Lidhu me ne

Kioske

Pse pompohet në mediat e huaja krimi shqiptar?

Raportimi për zbulimin e rrjetit të pastrimit të parave me origjinë nga Rusia, shtron për diskutim teoriko-praktik(në fakt në Shqipëri nuk ka diskutime për asgjë) një çështje që na prek si vend: si shpjegohet që për ngjarje të këtij niveli që përfaqësojnë aktivitete me kapacitet subversiv të ketë kaq pak jehonë mediatike në Europë dhe në Britaninë e Madhe, ndërkohë që për kalimin e 12 mijë shqiptarëve me gomone dhe për 660 shqiptarë të deklaruar se janë angazhuar në aktivitetin e trafikut të drogës në këtë vend, të pompohet një rrezik gati ekzistencial?

Aq më tepër merr vlerë kjo pyetje kur sheh se edhe në këtë skemë, pala ruse ka preferuar të ndërveprojë me kartelin Kinahan, një organizatë e mirënjohur irlandeze e krimit të organizuar dhe jo me ndonjë nga trafikantët shqiptarë që shpesh në tabloidet britanike, apo edhe media si “The Telegraph”, aop “The Guardian cilësohen si koka të kokainës.

Kjo pyetje – për ata që e bëjnë dhe për aq sa ka vlerë – ka disa përgjigje.

  • Një është se ne jemi dele ose derra për sytë e komuniteteve vendase në disa raste. Varet si e sheh. Ekspozimi ynë në çdo qytet të Europës që ka dinamizëm ekonomik është i tillë që na shndërron në një ‘Anti’ të preferuar. Të kujtojmë këtu festimet e para disa kohëve në Londër nga shqiptarë të kapardisur me makina të shtrenjta edhe pse janë ende brezi i groshëve sa për të përdorur një shprehje të njohur dhe jo për të nënvlerësuar vlerat ushqyese të fasuleve.
  • Një tjetër është se media vepron në mënyrë reflektive dhe inerciale- është më e lehtë të raportosh trafikun e drogës sesa të hetosh çështje të nivelit të lartë.
  • Një tjetër është se krimi ku përfshihen shqiptarët krijon sensibilitet publik dhe madje prek ekulibra komunitarë apo të krimit të vogël vendas.  
  • Arsye është edhe masiviteti dhe etniciteti i një lloj aktiviteti. P.sh shtëpi bari mbushur me shqiptarë.
  • Është arsye edhe lehtësia e hetimit nga policia dhe shitja e tyre si suksese.
  • E fundit: ne vetëmburremi me kriminelët tanë duke i bërë njërin kokë e tjetrin lafshë, për të përfunduar në atë që janë me të vërtetë në botën ku operojnë.

Për të kuptuar mospërputhjen e madhe mes imazhit të krimit shqiptar në Europë, imazhit të krimit shqiptar mes shqiptarëve siç është pompuar ai edhe nga media apo gazetarë të ndryshëm shqiptarë, mjafton të shohësh nivelin e shqipes të demonstruar në dosjet e SPAK për hetime të dala nga dekodimi i Encro Chat, Sky Ecc.

Po këtë nivel shqipeje kanë edhe gazetarë apo njerëz publikë në Shqipëri, – do thotë dikush. E vërtetë, por ama edhe imazhi i Shqipërisë mes nesh dhe në botë i korrespondon shqipes mizerabël për të cilën po flasim. Është e mjerë të shohësh sesi vitet ikin dhe një pjesë e jona e emancipojnë veten me heroizmin e krimit të cilin e ngrenë në piedestalë botërorë, kur ai është një gjellë e bollshme hamallësh(cavallo në italishten e trafikut) që tolerohet gjetkë.

Të shtojmë këtu se një ndër arsyet – cinike mund të shtonim – se pse krimi shqiptar goditet nga mediat e huaja dhe agjencitë e atyshme duke e pompuar si rrezik është ndoshta edhe fakti se lloji i biznesit të tij, pra trafiku I drogës, e kanalizon pjesën më të madhe të fitimit në Shqipëri. Në dallim nga skema e sapozbuluar me Rusinë, ku përtej rreziqeve serioze, ka një qarkullim monetar të dyanshëm, krimi shqiptar ka bazë investimi Shqipërinë, ku pak kohë më parë kryeministri Rama mendonte edhe një amnisti fiskale. Mirëpo është pak e vështirë në këtë botë që të ardhurat e gjeneruara në një ekonomi, t’i legalizojë një ekonomi tjetër, sidomos kur në kokë të krimit dhe aseteve të gjeneruara qëndron politika. Kështu që krimi shqiptar do të quhet me të vërtetë i organizuar kur të nisë të mësojë legalizimin e pasurive të vëna aty ku është. Përndryshe ai do të jetë në vijimësi instrument i politikës në Shqipëri që i ka hapur rrugën e investimit në ndërtim dhe aktivitete të tjera duke e përgëzuar nayrisht me median që e ka shpallur kampion bote.

/Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook