Lidhu me ne

Gatime

Ushqimet që duhet të konsumoni çdo ditë

Ushqimet që duhet të konsumoni çdo ditë
ushqimet_bio_garancia_per_te_q1. Vezët
Veza bën pjesë në listën që duhet të konsumohen çdo ditë pasi ajo përmban shumë vlera ushqyese për shëndetin tonë. Ajo përmban një sasi të lartë proteinash dhe kolinë dhe sot përdoret në shumë gatime apo dhe për mëngjes. Për shkak të përmbajtjes në sasi të lartë të proteinave, veza renditet në kategorinë e mishit në piramidën ushqimore. Ajo është e domosdoshme sidomos për fëmijët pasi zhvillon trurin falë kolinës. Këtë substancë trupi ynë nuk e prodhon dot në sasinë e duhur prandaj është e nevojshme marrja e saj nëpërmjet ushqimit. Vetëm me 2 vezë në ditë plotësohen kërkesat ditore për kolinë. Veza gjithashtu, mes të tjerash mbron edhe sytë, falë luteinës dhe zeaksantinës që ndodhen në të. Këta dy antioksidantë mbrojnë nga degjenerimi makular.
2. Fasule, bizele, kikirikë
Fasulet janë të pasura me acid folik, magnez dhe fibra dhe kanë nivel të ulët të glicemisë. Fasulet pastrojnë organizmin dhe reduktojnë rrezikun e kancerit të zorrëve. Kikirikët përmbajnë lecithin, vitaminë E dhe acid folik. Kikirikët përmbajnë sasi të lartë proteinash, përmbajnë koenzimën Q10 që lufton plakjen dhe mbron zemrën. A e dinit se kikirikët përmbajnë më shumë antioksidantë se karotat dhe mollët? Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave dhe hekur që ndihmon kundër anemisë.
3. Kosi
Kërkuesit nga Kembrixhi bënë të ditur se sipas studimeve kosi mund të ulë riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2. Artikulli i publikuar në revistën “Diabetologia”, tregon se sa më shumë kos të konsumoni aq më shumë ulet risku (deri në 28%) i prekjes nga diabeti i tipit 2. Kosi, sidomos ai i bërë në shtëpi është një nga probiotikët më të mirë. Kosi përmban mikroorganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Në librin ” Dieta për çdo femër” shkruhet se probiotikët arrijnë t’i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ulin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve. Për këtë kosi duhet konsumuar çdo ditë. Ai ka dhe shumë veti të tjera.
4. Mjalti
Mjalti është një ushqim natyral dhe i shëndetshëm, i cili përmban shumë minerale dhe vitamina, aminoacide dhe acide organike. Ai ka aftësi kuruese për shëndetin, si dhe për forcimin e imunitetit dhe për të qëndruar të bukur. Sot, shumë njerëz në botë konsumojnë çdo mëngjes një gotë me ujë të përzier me mjaltë. Në fakt, nëse pini mjaltë në orare të ndryshme, do të keni favore të ndryshme.
Po cilat janë oraret më të përshtatshme për konsumin e mjaltit.
Shumë persona që pinë ujë me mjaltë në mëngjes, do të vënë re që jashtëqitja e tyre është më e rregullt dhe bashkë me të dalin mbetjet nga organizmi, toksinat e panevojshme.
Në fakt, mjalti përmban shumë energji. Energjia e mjaltit është afro 5 herë më e lartë se ajo tek qumështi. Prandaj, ky ushqim mund të furnizojë trupin me energji brenda një kohe të shkurtër, duke asgjësuar lodhjen dhe urinë e njerëzve shumë shpejt. Një gotë ujë mjalti në mëngjes mund të sigurojë vitalitetin e plotë për një ditë.
Metoda e përgatitjes: Çdo mëngjes, përzieni një lugë mjalt në ujë të ftohtë ose pak të ngrohtë. Konsumojeni përpara se të hani mëngjes.
5. Hudhra
Hudhra është antibiotik natyral dhe është një mëlmesë e mrekullueshme që lufton mykun dhe infeksionet. Ajo ka mijëra vjet që përdoret edhe si mëlmesë dhe si ilaç në mjekësinë e Lindjes. Sipas të dhënave historike, edhe Hipokrati ka përmendur përdorimin dhe vetitë magjike të hudhrës për shumë probleme, që nga parazitët e deri tek tretja e dobët.
6. Brokoli
Brokoli është edhe një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet e mëparshme kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat jane shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë.
Brokoli është dhe një detoksifikues i shkëlqyer.
Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe ndihmuar në largimin e problemeve si artrit, reumatizëm, sëmundjet e lëkurës si ekzema, psoriasis etj.
Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të rregullojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut. Magnezi dhe vitaminat e pranishme tek brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi.
Brokoli është i vlefshëm edhe për lëkurën. Për të gjithë ata që duan të kenë një lëkurë me shkëlqim duhet të konsumojnë brokoli pasi ai përmban betakaroten ,vitaminës C dhe kompleksin e vitaminës B, vitaminës E (vitamina E i jep shkëlqim lëkurës dhe flokëve dhe rinon indet e lëkurës), vitaminës A & K, acideve yndyrore omega-3, aminoacideve dhe folateve te pranishëm tek brokoli.
7. Specat
Specat përmbushin nevojën ditore për vitaminë C antioksidant që mbështet shëndetin e organeve dhe forcon imunitetin. Specat kanë gjithashtu folate, që mbështesin funksionin e qelizave të kuqe të gjakut, sidomos e rëndësishme për gratë shtatzëna pasi ndihmojnë në parandalimin e defekteve tek fetusi. Specat janë burim i mirë i vitaminës K, e cila ndihmon në koagulimin e gjakut.
Karotenoide
Një tip specifik antioksidanti, i njohur si likopen i jep specit të kuq (jo djegës) ngjyrën. Likopeni është i pranishëm edhe tek domatja. Është një karotenoid që ndihmon për luftimin e radikaleve të lira. Likopeni mund të ndihmojë gjithashtu edhe në parandalimin e disa tipeve të kancerit, veçanërisht kancerit të prostatës tek meshkujt. Speci i verdhë dhe me ngjyrë portokalli është gjithashtu i pasur në karotenoide, që mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare. Të gjitha tipet e specave janë të pasura në kalium. Ky mineral shërben për të ekuilibruar pehashin e gjakut si dhe mban në ekuilibër lëngjet dhe mineralet në trup, forcon muskujt dhe rregullon tensionin e gjakut. Një tas me speca jeshil përmban 261 mg kalium, ndërkohë ata të kuq dhe të verdhë përmbajnë mbi 300 mg për tas. Specat ofrojnë 3 g fibra në një tas, që ndihmojnë funksionin e tretjes dhe nivelet e kolesterolit. Speci ka pak kalori, pra është një ushqim i shkëlqyer kundër shtimit të kilogramëve të tepërt. Një tas me speca ka 30 deri në 40 kalori.
8. Arrat dhe bajamet dhe farat
Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj. Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e Lashtë. Arrat përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E.
•Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.
Arrat kanë veti antioksidante dhe anti-inflamatore dhe përdoren për metabolizmin, për problemet me zemrën dhe për diabetin e tipit 2, po ashtu ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës dhe ai i gjirit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook