Lidhu me ne

Gatime

Çfarë gatuan Grida Duma?

1

Marrë nga Revista Shije

Për aq sa folëm për politikën nuk pati asnjë lloj surprize: Grida Duma është po ai personazh karizmatik që shfaqet në ekran, nga ato që nuk ka nevojë të mendohet fare përballë çdo lloj pyetje që ka lidhje me realitetin politik, protagonistët e saj, zgjedhjet apo vendimet me të cilat përballet çdo ditë. Por ja që nuk i paskemi zbuluar të gjitha për Grida Dumën. Sepse mendja ta thotë, që një grua në karrierë si ajo, zor se do të zbulojë, pyetje pas pyetje, ndonjë amvisë për t’u pasur zili. Dhe jo aq pa të drejtë. Ta ndash kohën përgjysmë mes auditorit dhe jetës aktive politike, i bie të mos të të mbeten shumë orë për t’u mbyllur në kuzhinë. Aq më pak të mendosh se ç’do të gatuash sot, nëse tryeza është aq e shëndetshme sa ç’duhet, apo të presësh që ditën e pushimit ta kalosh në kuzhinë. Në raste të ngjashme, më e shpejtë dhe shumë më çlodhëse, do të ishte një drekë jashtë me familjen, argëtim, mundësisht sa më larg tiganëve dhe furrës. Por ja që ky nuk është rasti i Gridës, dhe kjo është surpriza që ajo zbulon në këtë intervistë për revistën “Shije”. Është që çke me të amvisë e mirë, nga ato që kujdeset për veten, për drekën e të birit çdo ditë në shkollë, e madje edhe për një drekë dinjitoze dhe të shijshme të së dielës. Sepse siç e thotë vetë Grida, shtëpia është si një tempull, që i jep njeriut energji dhe ngrohtësi të vërtetë.

Një grua e impenjuar si ju, sa e gjen kohën të përkushtohet edhe në kuzhinë?

Ndonëse rrezikoj të shfaqem gati e pabesueshme, duke e thënë këtë si pasojë e plot të afërmve që reagojnë me habi kur e them: Unë gatuaj përditë. Ndonëse kam një ditë shumë të gjatë pune, kam një avantazh të rëndësishëm, që nuk dal shumë herët nga shtëpia. Orët e para të mëngjesit arrij të bëj disa gjëra, të cilat kur mblidhemi pasdite, na shijojnë aq shumë kur i kemi vetëm për t’i ngrohur. Tashmë mendoj që asgjë nuk të shijon si në shtëpi; mendoj që kushdo që ka luksin të kthehet në shtëpi, e të hajë drekë e të pushojë një orë, është shumë herë më energjik dhe në formë për të përballuar ngarkesat. Nga ana tjetër, vendosa t’i shtoj vetes një sfidë tjetër këtë vit: Çdo ditë i jap drekën me vete tim biri në shkollë. E bindur që kjo e ndihmon atë të mos hajë shumë brumëra dhe të ketë një ushqim të kontrolluar. Tashmë më është shtuar kjo detyrë çdo ditë.

 2

Kuzhina e shtëpisë është për ju një mjedis ku krijohet apo thjeshtë shijohen vaktet ose kur uria thërret?

Unë nuk di të krijoj pjata me shumë fantazi, as mund të them që përpiqem për këtë, por di që çdo gjë, përfundon të jetë e shijshme sepse gjatë gatimit ndjej që po bëj atë që duhet. Bëj gjëra fare të thjeshta, si perime të ziera me avull dhe fileto të gatuara butë me vaj ulliri dhe erëza; supëra të thjeshta, por pa përzier shumë zarzavate apo shumë shije në të njëjtën supë apo pjatë. Mëngjeseve, më pëlqen të kombinoj të kripurën me të ëmblën, që varion nga një reçel i mirë me djathëra të ndryshëm dhe fruta. Nuk di se si nisi, por tashmë çajrat me shije të ndryshme, nuk mungojnë në darkat tona para gjumit dhe tani këtë e merr përsipër Darieni me shumë qejf.

Ndodh që femra në karrierë të mbledhin supet me çudi përballë pyetjes: a dini të gatuani? Nënkuptojnë mungesën gjithmonë të kohës, historikisht të impenjuara, pra gatimit nuk i ka ardhur kurrë rradha. Për ju, a është një binom i pashmangshëm gruaja dhe kuzhina?

Jo vetëm kaq… Unë shtëpinë e konceptoj si tempullin që i jep njeriut energji dhe ngrohtësi të vërtetë. Asnjëherë nuk kam rënë dakord me kërkesa,t që aroma e gatimit s’duhet të ndjehet nëpër shtëpi. Ndoshta për gatime si peshku edhe mundet, por në përgjithësi, shtëpia krijon ngrohtësi kur ka aromë të mirë gatimi. Kur kujtoj veten time fëmijë, nuk ka mendim më të ngrohtë sesa ditët e dimrit, kur ktheheshim nga shkolla, dhe të priste një ambient i ngrohtë, si ai në shtëpinë time, ku ndizej oxhaku dhe një aromë e mirë kuzhine. Po ashtu do të mbetem me mendimin, që ngrohtësinë në një shtëpie, e krijon gruaja shumë më tepër se burri dhe sigurisht, që vetëm një grua e ka të mundur ta bëjë shtëpinë mirëpritëse apo të kundërtën.

 3

Cila është kuzhina me të cilën jeni rritur? Çfarë gatuani ende nga pjatat që keni trashëguar?

Tani që e kujtoj nga larg, e kuptoj që ajo që gatuanim në shtëpi atëhere, ka qenë aq e shijshme. Ime më nuk përtonte të vonohej pafund për pjata me zarzavate, por po ashtu kam pasur fat që edhe im atë gatuante. Sigurisht, im atë kurrë nuk ka gatuar gjëra të lehta, ai në kuzhinë shkonte për mishin dhe peshkun, të pjekur apo të zgarës dhe shpesh me shumë yndyrë, por i kujtoj aq me nostalgji ato momente kur i shihja të dy prindërit e mi në kuzhinë, që herë-herë ngatërroheshin me njëri tjetrin edhe sepse nuk binin dakord me stilet e ndryshme që kishin. Edhe sot kur shkoj tek ata në Nju Jork, ndodh e njëjta gjë, por tashmë im atë gatuan në barbeque-n në kopësht dhe ime më e ka “privatizuar” kuzhinën brenda.

Cili është rituali juaj në kuzhinë? Çdo ditë një pjatë ndryshe apo, për shkak të kohës, gatuani për disa ditë dhe e mbani frigoriferin plot?

Nuk ndodh kurrë të gatuaj për më shumë se një ditë, mund të ndodhë vetëm për gjëra dytësore, si perimet e ziera apo ndonjë shtojcë, si speca të marinuar apo kunguj në kos që, edhe qëndrojnë në frigorifer për dy ditë, por asgjë tjetër.

 4

Po me djalin si e keni ndërtuar marrëdhënien ushqim-vakte? Tek e fundit ka një mama gjithnjë të impenjuar…

Unë i gëzohem pafund faktit që ai do të përfshihet në punë të ndryshme. Është i pari që shkon të marrë dru në garazh apo që hov nga gëzimi po t’i thuash, “eja rregullojmë këtë apo atë”. Pret me gëzim momentin që do të ndihmojë në ndonjë punë fizike. Nuk e tërheq veçanërisht kuzhina, por nëse i kërkon ndihmë, do të vijë pa asnjë bezdi. Ajo që është e sigurtë, është që në momente të veçanta, ai vë gjëra në zgarën e vogël dhe bën një sallatë fare të thjeshtë për vete dhe kjo më kënaq shumë, ndonëse këtë e ka me momente, jo gjithmonë.

Në familjen tuaj, sa kupim ka “të gatuash në çift”? A është bashkëshorti juaj një bashkëpunëtor i mirë në këtë drejtim?

Nuk ndodh të gatuajmë të dy, unë dhe Iliri. Maksimumi që Liri di të bëjë është spageti apo vezë të skuqura dhe këto nuk përton t’i bëjë për vete, se fatmirësisht ka një metabolizëm që i jep mundësi të hajë shumë dhe sërish të ketë një fizik pa difekte. Në ato pak raste që ndodh të gatuajë këto pak gjëra, unë nuk i provoj sepse gjithmonë gatuan me shumë pana dhe salcra, gjë që unë nuk mund ta toleroj tek vetja. Bëhen dy rastet kur Liri është më i avantazhuar se unë: kur gatuaj unë në mëngjes, mund të ndodhë jo rrallë që, kur kthehem të mos ketë mbetur gjë për mua dhe kur gatuan ai, i shijon vetëm vetë.

Më mirë një burrë apo një grua në kuzhinë?

Tradicionalisht do të kisha thënë një grua, por kur një burrë ka talent për kuzhinën është fat, siç edhe e kam përjetuar me tim atë. Ka një aspekt kur, padyshim duhet thënë më mirë një grua, në rrëmujën që shkaktojnë burrat në kuzhinë, ajo është një katastrofë më vete.

Çfarë do të thotë për ju të ushqehesh shëndetshëm? Dhe cilat janë ato pjata ose gatime që nuk i praktikoni kurrë?

Ha shumë pak karbohidrate. Besoj në faktin që trupa të ndryshëm kërkojnë dieta të ndryshme ushqimore dhe kjo, po ashtu, lidhet me grupin e gjakut, me aktivitetin fizik e plot të tjera. Personalisht, përdor vetëm bukën integrale, një herë në ditë, dhe në mëngjes dhe në pjesën tjetër, proteina, sallatë dhe supë. Pastat dhe rizotot thuajse fare. E di që po të mundja të bëja më shumë palestër apo të ecja më shumë në këmbë nuk do të privohesha kaq shumë nga shijet e ushqimeve, por dita ime është në shumicën e kohës e ulur në një zyrë, në një sallë leksioni apo gjëra të tilla të ngjashme.

Keni krijuar figurën e femrës së fortë, që lufton për idetë e veta, por në të njëjtën kohë edhe imazhin e një gruaje që e kuron dhe kujdeset për imazhin e vet. Në këtë drejtim, sa aleate e keni kuzhinën? Pra, e jeni nga ato gra që mendoni për peshën, për freskinë e lëkurës, për sasinë e karbohidrateve, proteinave, vitaminave të konsumuara gjatë ditës?

Shqetësohem shumë dhe jam shumë e ndërgjegjshme sesa më shumë duhet të bëj për këtë lloj kujdesi, por nuk ia arrij plotësisht. Nuk ha keq sigurisht dhe po ashtu, kohët e fundit, kam filluar të marr gjëra të vogla nga shtëpia që të mund të ha shpesh e nga pak gjatë ditës. Mbaj fruta të thata në makinë, marr mollë apo karota të qëruara në një kuti të vogël. Në shumicën e rasteve, brenda orës dy, ha drekë në zyrë, e cila mund të jetë edhe një supë e marrë me vetë apo e porositur.

Sa ju pëlqen dhe sa shpesh e praktikoni një ditë në javë, me shpesh ose më rrallë, dedikuar familjes, kuzhinës dhe gatimeve të shtëpisë?

Mund të them që, nëse nuk e bëj një ditë të plotë në javë, të shkëputur nga të gjitha impenjimet, gjithë java që rinis, më shkon e nervozuar. E kam të domosdoshme shkëputjen e plotë, për së paku një ditë në javë, dhe normalisht edhe të shtunën e të dielën,e preferoj të përfshirë vetëm me shtëpinë dhe familjen.

Sa është Grida lloji i amvisës që i pëlqen të ftojë shpesh miq në shtëpi dhe të gatuajë për ta?

Më pëlqen ta bëj, por nuk e bëj shpesh. Në kohën kur isha e impenjuar vetëm me fakultetin, e kujtoj ta kem bërë shumë më shpesh. Tani kam nevojë për një çlodhje të plotë, vetëm me familjen time.

Dhe për ta mbyllur: sa bën pjesë në ritualin tuaj ushqimor një gotë verë ose birrë? Një ëmbëlsirë pas drekës ose darkës të gatuar prej jush?

Në fundjavë absolutisht ose verë, ose birrë. E kemi ritual. Unë nuk konsumoj më shumë se një apo dy gota, e ndjej që më lodh më shumë se çduhet. Ëmbëlsirat i përdor shpesh sepse duke qenë se ruhem në ushqim, nevoja për sheqer, si energji shtesë, është shumë e ndjeshme. Përdor shumë çokollatën e zezë, me pak përqindje sheqeri, dhe e ndjej që më bën mirë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook