolektorë, u prishën për të bërë pallate. Përmbytet se të njëjtat tubacione shkarkimi që më parë përdoreshin nga 700 mijë banorë, sot po përdoren nga 900 mijë dhe askush nuk ka vrarë mendjen të investojë.

Tirana përmbytet se nuk ka pemë, që përveç ajrit të pastër për banorët, kur ka shira, përthithin ujin nga nëntoka dhe ulin mundësinë e përmbytjeve.

Tirana po kolapson si qytet sepse e ka gllabëruar ndërtimi, ndërtimi i parave të pista që mbajnë 300 mijë apartamente bosh në të gjithë Shqipërinë.

Shumë dritëshkurtër të gjithë, mendojnë si të zgjidhin hallin që kanë sot për sot, disa të pastrojnë paratë, disa të marrin ndonjë shtëpi e ca të tjerë të fitojnë te lejet. Po nesër ç’do të bëni me këto, ku do t’i shisni?

Po pse kështu zhvillohet qyteti, mblidhi 1 milion banorë dhe jepi më pak rrugë se kur ishin 500 mijë, jepi më pak shërbime, jepi më pak parqe, vidhi qindra orë? Kështu zgjerohet qyteti, futi të gjithë në një rreth dhe për vete jeto jashtë tij, e kur të bie rruga të shkosh në punë e çan trafikun me eskortë?

Tirana ka kolapsuar si qytet në funksionalitetin e tij. Është bërë praktikisht i pajetueshëm. Gjysma e ditës tonë konsumohet nga vonesat që na shkakton qyteti. Tani po presin që të kolapsojë dhe ekonomikisht që të binden.

Ju lutem, reflektoni!

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix14 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix14 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix14 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix14 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix4 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook