Lidhu me ne

Kryesore

Presidenti, për një ditë të keqe i duhet Republikës!  

Ervis Iljazaj

Presidenti, në pjesën më të madhe të republikave parlamentare, nuk ka as një pushtet nga tri pushtetet që përcaktohen në Kushtetutë, gjyqësor, legjislativ dhe ekzekutiv. Por, po këto kushtetuta, si edhe ajo shqiptare, nëpërmjet dekreteve që janë instrumenti me të cilin një president ushtron funksionet e tij, i lejon të ndërhyjë në momente të caktuara në të tria këto pushtete. Si në rastin kur dekreton një ligj të Parlamentit, apo kur dekreton propozimet e ministrave me propozim të kryeministrit.

Në këtë kuptim, Kushtetuta shqiptare dhe të gjitha kushtetutat në republikat parlamentare, i japin presidentit një rol ekuilibrues dhe ndërmjetësues midis tri pushteteve pa i dhënë ekskluzivitetin e asnjërit prej tyre. Sepse, duke qenë se është përfaqësues i unitetit kombëtar, ka një detyrë për të garantuar ekuilibrin institucional të vendit dhe rendin kushtetues të tij.

Ka dy organe kushtetuese që garantojnë rendin kushtetues. Presidenti, i cili bën një kontroll të “brendshëm” të kushtetutshmërisë së akteve, ashtu sikurse e konsiderojnë pjesa më e madhe e konstitucionalistëve europianë dhe Gjykata Kushtetuese, që bën një kontroll të “jashtëm” dhe përfundimtar.

Në momentin që Gjykata Kushtetuese mungon në Shqipëri, atëherë roli i presidentit kthehet në një rol thelbësor për të garantuar normalitetin politik dhe institucional në vend. Kjo është një detyrë e Ilir Metës dhe nuk është aspak një fakultet për ta ushtruar këtë rol që i jep fryma dhe germa kushtetuese. Prandaj, veprimi i tij për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve duhet parë në këtë këndvështrim.

Nëse ka vepruar mirë apo keq, nëse i lejohet ose jo sipas Kushtetutës ta bëjë një gjë të tillë, ky është një diskutim tjetër, sepse këtë gjë mund ta gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese, dhe asnjë organ tjetër, aq më tepër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që dje mori në mënyrë të pafalshme atributet e Gjykatës Kushtetuese, duke shqyrtuar nëse zhdekretimi i datës së zgjedhjeve ishte kushtetues ose jo.

Por ama, në gjendjen ku ndodhet Shqipëria, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një Parlament ku legjitimiteti i tij është më shumë se i diskutueshëm, për shkak të numrit të deputetëve, është absurde t’i kërkosh një presidenti të mos ndërhyjë për të tentuar më së paku një zgjidhje të mundshme të krizës politiko-kushtetuese që po kalon vendi.

Edhe për faktin se, presidenti, në një republikë parlamentare, duhet vetëm në një kohë krize. Nëse politika dhe institucionet funksionojnë normalisht, atëherë, roli i presidentit është thjesht formal dhe ceremonial. Por kur vendi kalon një krizë të thellë si kjo që po kalon Shqipëria, roli i tij bëhet thelbësor për të garantuar ekuilibrin dhe funksionimin e institucioneve.

Profesori im i së Drejtës Kushtetuese, një nga konstitucionalistët më të mirë italianë, kur na shpjegonte rolin e presidentit në një republikë parlamentare, thoshte se: “Kompetencat e presidentit janë në formë fizarmonike, hapen dhe mbyllen në varësi të situatës. Kur situata politike është normale, presidentit i ngushtohen kompetencat, kur situata politike është në krizë, kompetencat e presidentit zgjerohen”.

Kështu që, duke parë situatën politike të Shqipërisë, që po kalon një krizë të thellë, madje dhe krizën kushtetuese ku gjendemi, roli i presidentit është thelbësor. Interpretimi i tij për frymën dhe germën e Kushtetutës dhe përpjekja për të garantuar ekuilibrin politik e institucional në vend, është një akt që çdo person i përgjegjshëm do të duhet ta bënte.

Kjo nuk do të thotë se vendimi i Ilir Metës është vendimi më i mirë në mënyrë absolute. Sepse, ka shumë veprime të presidentëve edhe jashtë Shqipërisë që janë kritikuar. Por, në asnjë vend, në asnjë rast, kur ka pasur kriza politike më të vogla se kjo e Shqipërisë, asnjë President i Republikës nuk ka qëndruar indiferent. Madje, në një periudhë në Italinë fqinje, Xhorxho Napolitano, për shkak të krizave politike të herëpashershme që kalonte politika italiane, u kthye në pikën e referimit të shoqërisë dhe të ndërkombëtarëve.

Për të gjitha këto arsye, Presidenti i Republikës, në një republikë parlamentare, i duhet vendit vetëm në ditë të këqija si këto./ Gazeta Liberale

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook