Lidhu me ne

Kioske

Paratë, Procesi dhe e Pazbardhura te PPP e inceneratorit të Tiranës

Ola Xama

1. Paratë
Në tre vjet të hetimit të inceneratorit të Tiranës, u paguan 34 milion euro nga buxheti i shtetit dhe 20 milion euro të tjera nga tarifa e depozitimit të mbetjeve për operatorët privatë. Këto para nuk u gjetën në arkën e kompanisë koncesionare ‘Integrated Energy Bv Spv’ në momentin e sekuestrimit dhe ajo çka u sekuestrua nuk ishte ndonjë teknologji e jashtëzakonshme me vlerë për menaxhimin e mbetjeve, por një landfill që kapaciteti po i ezaurohet i cili nuk ka impiantë kullimi dhe rrezikon shëndetin e banorëve përreth.

Nga nisja e zbatimit të kontratës koncesionare dhe deri më sot janë paguar 60 milion euro nga buxheti i shtetit dhe 40 milion të tjera nga tarifa e operatorëve privatë për depozitimin e mbetjeve. 100 milion euro në total.

Paratë janë vërtetuar se kanë shkuar në duart e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, por deri më sot hetimet na kanë treguar vetëm dy zyrtarë që kanë përfituar: Alqi Bllako dhe Vladimir Bezhani.

Nëse Zoto-Mërtiri kanë arritur të përfitojnë 100 milion euro duke shpenzuar 200 mijë euro për korrupsion, do të ishin mashtruesit më të mëdhenj në historinë njerëzore. Se çfarë është bërë me miliona euro të tjera, këtë duhet të na i tregojnë hetimet duke shpresuar se diçka do t’i kthehet qytetarëve duke gjurmuar zinxhirin e parave në Shqipëri, Bullgari dhe Zvicër.

2. Procesi
Dhënia e masave të arrestit për dy zyrtarë të lartë të Bashkisë Tiranë nuk duhet të jetë fundi i hetimeve, pasi dyshimet e opinionit publik për të shkuar dhe për të verifikuar më lart nuk mund të shuhen duke u kufizuar me këto veprime.

Në rastin e Arben Ahmetaj drejtësia na tregoi se kur ka vullnet për hetuar gjen. U bë kontroll banese, telefoni, hyrje – dalje jashtë vendit në sistemin Tims dhe marrje në pyetje deri te bashkëshorti i pastrueses.

Përpara këtij standardi të lartë hetimi, për inceneratorin e Tiranës shohim një investigim të vakët, vetëm me konstatime të asaj që ka dalë nga ekspertimi i kompjuterit të Zotos, dokumentat e procedurës të dërguara nga Komisioni Hetimor Parlamentar, hetim të skemës të kompanive fiktive të bërë gati nga LSI dhe nisjen e disa letërporosive jashtë.

3. E Pazbardhura
Kërkesa e Bashkisë Tiranë për menaxhimin me PPP të mbetjeve, koordinimi i saj me Ministrinë e Mjedisit dhe ndarja e informacionit me Klodian Zoton është një pjesë që tregohet në dosje, por që nuk është zbardhur. E pazbardhur është dhe pjesa se përse duhet të ketë burg për ekzekutorin dhe jo për porositësin!?

Kush bëri kërkesën për PPP, Veliaj apo Simixhiu me Tushën? Kush u koordinua në nivel politikash për incenerator dhe jo landfill me Ministrinë e Mjedisit, drejtorët e Bashkisë apo kryetari i Bashkisë? U caktuan vetë në komision dhe vepruan me vullnet të tyre apo i caktuan dhe morën direktiva? Kjo nuk dihet.

Të çuditshme duken dhe disa pjesë të tjera të shkëputura nga dosja, siç është akuza për korrupsion për Zoton, por jo për Mërtirin dhe pse është vërtetuar se që të dy janë përfitues të parave të inceneratorit.

Nga ana tjetër pagesa për pajisjet e fabrikës së birrës që kishte kërkuar Bllako është bërë nga kompania e bashkëshortes së Zotos, por për atë ose kompaninë e saj që ka korruptuar dhe përfituesin (kompaninë e Edmond Bllakos), nuk ka asnjë dyshim dhe akuzë.

Ose p.sh., fakti që janë marrë masa sigurie për dy punonjës të QKB-së që kanë bërë regjistrimin e pronarëve përfitues pa dokumentacion shoqërues, por për administratorin Herman Daniel Vermuelen që ka depozituar të dhëna të rreme nuk ka asnjë akuzë.

As për Vermuelen, e as për investitorët italianë që bashkëpunuan në këtë skemë mashtrimi duke ofruar dokumenta dhe ishin në dijeni të mashtrimit që po bënte kompania Integrated Energy me preventivët dhe ccmimin e tarifës. Ata në fakt hyjnë e dalin lirisht në Shqipëri duke kërkuar të vazhdojnë investimin në inceneratorin e Tiranës…

***
Këto dyshime duhet të kenë një përgjigje nga drejtësia duke nisur nga koka dhe jo nga bishti, pasi është koka që merr ccdo ditë vendime që ndikojnë në jetën tonë. Nuk them arrestim, por hetim. Dhe jo për kënaqësi sadiste të turmave që kanë si sport të parapëlqyer rënien e një të pushtetshmi, por për të mbajtur në këmbë besimin te drejtësia e reformuar se heton çdokënd me të njëjtin standard dhe që ndihmon në rritjen e besimit të atyre që na qeverisin.

Nëse unë do të isha në vend të tyre dhe nuk do të kisha bërë gjë, do të dorëzoja vetë në Prokurorinë e Posaçme kompjuterin, telefonin, dokumentat, çelsat e shtëpisë dhe të makinës. “Ja ku i keni, kontrolloni dhe të mbyllim këtë këngë që ka vite që këndohet njëherë e mirë!”. Ky gjest do të më rriste vlerat para qytetarëve dhe do të bënte qesharake opozitën. Por siç e thashë dhe më lart, nëse nuk do të kisha bërë gjë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook