Lidhu me ne

Gatime

Me këto ushqime humbni peshë

Në ditët e sotme mbetet ende problem se çfarë ushqimesh duhet të konsumojmë për të humbur peshë por nutricionistët kanë treguar se është më e thjeshtë se sa e mendojmë.
Susie Burrell, dietologia e famshme australiane rendit listën e ushqimeve më të mira që na ngopin dhe nuk na japin kalori të panevojshme.
Supa
“Supa, veçanërisht ajo me perime, janë një mundësi e mirë ushqyese pasi kombinon densitetin e lartë të ushqyesvce me densitetin e ulët të energjisë. Kjo do të thotë se marrim një sërë ushqyesish kyç përfshi vitaminat dhe mineralet, për shumë pak kalori”, shkruan Susie.
Ajo shpjegon se është provuar që për të humbur peshë, ata që konsumojnë një supë me pak kalori para vaktit, hanë më pak.
Çaji jeshil
Vetitë e çajit jeshil tashmë dihen botërisht. Susie shpjegon se ndihmon në djegien e yndyrnave, është burim antioksidantësh dhe ndihmon në rritjen e metabolizmit.
Gjiza
“Harrohet shpesh, por gjiza është një nga ushqimet më të mira që mund të shijoni, me pak kalori veçanërisht për ata që duan të humbin peshë, pra që janë në dietë”, thotë Susie.
Ajo shpjegon se një racion gjize ka një sasi të madhe proteinash, kalciumi, magnezi, vitaminë B12 pa shumë kalori. Në vend të gjizës mund të konsumoni djath dhie ose ricotta.
Peshku i bardhë
“Nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, superushqimi është peshku i bardhë. Veçanërisht me shumë proteina, pak yndyrna dhe kalori, çdo lloj i peshkut të bardhë shoqëruar me shumë perime, ka shumë pak kalroi dhe është e pasur me proteina dhe nutrientë kyç”, thotë dietologia.
Kosi
Për Susie kosi nuk duhet të mungojë në asnjë dietë. “Kos të ndryshëm të paketuar kanë shumë sheqer kështu që fokusohuni më shumë tek kosi natyral, është më ushqyes  dhe ka shumë proteina”, shpjegon ajo. Madje shpesh ai ka probiotikë që janë të mirë për shëndetin e zorrëve.
Gjithashtu ushqime të tjera të pasura me veti ushqyese, janë orizi kaf, vezët, kivi, mistri, arrat, apo çdo frut e perime që janë me ngjyra të ndezura pasi përmbajnë vitamina, antioksidantë dhe minerale.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 min më herët

Rihanna dhe Kendrick kundër Drake?

Në mediat sociale kanë nisur thashetheme se Rihanna dhe Kendrick Lamar po punojnë për të krijuar këngë të re.Sipas raportimeve...

Mix4 minuta më herët

Gisele Bündchen, e lënduar nga komentet për martesën me Tom Brady

Sipas një raporti, Gisele Bündchen ka mbetur “thellësisht e zhgënjyer” nga batutat e bëra për martesën e saj me Tom...

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Facebook