Lidhu me ne

Gatime

Vitaminat që duhet dhe nuk duhet të merren çdo ditë

Vitaminat që duhet dhe nuk duhet të merren çdo ditëVitaminat janë ndër lëndët e nevojshme që i vijnë në ndihmë organizimit për të kryer funksionet e tij.
“Autoritetet e Institutit të Shëndetit publik bëjnë me dije se: vitaminat klasifikohen në të tretshme në yndyrë dhe të tretshme në ujë. Kjo ndarje përcakton edhe kushtin se sa shpesh duhet të merren vitaminat”, shkruan Dita.
Vitamina të tretshme në yndyrë janë vitaminat A, D, E, K, të cilat kanë këto karakteristika: “Nuk duhet të merren përditë sepse trupi i depoziton këto vitamina. Gjithashtu këto vitamina nuk preken nga përgatitja, gatimi, apo ruajtja e ushqimeve dhe nuk eskretohen lehtë (çka do të thotë se mund të mbeten në trup nëse merren me shumicë).
Vitamina të tretshme në ujë janë vitaminat B-Kompleks, vitamina C, të cilat kanë këto karakteristika: “Duhet të merren përditë sepse trupi nuk i depoziton këto vitamina, shkatërrohen nga nxehtësia, ajri, ose uji kur lihen në ujë, çka do të thotë se ato eskretohen lehtësisht nga veshkat në urinë dhe nuk përbëjnë problem.
Vitamina D
Kjo vitaminë e ndihmon trupin për të thithur kalciumin, përmirëson formimin e kockave, ndihmon në mbajtjen e nivelit të kalciumit në gjak dhe mangësia në marrjet e saj mund të shkaktojë zbutjen dhe deformimin e kockave me pasojë rakitin tek fëmijët.
Vitamina A
Po kështu Vitamina A ndihmon në zhvillimin e syve, të lëkurës dhe membranave mukoze, në parandalimin e infeksioneve dhe ndihmon zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve e për rrjedhojë mangësia në marrjet e saj mund të shkaktojë dëmtime në sy mund të çojnë në verbim natën, mundësi më e madhe për infeksione dhe lëkurë e thatë.
Vitamina C
Vitamina C është një nga përbërësit kryesorë të kolagjenit, e cila është proteina kryesore e indit lidhor që kryen lidhjen mes qelizave të ndryshme. Vitamina C është shumë e rëndësishme në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve, sëmundjeve akute të zemrës dhe enëve të gjakut, disa llojeve të kancerit, ndihmon në uljen e kolesterolit, por ndihmon edhe në luftën kundër plakjes.
Grupi vitaminave B
Ky grup vitaminash ndikon në zbërthimin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave dhe energjisë në organizëm.
Vitamina B9, ose acidi folik dhe folatet, janë të nevojshme tek fëmijët për: ndarjen e qelizave, rritjen dhe zhvillimin e qelizave të shëndetshme të gjakut, formimin e materialit gjenetik (acidit nukleik) brenda çdo qelize, pra merr pjesë në procesin e rritjes dhe riprodhimit të qelizave të trupit, vepron si enzimë bashkë me vitaminën B12 në shpërbërjen dhe përdorimin e proteinave.
Acidi folik është veçanërisht i nevojshëm për një funksionim normal të trurit, duke u përqendruar në lëngun spinal dhe jashtëqelizor dhe parandalon keqformimet si: spina bifida tek fetusi që në periudhën e hershme të konceptimit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix8 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix8 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix8 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix8 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix8 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix8 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix13 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix13 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix13 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook