Lidhu me ne

Gatime

A i dinit gjashtë ‘sekretet’ e kafes turke…?

Të gjithë në shtëpitë tona kemi kafe turke të cilën me shumë dashuri dhe përkushtim prindërit tanë e pinë në mëngjes ose në mbrëmje.
Kafeja turke është më shumë kulturë se sa pije, ndërsa në botë kjo është e njohur për shkak të bisedës, mënyrës së përgatitjes dhe shërbimit tradicional.
Kemi degjuar aq shumë mbi kafenë turke e cila është e pranishme çdo ditë në shtëpi, por me shumë siguri nuk i dini këto informacione.
1. Kafeja turke nuk vjen nga Turqia
Nëse mendoni se kafeja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë.
Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.
2. Cilësia është tek ajka
Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë. Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.
3. Kafeja turke duhet të konsumohet me ujë
Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund.
4. Kafeja turke do një llokum
Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson.
5. Kafeja me kripë
Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin. Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin.
Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar.
Dhëndri duhet t’a pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë, shkruan Shije.
6. Kafeja turke mbrohet nga UNESCO-s
Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së.
Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar8 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix8 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix8 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix8 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix8 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix8 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix8 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix8 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix8 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook