Kohët kur tortat e dasmës duhet të ishin të bardha dhe krem gjalpi kanë ikur tashmë. Trendi i fundit janë tortat e zbukuruara me bimët ujore. Ky trend i ri, në pamje i çuditshëm, është pëlqyer nga një numër i madh personash, të cilët kanë zgjedhur që tortën e ditës së tyre më të bukur ta bëjnë sa më speciale.

torta2

torta1
Sot ju mund të dekoroni tortën e dasmës tuaj me foto të mrekullueshme, një thënie elegante, apo edhe detaje të tjera më të veçanta.
torta3
Në rrjetet sociale janë mjaft të pëlqyera fotot e tortave të dasmës në formën e terrariumeve, një traditë që po e zbatojnë mjaft ëmbëltore në gjithë botën.
Paleta e ngjyrave në këto torta përfshin një përzierje relaksuese të jeshiles, ëmbëlsirës së kuqe dhe blusë.
Në këto krijime përdoret gjalpi, sheqeri pudër, ngjyruesi i ushqimit dhe ndonjëherë edhe shtesë shijesh për të krijuar një strukturë të mrekullueshme. Shihni galerinë për të krijuar një ide.

torta5

torta6

torta7