Lidhu me ne

Gatime

Orari i duhur për të konsumuar kafen

Ja kur është orari i duhur për të konsumuar kafenPër shumicën e njerëzve, rituali i pirjes së kafesë është gjëja e parë që bëjnë pasi të zgjohen në mëngjes. Por, a është kjo koha më mirë për të konsumuar kafenë?
Kur bëhet fjalë për kafenë, zonë biologjike së cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje është niveli i kortizolit,hormon ky të cilin e lidhim me stresin dhe me shpejtësinë e reagimeve tona mendore dhe perceptive.
Më shumë kortizol në trupin tuaj do të thotë që ju jeni në ato momente më vigjilent dhe më të fokusuar”, sqaron Steven Miller.
“Sa më vigjilent dhe më të fokusuar që jeni, kafeja do të jetë më pak efektive. Pra, nëse kemi pirë kafe në një kohë kur vigjilenca jonë është në kulmin e saj, efektin e zgjimit të cilin e ka kafeja nuk do të mund ta shfrytëzojmë. Prandaj, kafenë tonë duhet ta konsumojmë në kohën kur niveli i kortizolit në trupin tonë është më i vogël”, thotë Miller.
Edhe pse kortizoli arrin nivelin më të lartë në mes të orës 8 dhe 9, niveli i tij rritet edhe disa herë gjatë ditës: në mes të orës 12 dhe 13 dhe 17:30 dhe 18:30.
Por në qoftë se e preferoni kafenë tuaj në mëngjes, duhet të din ise ajo do të jetë më efektive nëse e konsumoni në mes të orës 9:30 dhe 11:30, kur nivelet e kortizolit bien në nivelin më të ulët para se të ngrihen përsëri.
Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, koha e përkryer për një kafe është 14:16, por ky vlerësim nuk është i bazuar në matjet e niveleve të kortizolit por në studimin se në ç’kohë punonjësit ndihen më të lodhur.
Nëse vërtet dëshironi t’i përjetoni përfitimet maksimale të kënaqësisë nga pirja e kafesë, shkencëtarët rekomandojnë një gjumë të shkurtër 15 minutash menjëherë pas pirjes së disa filxhanëve me kafe.
Është dëshmuar eksperimentalisht se kombinimi i kafesë e cila e pastron trupin nga adenozina, kimikat ky që na bën të përgjumur, dhe një gjumi të tillë të shkurtër, i mundëson shkallën më të lartë të vigjilencës nëpër periudhën më të gjatë të kohës.
Kjo metodë është një shembull i efektit paradoksal të shumë substancave në trupin tonë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix4 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix4 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar5 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar5 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix5 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook