Lidhu me ne

Gatime

“Çaji i malit po zhduket”

“Çaji i malit po zhduket”Çaji i malit, i përdorur aq shumë në familjet shqiptare, veçanërisht gjatë periudhës se dimrit, kur edhe virozat janë më shumë prezente, është në rrezik zhdukjeje.
Alarmin e jep botaniku Jani Vangjeli, i cili sjell një studim të thelluar prej 950 faqesh mbi florën shqiptare, që për herë të parë vjen në formën e një atlasi.
“Çaji i malit është gjendur në malin e Polisit një ekzemplar këtu, një atje, ndërkohë që përpara formonte sfond, tani është gati në rrezik zhdukjeje. Ky çaj që shesin fshatarët, është i kultivuar, nuk e ka aromën e ambientit natyror. Pse ka ndodhur kjo? Sepse në vend që ta presin me gërshërë e të marrin vetëm degët që t’i përdorin për çaj, ato i shkulin me gjithë rrënjë edhe i marrin degët në shtëpi. Duke i shkulur me gjithë rrënjë ai detyrimisht zhduket”, thotë Jani Vangjeli, botanist.
Atlasi i Florës së Shqipërisë është një studim voluminoz që përfshin 1.700 specie bimësh spontane e të kultivuara në Shqipëri që në vitin 1935, me hartat e shpërndarjes për secilën specie; ku nuk mungojnë edhe bimët endemike që rriten specifikisht në vendin tonë si lule basani apo manushaqja e Dukagjinit, si edhe specie të tjera në rrezik zhdukjeje.
“Rrezik tjetër në zhdukje do të vija Gentianën, është një bime mjekësore me vlera shumë të larta. Quercus robur është një tjetër bimë që po zhduket, që në shqip quhet rrënjë, përpara ka pasur masive pyjore në zonën aluvionale të bregdetit, në vende me lagështi, tani numërohet në ekzemplarë shumë të rralla”, vijon Vangjeli.
Përgatitja e këtij studimi i ka marre 10 vite kohë akademikut Vangjeli, por ai nuk do të ndalet, pasi është në punë e sipër për të sjellë volumin e dytë të këtij atlasi, ku do të përfshihen 1.800 specie të tjera bimësh.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix18 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix18 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar19 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook