Lidhu me ne

Kioske

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në,

Nga Eduard Zaloshnja

Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje edhe të emigrantëve, PS-ja e vetme duhet të shkojë deri tek 1 milion votat (krahasuar me 800 mijë votat e këtushme që ka marrë zakonisht së bashku me parti të vogla aleate). Gjithashtu, ai ka deklaruar se PS-ja e ka mundësinë të sigurojë të paktën 84 mandate në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Nga sondazhet e qarqeve që prezantova parmbrëmë në Report TV (https://shqiptarja.com/lajm/neser-sondazhi-ne-report-tv-si-ndahen-mandatet-ne-elbasan-fier-berat-korce-e-vlore-si-do-te-ishte-vota-e-emigranteve-ne-keto-5-qarqe?r=kh1) rezultoi që, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar para Krishtlindjes, PS-ja do të kishte siguruar e vetme 80 mandate. Ndërsa nga një ekstrapolim i përafërt i përqindjeve në qarqe, rezultonte se për PS-në ishin gati të votonin rreth 1 milion zgjedhës – rreth 700 mijë këtu dhe rreth 300 mijë nga jashtë.

Megjithëse në pamje të parë duket sikur objektivi i 1 milion votave është arritur qysh sot, ai është më i vështiri për t’u materializuar më 11 maj (krahasuar me objektivin e 84 mandateve). Dhe ja përse:

Teksa mundësia është e madhe që votat e këtushme të shtohen me nxehjen e fushatës (mund të shkojnë nga rreth 700 mijë sot për PS-në, në rreth 800 mijë më 11 maj), materializimin e votave të emigrantëve nga e thëna në të bërë e ndan një det i tërë…

Kështu, dikush në emigracion mund përgjigjet sot në sondazh se do të votjë për PS-në, por që ta bëjë vërtet këtë gjë duhet fillimisht të regjistrohet në aplikacionin elektronik të KQZ-së, pastaj të marrë prej saj fletën e votimit, ta plotësojë dhe të shkojë në postë që ta postojë. Nuk është njësoj si të dalësh në mëngjes nga shtëpia këtu ditën e zgjedhjeve, dhe të shkosh tek shkolla e lagjes për të votuar…

Me pak fjalë, 1 milion votat gjithsej për PS-në më 11 maj duken një objektiv i vështirë.

Sa i përket mandateve, edhe pse sot PS-ja ka vetëm 80 mandate (sipas sondazheve të sipërpërmendura në qarqe), mundësia për të arritur 84 mandate në 11 maj është e madhe. Arsyeja pse PS-ja nuk i arrin qysh sot 84 mandatet është se partitë e reja dalin me 12 mandate gjithsej në sondazhet në qarqe. Por historia elektorale na tregon se partive të reja u firojnë votat kur vjen dita e zgjedhjeve. Dhe mandatet hipotetike që u dalin atyre në sondazhe në muajt para zgjedhjeve thjesht mund të firojnë, duke u shkuar kështu dy partive të mëdha në ditën e zgjedhjeve…

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook