Lidhu me ne

Gatime

Ide/ Ushqimet që mund t’ju jepni fëmijëve në shkollë

babmbm-550x312Fëmijët kanë nevojë që të ushqehen mire dhe në mënyrë të shëndetshme, pasi kjo ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e tyre, por edhe në përqendrimin e tyre në procesin mësimor. Ushqimet e konservuara, me ngjyrues të shumtë, me sheqerna, ndikojnë keq në shëndetin e fëmijëve dhe në zhvillimin e tyre.
Gjatë kohës që fëmijët janë në shkollë truri ka nevojë për më shumë ushqim sesa kur janë me pushime, pasi edhe energjia që harxhon organizmi është më e madhe.
Fëmijët kanë nevojë që të ushqehen me ushqime të freskëta, të përgatitura në shtëpi, pa konservues apo ngjyrues, për lëngje frutash të freskëta, për qumësht 2 herë në ditë, për fruta dhe perime të stinës, etj. Fëmijët nuk duhet të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes pasi ai është vakti që i furnizon ata me energji për gjithë ditën. Fëmijët kanë nevojë për ushqim të mirë edhe në kohën e pushimit të madh.
Mos u jepni fëmijëve patatina dhe molto, pasi ato nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, madje përbërësit e tyre janë të dëmshëm dhe toksikë për organizmin. Zëvendësojini ato me sanduiçë (feta buke te mbushura sipas dëshirës) të freskët, me sallatë jeshile apo perime të stinës.
Sot është e mundur që të gjesh qese apo kuti në të cilat mund të vendosësh copëza të prera karotash, kastravecësh, specash të kuq, rrush, mollë dhe nëpër kavanoza të vegjël qelqi me kapak mund të vendosim puding, sultiash apo kos shtëpie me fruta stine. Fëmijëve tanë u pëlqejnë frutat dhe unë kam mësuar që disa fruta t’i thaj/pjek në furrë e më pas t’i përdor kur nuk mund t’i gjesh të freskëta. Gjithashtu, një ide e mirë për të ruajtur disa fruta verore për në stinën e dimrit është ngrirja dhe ruajtja e tyre në ngrirësin e frigoriferit. Në këtë rast i referohem boronicave dhe manaferrave, të cilat pasi i pastrojmë, i lajmë, i kullojmë dhe i ruajmë në qese apo kuti plastike në ngrirës.
Kur duam t’i përdorim në dimër, i nxjerrim 30 minuta më parë nga frigoriferi dhe i hedhim mbi drithërat e mëngjesit, në lëngun e frutave të fëmijëve apo edhe në pudingun e pushimit të madh. Tani që është stina e mollëve dhe e dardhave, unë i pastroj, i laj, u heq pjesën e brendshme dhe i pres në feta të holla.
Në një tas qelqi hedh lëngun e një limoni të shtrydhur, 1 lugë kafeje kanelle pluhur dhe 2 lugë gjelle mjaltë. I përziej mire derisa të bëhen një masë dhe me një furçë kuzhine lyej frutat e prera në feta, të cilat më parë i kam vendosur në një tepsi të cekët të shtruar me letër pjekjeje kuzhine. I vendos në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 50 gradë Celsius dhe i lë të piqen/thahen nga lëngu i tyre për 8 orë. Pasi frutat ftohen, I vendos me shtresa nëpër kavanoza qelqi dhe i ruaj në frigorifer. Fëmijët i shijojnë shumë kur i marrin këto fruta me vete në shkollë. Uroj dhe shpresoj me zemrën e një mikeje që të jeni mirë dhe plot energji për të përmbushur me sukses dhe entuziazëm misionin e bukur, të vështirë dhe unik të prindërimit! /living
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar22 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar22 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet22 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix22 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore22 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook