Lidhu me ne

Gatime

GËSHTENJAT E TROPOJËS MË TË KËRKUARAT NË EVROPË

Gështenjat e zonës së Tropojës, në skajin më verior të Shqipërisë, janë ndër të vetmet gështenja shqiptare që përmbushin plotësisht cilësinë e kërkuar për eksport në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Studime të shumta kanë treguar se gështenjat e kësaj zone janë më të mëdha dhe më të ëmbla se gështenjat e tjera lokale. Dhe po t’u shtosh dhe pyjet natyrale, prodhimin natyral organik dhe freskia e Alpeve ku ato rriten, pa diskutim i bën ato akoma më unike në shije, shkruan agroweb.org.
Sot gati e gjithë sasia e mbledhur nga masivi i pyjeve të gështenjave të Tropojës shkon për eksport, ku kryeson Italia dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Në tregun e huaj gështenjat shqiptare shiten disa fish më shtrenjtë se në vend duke sjellë një tkurrje të plotë të pranisë së këtyre gështenjave në tregun shqiptar.
Në Shqipëri prej disa vitesh funksionojnë pesë kompani që mbledhin gështenja për eksport drejt tregjeve të huaja. Kërkesa e tregut vendas mbetet e lartë dhe kjo tregon mundësi për zhvillim të gështenjave shqiptare për eksport, por sidomos për të përmbushur nevojat e tregut të brendshëm. Gështenjat shqiptare në pjesën më të madhe gjenden në anë të maleve dhe kodrave në Kolgecaj dhe Lekbibaj në Tropojë, në Shënmëri në Kukës, Mes dhe Shllak në Shkodër, Kashnjet në Lezhë, Shupal në Tiranë, në Pogradec, në Muzinë në Delvinë, Dhrovjan dhe Leshnicë në Sarandë.
Ndërkohë dhe zona të tjera si Berati, Skrapari, Përmeti, Gramshi dhe Tepelena e kultivojnë gështenjën, por në sasi më të vogla në një sipërfaqe totale prej 8000 ha. Agroweb.org raporton se brenda këtyre sipërfaqeve ka me qindra hektarë që mund të mbillen me gështenja, duke rritur kështu në mënyrë të madhe numrin ekzistues, duke përmbushur në këtë mënyrë urinë e tregut evropian dhe duke i dhënë një shtysë të fortë ekonomisë së këtyre zonave që mbajnë familjet nga shitja e tyre.
Por sidomos masivi i gështenjave të Tropojës ka nevojë të vazhdueshme për mirëmbajtje.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Këto janë tre smartfonët më të mirë për të shkrepur foto natën

Këtu janë tre telefonat inteligjentë më të mirë për fotografitë gjatë natës, të disponueshëm aktualisht në treg. Më i miri...

Mix6 orë më herët

Samsung Galaxy Ring, ja sa mund të kushtojë

Një çmim midis 300 dhe 350 dollarë dhe një abonim mujor prej 10 dollarë. Ky do të ishte shpenzimi i...

Radar6 orë më herët

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam vetëm një apartament dhe makinë me kredi

Flamur Noka Demokrati Flamur Noka ka deklaruar se nuk është në dijeni që SPAK ka nisur një hetim pasuror në drejtim të...

Mix6 orë më herët

Rikthehet Demi Moore, skena nudo në filmin e fundit

Në moshën 61-vjeçare Demi Moore ende dëshiron të guxojë. Këtë bëri me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i...

Mix6 orë më herët

Kelly Rowland flet për incidentin në Kanë

Kelly Rowland po flet për grindjen verbale tashmë virale që pati me një roje sigurie në Festivalin e 77-të Vjetor...

Mix6 orë më herët

Timothée Chalamet nderohet me statujë prej dylli

Timothée Chalamet, aktori i mirënjohur i njohur për rolet e tij në “Lady Bird”, “Call Me By Your Name” dhe...

Mix6 orë më herët

Glen Powell heq dorë nga Hollywood

Glen Powell po largohet nga Hollivudi dhe po kthehet në shtetin e tij . Në një intervistë të re me...

Mix6 orë më herët

Camila Cabello tregon kur e humbi virgjërinë: ‘Ishte dashuri…’

Gjatë një interviste në podkastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja tregoi  se si u ndie kur u dashurua për herë të parë....

Mix6 orë më herët

Cassie Ventura thyen heshtjen pas videos së abuzimit nga Sean ‘Diddy’ Combs: Dhuna më theu

Cassie Ventura ka thyer heshtjen me një deklaratë emocionale gati një javë pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë...

Mix6 orë më herët

Celine Dion është gati të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

‘Amazon MGM’ ka publikuar trailerin e parë për dokumentarin e Celine Dion “I Am: Celine Dion”. Dokumenti zbulon më shumë...

Facebook