Lidhu me ne

Gatime

Frutat dhe perimet më të mira për trurin dhe lëkurën

Frutat dhe perimet më të mira për trurin dhe lëkurën
Dihet që një lëng i freskët është një ilaç për trupin. Një konsumim i rregullt i lëngjeve të frutave dhe perimeve ka efekte shumë të mira mbi organizmin tonë. Ndikimet pozitive ndihen që nga niveli i energjisë që kemi në jetën e përditshme, mbajtja e peshës ideale, ekuilibrimi i funksioneve të trurit, shëndeti i lëkurës, ekuilibri hormonal, e shumë të tjera.
1- FRUTA E PERIME PËR TRURIN
Selinoja:
është një perime shumë e pasur në luteolin, një substancë që ndihmon në zhdukjen atyre molekulave që shkaktojnë inflamacion. Perime me nivele të larta luteolin janë edhe karrotat, specat dhe spinaqi.
Domatja:
përmban një substancë të quajtur lycopene në sasi të mëdha, një nga substancat më të forta në luftën kundër radikalëve të lirë, një antioksidant i fuqishën që ndihmon në mbrojtjen e funksioneve të trurit nga dëmtime të ndryshme. Nëse nuk të pëlqen domatja, sasi më të vogla lycopene mund të gjenden në fruta të ndryshme si guava, shalqiri dhe rrushi.
2- FRUTA E PERIME PËR LËKURËN
Aloe vera:
është jashtëzakonisht hidratuese dhe shëruese nëse pihet si lëng. Hidratimi ndihmon lëkurën, e bën më të shëndetshme dhe rrezëlluese. Aloe ka gjithashtu sasi të mëdha vitamine C dhe enzima që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe rinimin e indeve organike të vjetëruara.
Panxhari:
një mëlçi e bllokuar mund të shkaktojë akne kudo në trup, jo vetëm në fytyrë. Duke qenë pastruesi më i mirë i gjakut dhe i mëlçisë, panxhari ndihmon për të pasur një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme.
Karrota:
përmban nivele të larta vitamine A në formën e beta-karotene, një antioksidant i fuqishëm që parandalon degjenerimin qelizor dhe ngadalëson procesin e plakjes së organeve. Ka gjithashtu shumë vitaminë C e cila ndihmon trupin në prodhimin e kolagjenit. Karrota përmban edhe potasium, që ndihmon përtëritjen e qelizave në lëkurë.
Lakër jeshile:
është një perime plot me vitamina (përmban vitaminat A, C, K, E) dhe substanca ushqyese (duke nisur nga kalcium dhe  beta-karotene), por jo vetëm kaq: përmban edhe yndyrna të mira, të famshmet omega-3 dhe omega-6. Lakra jeshile është një bombë e vërtetë jo vetëm për lëkurën.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook