Lidhu me ne

Gatime

Borziloku, vetitë shëruese të erëzës magjike

Borziloku, vetitë shëruese të erëzës magjike
Borziloku, vetitë shëruese të erëzës magjike
Eliksiri i jetës, mbretëresha e erëzave kjo është ajo që thuhet për borzilokun.
Kjo erëz e njomë, e njohur ndryshe si erëza e shenjtë është përdorur shekuj më parë si një bimë medicinale dhe ndër vite njerëzit kanë kultivuar mbi 60 lloje të borzilokut.
Është një prej bimëve më të shëndetshme e pasur në vlera ushqyese që e shndërrojnë atë në një ilaç të vërtetë.
Vitamina K që gjendet me shumicë tek gjethet e borzilokut është e domosdoshme për koagulimin e gjakut. Krahas kësaj, Vitamina A, betakarroten, dhe antioksidantët e fuqishëm mbrojnë trupin nga radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen e organizmit. Parandalon rritjen e kolesterolit në gjak, arteriosklerozën, sulmet në zemër, dhe ul mundësinë e goditjeve në tru.
20160728152447904
Të tjera vitamina dhe minerale që mund të gjenden tek bima e borzilokut janë: Vitamina C, magnez, mangan, kalcium, hekur, dhe kalium. Ky antibiotik i fuqishëm natyral ju ofron përfitime të pafundme shëndetësore. Të gjitha vitaminat dhe mineralet pastrojnë arteriet nga LDL kolesteroli i keq. Përmbajtja anti-microbial do të ju mbajë të sigurte nga sëmundjet.
Nëse ju përzieni borzilok dhe hudhër, ju do të përftoni nje antibiotik të fuqishëm.
Ilirët e lashtë e përdornin borzilokun për të thurur kurora duke qenë se kjo bimë asokohe konsiderohej simbol i paqes, harmonisë dhe lumturisë.
Nëse keni probleme me dhëmbët: Përzieni gjethet e thata me vaj mustarde për të krijuar një pastë. Masazhoni mishrat e dhëmbëve tuaj me këtë pastë apo përdoreni atë për t’i pastruar dhëmbët tuaj çdo ditë, do të ju ndihmojë në largimin e erës së keqe të gojës dhe sëmundjeve të ndryshme dentale.
Në mjekësinë popullore borziloku përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale.
Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese.
Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën. Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.
Veti inflamatore– Borziloku mund të kurojë dhimbjet artikulare dhe reumatike në saj të vetive anti- inflamatore. Kjo pasi borziloku përmban elementë që i lehtësojnë dhimbjet, por nuk i zhdukin ato.
Favorizon tretjen- Prania e eugenolit në fletët e borzilokut luan një rol të rëndësishëm në mukozën gastrike dhe favorizon tretjen.
Kuron të ftohtin- Me kalimin e viteve borziloku është cilësuar si një aleat për të kuruar sëmundjet respiratore si i ftohti dhe dhimbjet e fytit. Mund të përdoren si gjethet e borzilokut edhe vajrat esenciale për të përgatitur çajra.
Qumështi i nënës- Ndonëse janë të paktë që e njohin këtë veti, konsumi i gjetheve të borzilokut stimulon prodhimin e qumështit të gjirit në mënyrë natyrale.
Lufton ankthin- Borziloku është shumë i dobishëm për të kuruar ankthin dhe stresin. Për të gjetur qetësinë dhe relaksim, provoni të përdorni një çaj borziloku të cilin më pas këshillohet ta pini të vakët.
Lufton infeksionet- Në lashtësi borziloku përdorej gjerësisht për të mbajtur nën kontroll infeksionet. Duke vendosur gjethe borziloku ose lëngun e përftuar prej tyre në plagë, parandalohet acarimi i plagës dhe lehtësohet shërimi i saj.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix5 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix5 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar5 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook