Lidhu me ne

Gatime

Hurma, “minierë ari” për shëndetin tonë

hurmaPrania e vitaminës C siguron mbrojtjen e sistemit imunitar dhe rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja kryesore e mbrojtjes së trupit kundër mikrobeve, viruse dhe infeksioneve virale dhe toksinat 

Hurma mund të konsiderohet pa frikë si minierë ari për shëndetin tonë. Një frutë i shkëlqyeshëm, ku përveçse të qenurit tejet e shijshme është shumë e shëndetshme. Si një paketë “all in”, me konsumimin e hurmës marrim njëkohësisht edhe shumë përfitime shëndetësore duke nisur që me përmirësimin e shëndetit të syve, parandalimit të plakjes, lloje të ndryshme të kancereve, përmirëson tretjen, forcon sistemin imunitar, ul kolesterolin, përshpejton metabolizmin, forcon kockat, rrit aftësinë njohëse dhe kujdeset për lëkurën tuaj. Për më tepër, hurma ndihmon trupin tuaj të shërohet më shpejt, ndihmon në humbjen e peshës, redukton inflamacionin dhe rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.

Origjina

Kultivimi i këtij lloji fillimisht u përhap nëpër Azinë Lindore, mirëpo hurmat rriten në mbarë botën, me 90 për qind të prodhimit në Kinë, Japoni dhe Kore. Në Azinë Lindore periudha kryesore e vjeljes së hurmës është në muajt tetor dhe nëntor. Në Kinë, hurma ka qenë e kultivuar që nga kohëra të lashta. Ajo konsiderohet të ketë katër virtyte: jeton gjatë, krijon një sipërfaqe të madhe me hije, përdoret nga zogjtë për të ndërtuar fole, dhe nuk sulmohet nga dëmtuesit. Të gjithë Azinë, veti të ndryshme shëruese i atribuohen hurmës. Ajo thuhet të jetë e dobishme kundër sëmundjeve të stomakut dhe diarresë. Frutat e papjekur thuhet të jenë një trajtim për ethe, nëse ata piqen në enë derisa të jenë të ëmbël si mjaltë.

Vlerat ushqyese

Lista e gjatë e përfitimeve shëndetësore që marrim nga ky frutë përmban nivel të lartë vitaminash dhe mineralesh, po kështu edhe disa komponime organike të pazakontë. Këto përfshin vitaminën A, C, E, B6 po kështu edhe fibra, minerale, bakër, magnezium, potasium dhe fosfor. Hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës C dhe kaliumit. Hurma e gjelbër është e pasur me tanin dhe i jep një shije të fortë e të ashpër, kështu që ju duhet ta hani vetëm frutin plotësisht të pjekur. Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina.

Vetitë shëndetësore

Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti. Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore, falë përmbajtjes të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Ky frutë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekurit, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia. Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i këtij fruti ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti.

Parandalon kancerin

Ky frutë i shijshëm është i mbushur me agjentë anti-kancer që mund të rrisin aftësinë e trupit tuaj për të luftuar radikalet e lira. Radikalet e lira janë derivate të tjera të metabolizmit qelizor që mund të shndërrojnë qelizat e shëndetshme në kanceroze dhe të dëmtojnë sisteme të ndryshme të organeve. Hurmat gjithashtu përmbajnë antioksidantë, të cilat bëjnë të mundur nxjerrjen nga trupi të radikaleve të lira, po kështu krijojnë mbrojtje nga sëmundje të ndryshme. Hurmat gjithashtu përmbajnë vitaminat A dhe C, si dhe beta karoten, të cilat njihen për vetitë e tyre antikancerogjene.

Forcon sistemin imunitar

Duke iu bashkëngjitur vetive të shumta shëndetësore që përmbajnë hurmat, duhet njohur edhe se falë përbërësve në të, me konsumimin e saj mbrojmë sistemin imunitar. Prania e vitaminës C siguron mbrojtjen e sistemit imunitar dhe rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja kryesore e mbrojtjes së trupit kundër mikrobeve, viruse dhe infeksioneve virale dhe toksinat.

Përmirëson tretjen

Sikurse të gjitha frutat edhe hurmat janë burim i mirë i fibrave dhe përmbajnë gati 20% të nevojës së domosdoshme në ditë. Fibra ndihmon trupin kur ushqehemi në mënyrë tejet efikase, pasi nxit lëvizjen e ushqimit nëpër traktin e tretjes, duke rritur sekrecionet e lëngjeve gastrike dhe ndihmuar në tretjen e ushqimit si dhe lehtësuar simptomat e kapsllëkut dhe diarresë.

Kundër plakjes

Hurmat janë të pasura me numër të lartë të vitaminave, veçanërisht vitaminës A, beta karoten, lykopen dhe kryptoxanthins. Të gjitha këto mund të funksionojnë si antioksidantë, në mënyrë specifike për të reduktuar stresin oksidativ dhe për të parandaluar shenjat e plakjes së parakohshme, si sëmundjen e Alzheimer-it, lodhje, humbje e shikimit, dobësi të muskujve etj.

Mbron sytë

Disa përbërës të pranishëm në hurmë sjellin përfitime shëndetësore për shëndetin e syve. Zeaxanthin, anëtare e vitaminës B është e lidhur drejtpërdrejt me përmirësimin e shëndetit të syve për shkak të sjelljes së saj si një substancë antioksidante. Studimet tregojnë se ajo zvogëlon degjenerimit makular, kataraktën dhe verbërinë.

Kontrollon tensionin e gjakut

Potasiumi i cili gjendet në sasi të madhe në hurmë shërben për uljen e tensionit të gjakut, duke rritur qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit. Tensioni i ulët i gjakut gjithashtu redukton tendosje në sistemin kardiovaskular dhe parandalon sëmundje të ndryshme të zemrës. Së bashku me uljen e presionin e ulët të gjakut, hurmat gjithashtu përmbajnë bakër, një element thelbësor në krijimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut. Pa bakër, ju nuk mund të merrni lëndë ushqyese, thelbësore për të bërë hemoglobinën. Qarkullimi i shtuar i qelizave të shëndetshme të kuqe të gjakut rrit funksionin njohës, tonin e muskujve, metabolizmin, dhe nivelet e energjisë, si dhe riparimin e plagëve dhe rritjen qelizore.

 

-Hurma përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet.

-Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanine.

-Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë në luftimin e sëmundjes së anemisë.

-Hurma përmban vitaminën A, C, E, B6 po kështu edhe fibra, minerale, bakër, magnezium, potasium dhe fosfor.

-Hurma është një burim i shkëlqyer i beta karotenit, vitaminës C dhe kaliumit.

-Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina.

Health.com

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook