Lidhu me ne

Kryesore

“Qeveria ‘Rama’ ka bërë më pak se çdo qeveri tjetër për integrimin”


I pyetur nga  gazeta MAPO, analisti Alfred Lela shprehet:

Raportimet për shtyrjen e vendimit nga Gjermania për çeljen e negociatave janë komentuar në mënyra të ndryshme nga palët në Shqipëri. Disa media të huaja thonë se në grupin e CDU, por edhe Franca dhe Holanda kanë rezerva për nisjen e negociatave. Çfarë skenari na pret në qershor dhe më pas në shtator?

Në qershor jemi pa skenar, ose më saktë me skenën tashmë të përsëritur të refuzimit; e quajmë edhe të shtyrjes po deshët, siç preferon qeveria dhe shtypi proqeveritar. Sido që ta emërtojmë jemi qartësisht në kushtet e ngecjes së procesit të integrimit. Qeveria Rama ka bërë më pak se asnjë qeveri shqiptare, që nga ato të Enver Hoxhës për ta afruar vendin me Bashkimin Europian. Nuk mund të them se plani i Ramës ka qenë mosafrimi me Europën, sigurisht që jo, por mund të vërehet se taktikat dhe strategjitë politike të brendshme të z. Rama e kanë dëmtuar, në mos e kanë bërë të pamundur konsolidimin e shtegut të integrimit të Shqipërisë. Kryeministri ka preferuar kontroll të fortë të brendshëm mbi institucionet duke e lëshuar në laissez-faire preokupimin për çështjet e jashtme, ku sigurisht integrimi europian është i rendit të parë.

Mos e kujtoni as shtatorin gjë të sigurt. Nëse Rama nuk do t’ia falë dreqit edhe shtatorin, nëse nuk don që të vijë edhe njëherë në Tiranë e të deklarojë, përkundër fakteve, se ‘negociatat u hapën’, edhe pse ato nuk u çelën, ai ka disa muaj të mirë në dorë për ta kthyer periskopin nga Europa. Duke bërë ca zgjidhje dhe zgjedhje të brendshme europiane. I duhet një paqtim politik që do çonte në dalje nga kriza, gjë që do rridhte nga një tryezë politike me opozitën, shtyrje të zgjedhjeve lokale për të siguruar një kornizë besueshmërie për to dhe, pse jo, një afrim të datës së zgjedhjeve parlamentare. Nëse bën këtë, negociatat çelen në shtator, sepse ai mund të mund të shkojë në Berlin e gjetkë me një bona fide pajtimtari.

Mjafton vetë shtyrja e publikimit të raportit të progresit për të kuptuar se Europa ka problemet e saj të brendshme. Megjithatë sa i ka bërë detyrat qeveria shqiptare për të qenë e sinqertë përpara shqiptarëve kur akuzon Europën?

Nëse e përmbysim pyetjen ‘a do të kishin ndikuar problemet e brendshme të Europës nëse ne do të ishim, ta zëmë, jo Shqipëria, por Sllovenia?’. Dua të them se problemet e Europës dhe problemet e aspirantëve për në BE e zvogëlojnë dhe e zmadhojnë njëri-tjetrin në përpjesëtim. Që na lë me përfundimin se Shqipëria nuk i ka bërë detyrat. Vendimi që merr Komisioni është politik dhe duhet lexuar si i tillë, kriteret e përmbushura në terren kuptohen nga vendimi i Këshillit të Ministrave të BE. Aty ku ne rrëzohemi për të satën herë. Agjencitë e sigurisë në Holandë, Gjermani dhe Francë për shembull e dinë më mirë se raporteri për Shqipërinë se sa janë përmbushur reformat shqiptare, të cilat në letrën e raportit final mund të duken mirë. Ne do t’i kemi bërë detyrat kur problemet tona të mos shtrihen poshtë këmbëve të qytetarëve të vendeve anëtare të BE.

Sa ndikon kriza politike në vendimet që merren nga BE për integrimin e Shqipërisë? Sa qëndron teza se fajin e ka opozita për ngecjen e integrimit?

Krizat politike shqiptare nuk janë të ngjashme me italianet apo greket, për shembull. Si në Romë, ashtu dhe në Athinë qeveri suksesive pasojnë njëra-tjetrën kur ka ngecje në sistem, i çfarëdo natyre qoftë. Në Tiranë nuk ndodh kështu dhe ciklet 8-vjeçare të pushtetit, hiq ‘97 kur u desh luftë e armatosur për të ndërruar pushtetin, e dëshmojnë këtë. Duke qenë se jemi antropologjikisht të rrënjosur me votime dhe jo me zgjedhje, klasa jonë politike ka frikë nga zgjedhjet dhe për këtë fillon e përgatitet t’i marrë ato ende pa i zhvilluar (nën tavolinë). Politikanët e këtushëm e dëshmojnë idhujtarinë për Enver Hoxhën në këtë mënyrë; ngaqë nuk e imitojnë dot, në një sistem gjysmë të hapur si ky i yni, e përsëdytin, jo me anë të forcës brutale dhe të drejtpërdrejtë, por me 7 hile e një trimëri. Edi Rama dhe Rilindja këtë sistem kanë futur në punë.

Dua të them se krizat politike, që nga ‘96 e këtej, e kanë shtyrë deri më sot integrimin e Shqipërisë, i cili në mes të viteve ‘90 dukej i afërt dhe i sigurt. Pushtetet gjithmonë ndikojnë më shumë te zgjidhjet ose ngecjet sepse pushtetet kanë mjetet më të shumta e më të forta. Po të bëhet një krahasim i shpejtë i qeverive Berisha dhe qeverive Rama dhe cikleve të tyre të plota të pushtetit dhe rrugës së integrimit, e para është triumfuese, sepse regjistron NATO-n dhe lëvizjen e lirë (vizat). Edhe nëse thua se qeverinë Rama e ka bllokuar ‘opozita Basha’ në rrugën e integrimit, je duke thënë se ajo ka qenë një qeveri e keqe.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook