Lidhu me ne

Gatime

Cilat ushqime konsiderohen ushqyes dhe cilat bllokues të trurit

Big-data-Exhaustive-review-pulls-together-evidence-on-food-groups-and-diet-related-disease

Studime të reja konfirmojnë atë që prindërit kanë vërejtur gjithmonë: ekziston një lidhje ndërmjet asaj çfarë fëmijët hanë dhe asaj çfarë mendojnë, veprojnë dhe mësojnë. Si çdo system tjetër në trup, truri ynë nevojitet ushqim të mirë. Truri shpenzon 20-25% të energjisë totale që një njeri harxhon dhe sa më mirë të ushqehet truri aq më mirë punon. Ndërkohë që në këtë shkrim i referohemi parimeve ushqimore që ndihmojnë fëmijët të mësojnë dhe të sillen sa më mirë, të njëjtat parime ndikojne edhe për ne të rriturit në mënyrën si mendojmë, mësojmë dhe ndjejmë gjithashtu.

Ushqim i shëndetshem ndërton tru të shëndetshëm

“Furnizimi” i organeve me energji dhe lëndë ushqyese ka një hierarki të caktuar, ku truri vjen i pari, pastaj gjithë të tjerët. Pra, në njëfarë mënyre, truri ynë është VIP ndër organet tona. Ja se si:

Ushqimi ndikon në trurin tonë nëpërmjet këtyre 3 mënyrave:

Vetë qelizat kanë nevojë për ushqim të përshtatshëm

“Mielina” që luan rolin e izolantit që mbështjell neuronin dhe izolon elektricitetin që ai përcjell, përbëhet kryesisht nga acide lyrorë esenciale. Trupi ynë nuk i prodhon dot vetë këto yndyrna dhe mangësia e tyre mund të sjellë vonesa në transmetimin e impulsive nervore.

Neuro-përcjellësit si serotonina, dopamina dhe adrenalina transmetojnë mesazhe nga një qelizë në tjetrën dhe ndikojnë në gjëndjen tonë shpirtërore si dhe në mendimet dhe veprimet tona. Disa nga lëndët ushqyese që ne marrim me ushqimet bëhen pjesë e këtyre lëndëve kimike tejet të rëndësishme për performancën tonë mendore.

Me shumë gjasa, janë pikërisht këto neuro -transmetues shpjegimi biologjik për lidhjen “ushqim-mendim”.

Secili nga keto 3 monopate ka nevojë për lëndë ushqyese specifike të cilat, së bashku mundësojnë mbarëvajtjen e punës dhe rolit jetik që truri luan për organizmin tonë. Mendojeni si një qark elektrik ku mjafton një shkëputje e vogël për të shkaktuar dëmtim te funksionit te tij. Por, si ndikojnë ushqime të ndryshme në trurin tone?

Ushqimet më të mira për trurin e femijëve (dhe atë tonin)

Edhe pse shumica e nutrientëve janë ushqim për mendimin, disa janë akoma më të preferuara. Mënyra si ne mendojmë, veprojmë dhe mësojmë nuk ndikohet vetëm nga lloji i ushqimeve që konsumojnmë por edhe nga mënyra e përgatitjes së tyre, si dhe kur i konsumojmë, dhe si i kombinojmë.

“Ushqyes te trurit”

Avokado

Shparg

Banane

Mish vici (pa dhjam)

Brokoli

Oriz integral

Lakër

Pjepër

Djathë

Mish pule

Gjethe panxhari

Vezë

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Fasule

Qumësht

Tërshërë

Portokalle

Gjalpë kikiriku

Bizele

Patate

Sallatë jeshile

Salmon

Spinaq

Ton

Pulë deti

Peshk ton

Grurë

Kos

“Bllokues te trurit”

Alkool

Ushqime artificiale

Ngjyrues

Ëmbëlsues artificial

Pijet me gaz të tipit cola

Kremrat e pasticerisë

Pije me sheqer

Yndyrna të hidrogjenizuara (margarina)

Nikotina

Mbi-ngrënia

Buka e bardhë

“Sindroma e mungesës së përqendrimit”

Prindërit intuitivë kanë vënë re se pas sjelljeve problematike dhe performancës së dobët në mësime fshihen mangësi ushqimore apo zgjedhje të gabuara. Studime të reja po e konfirmojnë këtë dyshim të prindërve.

Shpjegimi: sindroma e mungesës së përqëndrëmit te fëmijët mund të vijë nga prishja e ekulibrit të neurotransemtuesve. Fëmijët me këtë sindromë, përdorin sjellje të padëshirueshme dhe hiperaktivitet mendor për të stimuluar prodhimin e këtyre lëndëve kimike të trurit. Por, kjo pasohet me stres dhe me zbrazje të neurotransmetuesve dhe fëmijët dalin jashtë kontrollit. Pra, tingëllon shumë llogjike që një fëmijë me tendencë për sindromën e mangësisë së përqëndrimit të përfitojë shumë nga një dietë e cila e ushqen mjaftueshëm për të prodhuar këto lëndë kimike.

Acidet lyrore omega-3 përbëjnë element kyç të dietës. Këto yndyrna nuk prodhohen dot nga organizmi prandaj duhen siguruar nga ushqimi si salmoni, sardelet, peshku ton, arrat dhe vaji cilësor i ullirit.

