Lidhu me ne

Kioske

Një Paul Kagame në mes të Europës

Nga Klodian Tomorri

Një Paul Kagame në mes të Europës

Aktualisht ka dy vende në botë, që pranojnë të marrin emigrantët e vendeve perëndimore në në territoret e tyre. I pari gjendet në Afrikë. I dyti në mes të Europës. Vendimarrja në të dy rastet është identike, e udhëheqësit të plotfuqishëm.

Ruanda është një vend i varfër në Afrikën Lindore ku të ardhurat për frymë llogariten në rreth 820 dollarë. Në vitin 2018, republika e vogël afrikane u shfaq në titujt kryesorë të mediave botërore për një marrëveshje sekrete me Izraelin.

Përgjatë viteve 2014-2017, qeveria izraelite kishte dërguar mbi 25 mijë refugjatë, kryesisht nga Sudani dhe Eritrea në Ruanda, sipas një marrëveshje sekrete kundrejt pagesës. Pasi skandali shpërtheu, Netanjahu u detyrua ta anulonte marrëveshjen, ndërsa Rëanda e përgënjeshtroi atë.

Por vetëm pak vite më vonë, Kigali zyrtar do të zinte sërish headlinet e mediave botërore. Këtë herë për një marrëveshje me Britaninë e Madhe. Sipas marrëveshjes, të gjithë emigrantët e paligjshëm dhe azilkërkuesit në Britani do të transferoheshin në Ruanda deri në procesimin e kërkesave të tyre. Ata që do të fitonin azilin mund të qëndronin në Ruanda, ndërsa të tjerët do të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës.  

Marrëveshja mes qeverisë së Rishi Sunakut dhe Paul Kagames u rrëzua nga Gjykata Britanike e Apelit si e paligjshme dhe aktualisht është në shqyrtim në Gjykatën Supreme.

Tani t’i kthehemi vendit të dytë. Ai është Shqipëria. Një ditë më parë shqiptarët morën vesh nga mediat italiane se kryeministri i tyre kishte nënshkruar një marrëveshje për pranimin e emigrantëve afrikanë që tentojnë të hyjnë në Itali duke i transferuar në dy kampe refugjatësh në Shëngjin.

Vendimi, sipas të gjitha gjasave, është marrë në vilat qeveritare të Jugut gjatë vizitës së Melonit në Shqipëri. Një vendim kaq i rëndësishëm që merret në mënyrë sekrete, pa asnjë konsultim publik, pa asnjë transparencë dhe pa asnjë autorizim nga Parlamenti. Thjesht vullnet i liderit suprem, që vendin e tij e trajton si çiflig privat.

Gjithsekush mund të pyesë me të drejtë se çfarë kanë të përbashkët Shqipëria me Ruandën, që arrijnë të prodhojnë të njëjtin rezultat? Dhe përgjigja është shumë.

Së pari, të dyja janë de facto shtete një partiake. Në Ruanda, Paul Kagame qeveris që nga viti 1994 kur përfundoi genocidi. Në vitin 2015 ai ndryshoi Kushtetutën për t’i lejuar vetes të qeveriste deri në vitin 2035. Edhe pse formalisht, Ruanda ka opozitë, në zgjedhjet e fundit Kagame fitoi me 97 për qind të votave.

Ashtu si Rëanda, Shqipëria po shkon drejt shtetit një partiak. Edi Rama qeveris zyrtarisht prej vitit 2013 dhe me shumë gjasa do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe për shumë vjet. Edhe pse nuk i fiton zgjedhjet me 97 për qind, pushteti i Ramës është absolut dhe i pakërcënuar nga askush.

Së dyti, në të dy vendet opozita politike praktikisht është e asgjësuar. Në Ruanda përmes dhunës, blerjes dhe ndihmës nga ndërkombëtarët. Në Shqipëri përmes dy rrugëve të fundit.

Së treti, të dyja vendet qeverisen nga “superstarë” rrjetesh sociale, të cilët kanë ndërtuar një makineri perfekte propagande dhe kanë vënë totalisht në kontroll median.

Paul Kagame ishte udhëheqësi i parë në Afrikë që krijoi websitin e vet personal dhe i pari që nisi të shfrytëzojë fuqishëm rrjetet sociale për të avancuar propagandën e tij. Edi Rama është udhëheqësi i parë në Europë, që hapi televizion personal dhe që vuri nën kontroll të gjitha mediat e rëndësishme duke ndërtuar makinerinë më të madhe të propagandës në Europë.

Së katërti, të dyja janë kleptokraci të mirëfillta që mbahen në këmbë nga Perëndimi. Në kancelaritë europiane, Paul Kagame shikohet si shembulli afrikan i suksesit. Perëndimi mbyll sytë kur ai vjedh zgjedhjet, asgjëson opozitën kontrollon median. Në Shqipëri bën të njëjtën gjë, kur opozitës i vidhet vula, logo dhe i mohohet çdo e drejtë elementare.

Është shumë e vështirë të gjesh ndonjë ndryshim sot mes Ruandës dhe Shqipërisë. Ndoshta në Ruanda nuk kanë bërë akoma inceneratorë, nëse kjo mund të shërbejë sadopak si ngushëllim.  

Me pak fjalë, Perëndimi krijoi një Paul Kagame në Afrikë. Tani është duke krijuar një edhe në Europë. Për ata që mendojnë se kjo nuk mund të ndodhë, kujtoni vetëm një fakt. Legjendari Mobuto Sese Seko ishte miku i ngushtë personal i të gjithë presidentëve amerikanë nga vitet 70’ deri në vitet 2000 dhe u prit në Shtëpinë e Bardhë më shumë se sa Mandela.

/ Kapitali.al

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix12 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix12 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix12 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix12 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix3 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook