Lidhu me ne

Gatime

10 superushqimet për trurin

10 superushqimet për trurin
 Të gjithë e dimë se mbajtja e një diete të shëndetshme është thelbësore për shëndetin fizik dhe mendor. Truri është një makinë organike e fuqishme dhe komplekse, që kërkon elementët ushqyes për të funksionuar plotësisht, ashtu si dhe zemra, mushkëritë sytë dhe muskujt. Truri kontrollon mendimet, lëvizjen etj. Truri është gjithmonë në punë dhe ruan një numër të paimagjinueshëm të dhënash.
Që truri të funksionojë si duhet dhe vazhdimisht, ndikohet nga ushqimi, niveli i sheqerit në gjak, oksigjeni etj.
Vetëm nëpërmjet një diete të balancuar, mund të përmirësoni punën e trurit dhe të kujtesës. Po ashtu këto ushqime do t’ju ndihmojnë kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it, dementia-s etj.
Sot ekzistojnë shumë superushqime që mund t’i përfshini në dietë me lehtësi.
1. Arrat
Vetë forma e arrave është e njejtë me atë të trurit, prandaj ky frut renditet në vendin e parë pasi përmirëson ndjeshëm aftësinë e të menduarit dhe kujtesën. Arrat përmbajnë nivelin më të lartë të acideve yndyrore omega-3 në mesin e frutave të tjera arrore. Acidet yndyrore Omega-3 kanë efekte mbrojtëse për trurin dhe qelizat pasi mund të zhvillojnë funksionin e neurotransmetuesve, të cilët përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse. Arrat përmirësojnë gjithashtu rrjedhën e oksigjenit dhe të elementëve ushqyes në enët e gjakut në tru si dhe luftojnë inflamacionin. Për më tepër, arrat përmbajnë vitaminën mbrojtëse për kujtesën, vitaminën B6 dhe magnez. Nëse doni të konsumoni diçka të shpejtë, rrëmbeni një grusht me arra. Janë jo vetëm të shijshme, por dhe ushqimi numër 1 për trurin.
2. Salmoni
Trurit i duhen acide yndyrore omega-3 që të funksionojë si duhet. Salmoni është një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3 si dhe një ushqim i shkëlqyer për të ushqyer trurin. Substancat tek salmoni parandalojnë sëmundjen e Alzheimer-it. Mundohuni të konsumoni sa më shpesh salmon, por këshillohet të jetë i egër, pasi nuk përmban mërkur.
3. Çaji jeshil
Studimi më i fundit ka treguar se çaji jeshil ndihmon që truri të funksionojë si duhet. Kërkuesit e Universitetit Basel arritën në përfundim se çaji jeshil ndihmon në rritjen e aftësisë njohëse dhe trajton dementian. Për më tepër, është zbuluar se pirja e çajit jeshil ndihmon në rritjen e përqendrimit në krahasim me ata që nuk konsumojnë çaj. Po ashtu, njerëzit që konsumojnë çaj përditë janë më pak të prirur të preken nga sëmundja e Parkinson-it. Konsumoni 2 -3 filxhanë çaj jeshil në ditë për të rritur fuqinë e trurit tuaj.
4. Boronica
Boronica është një frut që ju mban kujtesën të fortë edhe në moshë të madhe. Përbërësit tek boronica si flavonoidet luajnë një rol kyç në përmirësimin e kujtesës. Flavonoidet mbrojnë trurin nga radikalet e lira. Gjithashtu ato mbrojnë kundër çrregullimeve mendore si pasojë e moshimit, si Alzheimer dhe Parkinson. Për të arritur sa më shumë rezultat konsumoni gjysmë gote me boronicë çdo ditë.
5. Spinaqi
Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit. Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s. Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.
6. Brokoli
Shkencëtarët kanë zbuluar se një përbërës që gjendet tek brokoli, i njohur si choline ka përfitime të mrekullueshme për trurin. Studimet kanë treguar se mungesa e choline-s mund të shkaktojë probleme në trurin e të porsalindurit. Gjithashtu brokoli është një burim i shkëlqyer i vitaminës K, përmirëson fuqinë e trurit. Një tas me brokoli 3 herë në javë do t’ju rrisë ndjeshëm aftësinë mendore.
7. Kurkuma
Specialistët e Universitetit të Californias kanë zbuluar se kurkuma ndihmon në mprehtësinë e trurit. Kurkuma është e pasur me kurkumin, një përbërës që parandalon sëmundjen e Alzheimer-it, falë antioksidantëve të saj.
8. Domatet
Nuk mund të injorohet fakti që domatet luajnë rol të madh në rritjen e kujtesës. Lycopene, një antioksidant i fuqishëm i pranishëm tek domatet, mbron nga radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat e trurit. Për më tepër, ata të cilët konsumojnë domate çdo ditë kanë kujtesë më të zhvilluar se ata që konsumojnë domate më rrallë. Domatet mbrojnë gjithashtu nga sulmet në tru. Mos harroni t’i hidhni domate sallatës suaj të ditës apo edhe supës
9. Çokollata e zezë
Lista e ushqimeve të shëndetshme për trurin nuk do të ishte e plotë nëse do harronim çokollatën e zezë. Antioksidantët e shumtë tek çokollata ndihmojnë në shëndetin në tërësi dhe jo vetëm për trurin. Për më tepër, çokollata e zezë është e pasur me flavonoide që ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru. Një studim i një prej universiteteve në West Virginia gjeti se çokollata e zezë rrit përqendrimin dhe shpejtësinë e reagimit.
10. Kungulli
Kungulli futet tek superushqimet për trurin pasi është i pasur në acid folik. Sipas një studimi në vitin 2007 publikuar në “The Lancet journal”, acidi folik përmirëson aftësinë e të mësuarit që normalisht zbehet me kalimin e viteve. Mungesa e acidit folik mund të shkaktojë dëmtime në tru tek të vegjlit prandaj thuhet se gruaja para se të mbetet shtatzënë duhet të ketë rezerva të bollshme të acidit folik. Përveç konsumit të superushqimeve, për të rritur fuqinë e trurit duhet të pini shumë ujë gjatë ditës. Uji përbën 85 për qind të peshës së trurit, dhe mungesa e tij në trup mund të shkaktojë konfuzion dhe mosfunksionim të mirë të kujtesës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix14 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix14 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix14 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix14 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix14 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar14 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport15 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix15 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix15 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook