Lidhu me ne

Gatime

Duhet të gatuhen më gjatë se perimet e tjera

1

Zakonisht ajo që na rekomandohet është të konsumojmë perime të papërpunuara ose të fermentuara, në mënyrë që të përdorni të gjithë ushqyesit që përmbajnë, megjithatë, karotat mund të jenë një rast ku është më mirë që të gatuhen butësisht.

Kur gatuhen, karotat prodhojnë 40 përqind më tepër vitamina dhe minerale, veçanërisht nëse gatuhen më gjatë. Sipas specialistëve, karotat sjellin shumë përfitime për të gjithë, veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga kanceri.

Karotat përfshijnë vitaminat B1, B2, B3, B6, C, A, K, E, acid folik, fosfor, kalium dhe beta karoten.  Të gjithë këta përbërës ndihmojnë kur vjen fjala për parandalimin dhe trajtimin e kancerit.

Nëse gatuhen shumë gjatë, karotat japin edhe përfitime të tjera, si:

–Mbrojnë shkimin

Nëse keni mungesë të vitaminës A, fotoreceptorët e syve tuaj mund të përkeqësohen dhe kjo mund të çojë në probleme me shikimin.  Por, ju mund të rregulloni shikimin duke konsumuar ushqime të pasura me betakaroten, gjë që dëshmon besimin e vjetër se karotat janë të mira për sytë tuaj.

– Përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe tretjen

Është provuar se ekstraktet e karotave mbrojnë mëlçinë nga ndikimet toksike të kimikateve nga mjedisi.

-Forcojnë imunitetin

Nëse dëshironi të keni shëndet të mirë në përgjithësi duhet të keni sistem imunitar që funksionon mirë. Kjo do ta ndihmojë trupin të njohë dhe të luftojë çdo virus të huaj, bakteret dhe të tjera kërcënime. Nëse doni ta bëni sistemin imunitar të fortë, është thelbësore që të merrni në vitaminë A (së bashku me vitaminë D). Këto vitamina nxisin prodhimin dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luajnë rol të madh në mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve.

– Përmirësojnë gjendjen e lëkurës

Karotat janë plot me vitaminë A dhe kjo ndihymon që të keni një lëkurë plot shkëlqim dhe të shëndetshme.

Vitamina A përdoret zakonisht për të trajtuar problemet e lëkurës, si aknet, ekzemat, plagët e shkaktuara nga i ftohti, psoriaza, plagët, djegiet dhe madje edhe djegien nga dielli. Nëse lëkura juaj është e thatë dhe e ashpërr është një tregues se nuk po merrni sasi të mjaftueshme nga kjo vitaminë.

–Pakëson rrezikun e goditjeve me 40 përqind

Ekstrakti i karotës është provuar se sjell përfitime për menaxhimin e disa disfunksioneve njohëse dhe përmirëson kujtesën, si dhe redukton nivelet e kolesterolit.

–Pastron trupin

Vitamina A ndihmon në pastrimin e mëlçisë për të nxjerrë nga trupi toksinat. Ajo pakëson edhe yndyrën dhe bilën në mëlçi. Karotat përmbajnë edhe sasi të mëdha fibrash, të cilat ndihmojnë në pastrimin e kolonës dhe në përshpejtimin e lëvizjes së zorrëve.

–Mbron enët e gjakut dhe zemrën

Sipas një sërë kërkimesh, dietat e larta në karotenoide lidhen me një rrezik më të ulët e sëmundjes së zemrës. Karotat përmbajnë sasi të mëdha betakaroteni, alfa-karoten dhe lutein.

Nëse konsumon rregullisht karota do të reduktoni nivelet e kolesterolit në gjak, si dhe fibrat e zgjidhshme në karota të lidhura me acidet bilare.

–Mbrojnë nga lloje të ndryshme të kancerit

The American Institute for Cancer Research ka vërejtur se antioksidanti beta-karoten që gjendet në karota mbron membranat qelizore nga stresi oksidativ dhe ndalon rritjen e qelizave kanceroze.

Karotat përmbajnë një numër ushqyesish, të cilët janë të mbështjellë fort në qeska proteinike që prishen nga i nxehti (gatimi), ose nga veprimi mekanik si shtrydhja e lëngut, bluarja, përtypja e duhur, etj.

Nëse i gatuani karotat në vaj ose yndyrë, ose në qoftë se nxirrni lëng prej tyre apo bëni pure nga karotat, do të rrisni mundësinë e karotenoideve të pranishme në to me 600 përqind.

Thithja e këtyre karotenoideve rritet edhe me përdorimin e yndyrave, madje edhe në 1 000 përqind. Kjo, për shkak të faktit se karotenoidet janë yndyrna të tretshme, kështu që para se të konsumoni karota, hidhni pak vaj ulliri sipër tyre.

Kur vjen fjala për të ruajtjuar karotat duhet të dini se duhet të mbahen në pjesën më të freskët të frigoriferit në një qese plastike të mbyllur, ose duhet t’i mbani të mbështjella me një peshqir letre, që supozohet se i mban të freskëta për rreth dy javë.

Mos i mbani karotat ngjitur me mollët, patatet ose dardha, pasi gazi i etilenit që lëshojnë mund t’i hidhërojë karotat.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix21 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix21 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar21 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar21 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix21 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook