Për shkak të vlerave ushqyese që kanë, rekomandohet që fasulet të jenë gjithnjë pjesë e recetave tona.
Sot Shije.al ju tregon një mënyrë si ti gatuani ato pa shumë mundim.
Përbërësit:
350 gram fasule
2 karota
2 speca të kuq
2 qepë
1 lugë gjelle me kripë
2 gjethe dafine
2 lugë gjelle salcë domatesh
2 litra ujë
 
Përgatitja
Sugjerohet që fasulet ti vendosni në ujë një ditë para, në mënyrë që të ziejnë më shpejt. Në fillim i jepni fasuleve një valë. Pastaj i kaloni në një tenxhere me ujë të vluar.
Shtoni qepët, karotat, specat, gjethet e dafinës dhe i lini të ziejnë.
Pasi kanë zier përgatisim salcën. Në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën dhe shtojmë salcën e domateve. E trazojmë mirë për 5 minuta dhe më pas ia shtojmë tenxheres ku kishim fasulet. Shtoni kripën dhe e lini rreth 10 minuta në zjarr./ Përshtatur nga Arti i Gatimit.