Lidhu me ne

Gatime

7 gatime tradicionale shqiptare që duhet t’i provojë patjetër një i huaj në Shqipëri

Shqipëria mbetet ende një thesar i pazbuluar nga të huajt, dhe nuk e kemi fjalën vetëm për bukuritë e mëdha natyrore, por edhe për ushqimin dhe recetat tradicionale shqiptare që duhet t’i provojë me patjetër një i huaj në vendin tonë.

Por cilat janë gatimet tradicionale që duhet t’i provojë një turist kur vjen në Shqipëri?

1.Tavë Kosi
Tepër e shijshme dhe e ushqyeshme, Tava e Kosit jo më kot renditet në vend të parë si një ndër gatimet tradicionale që ka tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj. Tipike nga Elbasani, kjo tavë e veçantë,  ka fituar edhe çmim të parë në Itali, si gatimi më i mirë mes 26 gatimeve nga shtete të tjera.

2.Byreku
Gatimi i brumërave mbetet një specialitet më vete i trojeve shqiptare.  Çdo vend i Ballkanit i jep këtij gatimi nuanca të rëndësishme të traditës vendase. I tillë është rasti i Shqipërisë që gatimin e byrekut e ka përvetësuar dhe përditësuar mrekullisht. Ne ju sugjerojmë që të provoni byrekun me gjizë  i pjekur me mjeshtëri, që do t’ju bëjë të lëpini gishtat.

3.Speca të mbushur
Mbetet një nga tavat më të kërkuara shqiptare me bazë perimesh të shijshme vendase. Specat e mbushur jo vetëm që do t’ju pëlqejnë shumë por do t’i kërkoni sërish si një nga recetat më të porositura për stinën e verës.

4.Qofte korçe
Të njohura ndryshe si kërnacka korçe, ky gatim tipik nga qyteti i Korçës është aq i shijshëm saqë nuk do të mjaftoheni me një porosi. Pasi keni ngrënë një, do të kërkoni të dytën, të tretën e kështu me radhë.

5.Imam bajalldi
Është pjata verore më e shijshme. E njohur ndryshe si patëllxhanë të mbushur, kjo tavë ka një larmishmëri perimesh të gatuara bashkë dhe një aromë fantastike që s’do ta harroni lehtë.

6.Jufka
Nëse po mendon për një darkë të shijshme për 3 persona, porosit tavën me jufka dhe pulë. Është speciale për të gjithë ju adhuruesit e brumërave dhe pastave.

7.Trahana
Trahanaja është një recetë që përgatitet në verë, por konsumohet më shumë në dimër. Disa e përgatisin trahananë të ëmbël me qumësht e gjalpë, disa të tjerë me kos, disa me lëng domatesh e të tjerë me lëng mishi. Një gjë është e sigurt, sido që ta gatuash, asnjë nuk i thotë “jo”.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar13 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore13 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix13 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix13 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar13 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix13 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix13 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix13 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook