Lidhu me ne

Radar

Rama nuk reagon, Veliaj nuk reagon, as Top-Channel nuk reagon

“Jetoj në shtëpi bashkie”, Ahmetaj zbulon emrin: Veliaj

Top-Channel e filloi goditjen time gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë.Top-Channel është i frymëzuar politikisht për të goditur. I frymëzuar politikisht nga Edi Rama.

Ka bërë takim iksi dhe kryeministri për këtë çështje.Është bërë Top-Story për Ditmir Bushatin. E kanë thënë vetë, ua ka kërkuar Ed Rama. Le të thotë me batuta Ed Rama: dardhat dhe pjeshkët.Është bërë për Fatmir Xhafajn, ia ka kërkuar Ed Rama.

Është bërë për Niko Peleshin, ia ka kërkuar Ed Rama.Këtë e dinë të gjithë, e kanë pranuar vetë

Një pjesë kjo nga akuzat e zv.kryeministri Arben Ahmetajt në intervistën për Syri Tv, që vendos një tjetër standard negativ për mediat në Shqipëri, që duhet të sqarojnë pozicionin e tyre publik. Top-Channel është aktualisht nën akuzë për përdorim politik nga qeveria për llogari të kryeministrit, në këmbim të fitores së një gjyqi pronësie në gjykatë.

Është penale akuza, ndërkohë që porositja e emisioneve siç thotë z. Ahmetaj është një zhgarravinë mbi imazhin e një televisioni që dikur doli me deklaratë publike përmes së cilës akuzoi ish-drejtorin e vet dhe pjesë të stafit drejtues për gjobvënie. Dhe asnjë hetim nuk u bë. Asnjë reagim deri më tani, me një heshtje që vetënjollos edhe më shumë një perceptim që sa vjen e kristalizohet mbi një media që në fakt është shndërruar në një aktor publik njësoj si partitë politike në vend.

/Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook