Lidhu me ne

Gatime

Të parët në botë për konsumin e… patates

Ushqimi që hamë më shumë? Jemi ndër të parët në botë për konsumin e… patatesPatatja njihet për vlerat e saj e saj ushqyese, si burim karbohidratesh, por edhe për përmbajtjen e lartë që ka të vitaminës C dhe B-6. Jo më kot, Shqipëria renditet ndër vendet ku konsumi është më shumë i lartë.
Sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’, bazuar në të dhënat e INSTAT për prodhimin dhe doganave për importin dhe eksportin, konsumi i patates në vitin 2016 në vendin tonë ishte 255 mijë tonë apo 91.3 kg për person, shifër kjo ndër më të lartat në botë.
Nga të dhënat e mbledhura nga FAO, konsumi mesatar botëror i patates është 32.6 kg për person, ndërsa mesatarja europiane është 71.9 kg për frymë.
Ne konsumojmë disa herë më shumë edhe se vendet e rajonit. Konsumi mesatar për frymë në Serbi ishte në nivelin e 39.6 kg për frymë, në Malin e Zi 47.5 kg dhe në Maqedoni 57.5 kg, nën mesataren europiane të konsumit.
Konsumi është më i lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku sipas të dhënave në një vit konsumohet mesatarisht 75 kg patate për person.
Patatja u bë ushqimi i preferuar i europianeve vetëm pas viteve 1800 dhe sot është një prej ushqimeve më të përhapura dhe më të përdorura.  Në vendet si Belgjika, Rusia dhe Lituania, konsumi i patates për frymë në një vit i kalon 100 kilogramët.
Toka shqiptare ka rendimentin më të lartë
Sikurse shihet nga konsumi i lartë, patatja është një ndër perimet kryesore të dietës së shqiptarëve.  Megjithatë , sipas të dhënave nga INSTAT, prodhimi i patates në 2016-n ishte 238.3 mijë tonë, 7 mijë tonë më pak se një vit më parë, ndërkohë që importi i patates për të njëjtin vit u rrit me thuajse 30%, në rreth 18.1 mijë tonë, referojnë Doganat. Eksportet ishin minimale, prej 844 tonësh.
Sipas të dhënave të faqes OurWorldinData, krahasuar me vendet e rajonit, toka bujqësore shqiptare ka rendimentin më të lartë të prodhimit të patates. Nga të dhënat e mbledhura nga FAO, një hektar tokë në Shqipëri prodhon rreth 25 tonë patate.
Toka shqiptare ka rendiment më të lartë edhe se toka maqedonase dhe malazeze, që prodhojnë në një hektar 14 tonë patate. Rendimenti i tokës në Serbi është 11 tonë për një hektar, ndërsa në Bosnjë 9 tonë për hektarë. (Të dhënat për Kosovën mungojnë).
Në Maqedoni, sipas të dhënave të Eurostat, u prodhuan në vitin 190 mijë ton patate, në Serbi 639 mijë ton dhe në Mal të Zi vetëm 27 mijë ton.
Në Europë, prodhuesi më i madh i patates është Gjermania, me 10.4 milionë tonë në vit, e ndjekur nga Franca me 7 milionë tonë, po sipas Eurostat.
Ecuria e tregtisë
Megjithatë, edhe pse me një tokë bujqësore që ka rendiment të lartë, importet e patates kanë shënuar rritje në të dytin vit radhazi me gati 30%.
Ndërsa për sa u përket eksporteve, në pesë vitet e fundit, nivelin më të lartë në 2013-n ku sasia e eksportuar ishte 1504 tonë. Në 2016-n, nga të dhënat e Doganës, sasia e eksporteve ishte 844 tonë, 1.7 herë më pak. / Monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook