Lidhu me ne

Gatime

Çfarë të hani dhe kur të hani

ushqimet

Gjithmonë e më shumë po dalin prova se koha kur ushqehemi është e rëndësishme po aq sa vetë ushqimi që zgjedhim. Vaktet e çrregullta janë shkaktarë të tensionit të lartë dhe obezitetit, kështu që është mirë të vendosni orare në të ngrënë dhe t’i zbatoni ato.

Pra, kur duhet të hamë dhe çfarë duhet të hamë në orare të caktuara? Jua tregojmë më poshtë:

07:00 – Ujë

Sapo hapni sytë, mund të doni kafe. Por, në fakt, truri juaj do ujë. “Truri është i përbërë 74% nga ujë dhe ka nevojë për rihidratim sa më shpejt pas zgjimit, përdryshe do e ketë të vështirë të përqendrohet. Një gotë ujë me limon është perfekt si gjëja e parë që fusni në gojë”, thotë nutricionistja Kamilla Schaffner për “Daily Mail”.

08:00 – Mëngjes

Një mëngjes i pasur me karbohidrate. Nivelet e insulinës, hormon që shndërron karbohidratet në energji, bien me kalimin e ditës. Sa më herët të konsumohen karbohidratet, aq më shumë kohë do të keni që të digjni energjinë e tyre

09:00 – Kafe

Pini kafe përpara se të nisni punën para kompjuterit. Kafeina lëshon adrenalinën në gjak dhe rrit qarkullimin e tij në tru. Kjo gjë rrit përqendrimin. Kujdes! Hani mëngjes para se të pini kafe. Kurrë mos pini kafe me stomakun bosh, pasi mund të mbingarkoni me kafeinë trurin dhe mund të trulloseni.

11:00 – Selino

Stresi në punë mund të çojë në rritje tensioni. Selinoja përmban potas, një mineral që ul nivelin e sodiumit. Përveç kësaj, përmban fibra që ndihmojnë në tretje dhe shumë pak kalori.

12:00-13:00 – Dreka me sallatë dhe salmon

Dreka duhet të jetë e pasur me proteina, kështu që harrojeni sanduiçin me bukë të bardhë. Ai do ju rrisë sheqerin në gjak dhe do ju bëjë të ndiheni të lodhur. Hani salmon dhe sallatë me domate, kastravec dhe speca.

14:00 – Boronica

Një opsion shumë i shëndetshëm, por nuk duhen ngrënë menjëherë pas drekës. Frutat duhen ngrënë të paktën një orë pasi të keni ngrënë drekë, pasi do të shkaktojnë probleme në tretje. Boronicat janë të mira për sytë dhe lëkurën.

15:00 – Banane

Trupi jonë ka nevojë për sheqer që të ketë energji dhe kjo orë është e përshtatshme për të marrë sheqer. Banania ka fruktozë që shndërrohet në glukozë nga mëlçia.

17:00 – Fruta të thata

Nëse pasdite shkoni në palestër, hani diçka një orë më përpara. Stërvitja me barkun bosh rrezikon dëmtimin e muskujve. Frutat e thata ju furnizojnë me karbohidrate dhe proteina.

20:00-21:00 – Gjel deti

Mishi i gjelit të detit është i pasur me proteina dhe rigjeneron muskujt.

22:00 – Verë

Një gotë verë përmirëson gjumin, sipas një studimi të fundit.

23:00 – Qershi

Përpara se të flini, hani qershi, që përmbajnë melatoninë, një hormone që ndihmon në gjumin e mirë./Shije

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Këto janë tre smartfonët më të mirë për të shkrepur foto natën

Këtu janë tre telefonat inteligjentë më të mirë për fotografitë gjatë natës, të disponueshëm aktualisht në treg. Më i miri...

Mix2 orë më herët

Samsung Galaxy Ring, ja sa mund të kushtojë

Një çmim midis 300 dhe 350 dollarë dhe një abonim mujor prej 10 dollarë. Ky do të ishte shpenzimi i...

Radar2 orë më herët

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam vetëm një apartament dhe makinë me kredi

Flamur Noka Demokrati Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të...

Mix2 orë më herët

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i...

Mix3 orë më herët

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor...

Mix3 orë më herët

Timothée Chalamet nderohet me statujë prej dylli

Timothée Chalamet, aktori i mirënjohur i njohur për rolet e tij në “Lady Bird”, “Call Me By Your Name” dhe...

Mix3 orë më herët

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me...

Mix3 orë më herët

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë....

Mix3 orë më herët

Cassie Ventura thyen heshtjen pas videos së abuzimit nga Sean ‘Diddy’ Combs: Dhuna më theu

Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë...

Mix3 orë më herët

Celine Dion është gati të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

‘Amazon MGM’ ka publikuar trailerin e parë për dokumentarin e Celine Dion “I Am: Celine Dion”. Dokumenti zbulon më shumë...

Facebook