Lidhu me ne

Kryesore

Arrestimi i Sali Berishës, një lajm i mirë për të gjithë

Përmendet Rama/ Berisha zbardh skemën: Dumani regjistroi

Erjus Mezini

Nuk i besoj teorisë sikur gjoja Edi Rama e preferon Berishën në burg. Fletë-arrestet për Jamarber Malltezin dhe Sali Berishën dolën brenda katër javësh që nga kthimi i Altin Dumanit nga Shtetet e Bashkuara. U duk sikur Altin Dumanit ia terhoqën veshin në Uashington (vendi i cili bashkë me Berlinin kanë paguar pjesën më të madhe të reformës në drejtësi). Ajo që më duket më logjike nga gjithë kjo histori dhe madje lajmi shumë i mirë për gjithë shqiptarët është ky: lukunia e ujqërve në Tiranë kanë filluar të kafshojnë dhe të gjakosin njëri tjetrin.

Paçka gjërave që thuhen lart e poshtë, SPAK duket sikur u ka rrëshqitur nga duart edhe socialistëve edhe demokratëve. Gjithë lufta dhe hakmarrja bëhet në nivelin administrativ dhe ekzekutiv, jo në nivelin gjyqësor. Pra gjithë pyetja sot është kjo: përse disa dosje arrijnë në SPAK dhe disa nuk arrijnë kurrë? Përgjigjen e dinë njerëzit në postet kyçe të Shqipërisë. Mirëpo kur për njërën apo për tjetrën arsye këto dosje, dëshmi dhe akuza arrijnë në SPAK, shumë nga këta militantë të emëruar në poste kyçe duken si të paralizuar dhe madje të vënë përballë gjyqeve të padukshme të administratës shqiptare.

Nëse kam qenë i saktë në këto mendime, atëherë luftën e gjyqeve e nisi Partia Demokratike dhe jo Edi Rama. Përderisa demokratët e shpartalluar në votime filluan të lëvizin akuza dhe dëshmi lart e poshtë, brenda apo jashtë vendit, jo për Sajmir Tahirin, jo për Vangjush Dakon, jo për Lefter Kokën, Ahmetajn, Xhaçkën, Beqajn, etj., edhe socialistët të cilët në votime nuk u druhen aspak demokratëve si Lulzim Basha dhe Sali Berisha, e panë të arsyeshme që të mos rrinë duarkryq në betejat gjyqësore me demokratët. Përderisa demokratët po i kërcënonin socialistët me akuza korrupsioni dhe burgje, këta të fundit morën vendimin që të parët t’i shpaguajnë me të njëjtën monedhë: akuza, dëshmi, dosje dhe burgje.

Që të mos zgjatem, arrestimet e Jamarber Malltezit dhe Sali Berishës, duhen parë si shpagim që socialistët po u bëjnë demokratëve për Sajmir Tahirin, Vangjush Dakon, Lefter Kokën, Arben Ahmetajn, etj. Në asnjë mënyrë nuk duhen parë si strategji elektorale –aq më tepër kur në votime Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë kapitulluar këtu dhe dhjetë vjet. Përsa kohë që ujqërit kafshojnë dhe gjakosin njëri tjetrin, ne qytetarët e Shqipërisë më mirë të festojmë apo të bëjmë sehir, sesa të fanatizohemi nga një opozitë e cila i humb të gjitha betejat, si në konkurrencën elektorale, ashtu edhe në konkurrencën morale. Le t’u lutemi zotit dhe botës që sa më shumë hallexhinj të jetojnë të lirë në Shqipëri, dhe sa më shumë oligarkë (të majtë apo të djathtë) të mbyllen mbrapa hekurave, njëlloj si ujqërit e kopshtit zoologjik.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix8 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix8 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix8 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix8 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix8 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar8 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport8 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix8 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix8 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook