Lidhu me ne

Mix

Një artist është i vetmuar

c8b54b6597a51dff4bdf490b565a8f22

‘Jeta e një artisti mund të duket e bukur, plot sukses, vëmendje, makina e udhëtime, por ka diçka që e karakteriozon atë: Vetmia. Një artist është i vetmuar’

Kështu ka rrëfyer Saimir Pirgu për Ardit Gjebrean tek ‘E Diela Shqiptare’. Tenori shqiptar që po njeh majat e suksesit ndërkombëtar tregoi se jeton vetëm, i shoqëruar nga vetëm një valixhe. ‘Nga njëri koncert në tjetrin’, u shpreh ai, ‘Unë fle vetëm në hotel në fund të ditës. Megjithatë, jo gjithmonë’, ka thënë ai duke qeshur.

Pirgu është ende në vijim të turit botëror për albumin ‘Il Mio Canto’, dhe së fundmi është ndalur në Tiranë, në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ndërkaq, në 2 mijë kinema nëpër botë shfaqet opera ‘La Traviata’, ku Pirgu protagonizon Alfredon. Në Kioi Concert Hall të Tokios, njerëzit kanë pritur 4 orë në radhë për autografin e tij. Por si mund të përballohen të gjitha këto, aq më tepër kur të duhet të interpretosh rolet më të vështira të historisë së operas, në sallat më gjigande?

‘Duhet shumë egoizëm për të përballuar interpretimin e 3 orë e gjysmëm partiturash në skenë. është stres shumë i madh, vetëm një njeri me ego shumë të madhe mund t’ia dalë’

Saimir Pirgu gjithashtu tregoi se cilat prej skenave më të mëdha të botës për koncertet operistike e emociononin më shumë: ‘Teatri ku ndjej qetësi është Royal Opera House i Londrës. Eshtë një skenë që të bën të ndihesh vërtet artist’ Megjithatë, lidhjen shpirtërore më të natyrshme e ndiente me publikun e Vienës, ku tha se ia kalonte shkëlqyeshëm. Nga ana tjetër, teatri që e bënte të ndiente më tepër stres, ishte La Scala i famshëm i Milanos: ‘është skena më e sikletshme’, rrëfeu ai, ‘italianët kanë artin dhe shijet e tyre. E kanë të vështirë ta përqafojnë një mënyrë interpretimi, pasi kanë pritshmëri perfeksioniste’

Në fund, ai ndau edhe gëzimin që si pjesë e turit të tij botëror, mundi të ishte edhe një koncert në Tiranë: ‘U vendos në momentin e fundit, por ndihem shumë i lumtur që munda të këndoj edhe në Teatrin e Operas dhe të Baletit’. Turi ‘Il Mio Canto’ (Kënga Ime) do të vijojë edhe në disa prej teatrove më prestigjiozë në botë, si Teatri i Operas në Vienë, ai i Berlinit, Theatre du Chatelet në Paris si edhe në Kaufman Center, Merkin Concert Hall në New York.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Bebe Rexha arrin dy rekorde të reja botërore

Së fundmi, këngëtarja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më...

Radar9 orë më herët

“Duhet pranuar dështimi”/ Gjekmarkaj thirrje Alibeajt: Dorëzo vulën tek Berisha

Agron Gjekmarkaj Enkelejd Alibeaj Deputeti Agron Gjekmarkaj i bën thirrje kolegvë që mbështesin Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj...

Mix9 orë më herët

Romanet e Agatha Christie redaktohen, hiqet gjuha fyese

Disa romane të Agatha Christie janë redaktuar për të hequr gjuhën e mundshme fyese, duke përfshirë fyerjet dhe referenca ndaj...

Mix9 orë më herët

Sky Showtime zbulon kalendarin emocionues të prillit për të mahnitur audiencën

Sky Showtime, shërbimi premium i transmetimit, ka shpallur kalendarin e tij për muajin prill, të mbushur me një seri filmash...

Mix9 orë më herët

Olta hedh dyshime për lidhjen Kiara- Luiz: Ai mund ta ketë pasur për lojë!

Gjatë gjithë kësaj dite Olta ka qenë e mërzitur. Mesa duket jo aq për Kiarën që e shpreh, por për...

Mix10 orë më herët

Gigi Hadid nuk është kunder lidhjes së Zayn Malik me Selena Gomez

Pas aludimeve se Zayn Malik dhe Selena Gomez janë duke u takuar me njëri-tjetrin,  fansat kanë qenë kurioz lidhur me...

Radar10 orë më herët

Shehaj: Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj mbajti një qëndrim ndryshe nga reagimet standarde të politikës shqiptare për sulmin me armë zjarri...

Mix10 orë më herët

Brooke Shields akuzon nënën e saj: Më la të bëj skena nudo kur isha 11-vjeçe

Brooke Shields ka deklaruar se ajo kurrë nuk do t’i linte fëmijët e saj të merrnin pjesë në ndonjë gjë...

Mix10 orë më herët

Kush është Nadia Kahf, gjyqtarja e parë me shami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Nadia Kahf, një avokate e ligjit për familjen dhe imigracionin, filloi karrierën e saj si gjyqtarja e parë me shami...

Mix10 orë më herët

Prince Harry kthehet në Londër

Princi Harry ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Londrës për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në padinë...

Facebook