Prindër, veproni vetë!

Ju mund të mbani një ditar ku të shënoni ushqimet që fëmija juaj konsumon dhe sjelljet që vëreni më pas. P.sh., shumë prindër raportojnë sjellje problematike pasi fëmija e tyre konsumon një ushqim me përmbajtje të lartë sheqeri si karamelet, ëmbëlsirat, lëngjet e gatshme të frutave.

Vendosni qëllimin tuaj si prindër, të shtoni cdo ditë nga një ushqim të shëndetshëm në dietën e fëmijës tuaj. Kjo t’ju ndihmojë të kujtoheni ti vendosni në menu ushqime që përmirësojnë sjelljen dhe aftësinë e të mësuarit si peshku, farat, e linit, zarzavatet dhe drithrat integrale.

Mos harroni:

JU jeni modeli i ushqimit të shëndetshëm për fëmijën tuaj.

JU zgjidhni larminë e ushqimeve që i ofroni femijëve.

JU mund ta bëni ushqimin kënaqësi.

“Ushqimet e humorit”

Si studimet ashtu edhe përvoja tregojnë pa asnjë dyshim se ushqimi ndikon në mënyrën si ndjehemi. Disa fëmijë janë më të prirur të ndikohen në gjëndjen e tyre shpirtërore nga ushqime të caktuara sesa disa të tjerë. Ja disa nga lidhjet-ushqim-humor:

Karbohidratet që qetësojnë: fasulet, frutat dhe drithrat integrale janë sheqerna që na relaksojnë pasi nuk shkaktojnë luhatje drastike të sheqerit.

Karbohidrate që na acarojnë: ëmbëlsirat e pasura në sheqer të bardhë, krem pastiçerie, miell të bardhë dhe yndyrna të tipit margarinë shkaktojnë shpesh luhatje të humorit siç shkaktojnë luhatje të sheqerit në gjak.

Ushqimet e inteligjencës: Fëmijët që kanë mungesë hekuri sidomos në 2 vitet e para të jetës janë të prirur të të kenë IQ më të ulët. Hekuri i ulët në gjak lidhet drejtë për drejtë me ulje të kthjellësisë së mëndjes dhe me gjëndje të irrituar të fëmijës. Është parë se me korrigjimin e nivelit të hekurit në gjak vjen përqëndrim më i mirë dhe performancë më e kënaqshme në mësime. Mishi i viçit, gjethet e panxharit, patatet e vogla me lëkurën e tyre, stafidhet dhe thjerrzat janë burim i mirë i hekurit.

Ushqimet e “gëzimit”: shumë nga ne ndihen mirë pas konsumit të një çokollate, një gote qumësht, një bananeje apo dhe gjetheve jeshile si rukola, spinaqi etj, pasi ato shkaktojnë çlirimin e neurotrensmetuesve si dopamina, serotonina që lidhen me gjëndje të pëlqyeshme të humorit.

Ushqimet e “mërzisë”: Disa persona ndjehen të trishtuar pas konsumit të një ushqimi shumë të yndyrshëm ose shumë të sheqerosur.

Fëmijë të ndryshëm kanë reagime të ndryshme. Prindërit duhet të marrin rolin e dedektivit për fëmijët e tyre për të konstatuar ushqimet që e ndihmojnë atë të ndjehet mirë dhe i aftë të përqëndrohet e të mësojë.

KËSHILA E FUNDIT:

Dikur besohej se truri ynë nuk rritet më me moshimin tonë. Studime të reja tregojnë se qelizat e trurit vazhdojnë të degëzohen dhe të bëjnë lidhje të reja gjatë jetës sonë. Duke ngrënë ushqimet e duhura edhe truri ynë do të bëjë lidhjet e duhura, në të gjitha moshat!

Blerina Diet (blerinadiet.al)

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Këto janë tre smartfonët më të mirë për të shkrepur foto natën

Këtu janë tre telefonat inteligjentë më të mirë për fotografitë gjatë natës, të disponueshëm aktualisht në treg. Më i miri...

Mix6 orë më herët

Samsung Galaxy Ring, ja sa mund të kushtojë

Një çmim midis 300 dhe 350 dollarë dhe një abonim mujor prej 10 dollarë. Ky do të ishte shpenzimi i...

Radar6 orë më herët

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam vetëm një apartament dhe makinë me kredi

Flamur Noka Demokrati Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të...

Mix6 orë më herët

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i...

Mix6 orë më herët

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor...

Mix6 orë më herët

Timothée Chalamet nderohet me statujë prej dylli

Timothée Chalamet, aktori i mirënjohur i njohur për rolet e tij në “Lady Bird”, “Call Me By Your Name” dhe...

Mix6 orë më herët

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me...

Mix6 orë më herët

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë....

Mix6 orë më herët

Cassie Ventura thyen heshtjen pas videos së abuzimit nga Sean ‘Diddy’ Combs: Dhuna më theu

Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë...

Mix6 orë më herët

Celine Dion është gati të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

‘Amazon MGM’ ka publikuar trailerin e parë për dokumentarin e Celine Dion “I Am: Celine Dion”. Dokumenti zbulon më shumë...

Facebook