Lidhu me ne

Kioske

Biografia dhe disa nga memet më të bukura/ Kush është Genc Sejko që bën namin me meme

Krijimet e tij ‘shkundin’ internetin, foto-montazhet po ashtu. I profilizuar në një oponencë të fortë me qeverinë, Genc“>GencSejko“>Sejko mund të quhet Njeriu i Memeve në Shqipëri.

51F7D01B-8E21-4429-ABC2-7BBCA8D0E44F | 27.al

Kushdo i ka parë e i ka pëlqyer fotot e tij, të cilat në jo pak raste janë kthyer në burim frymëzimi për emisionet satirike televizive.

Genc Sejko - Publicaciones | Facebook

Me një ironi për t’u admiruar, një sens humori që gjendet shumë rrallë dhe me një sy kritik të fortë, krijuesi i këtyre fotove, Genc“>GencSejko“>Sejko ka treguar për miqtë e Fax-it copëza nga puna e tij në rrjet.

Kush është Genc Sejko? (FOTO LAJM) - Albeu.com

Në një bisedë virtuale, Genci na rrëfen momentet e para kur krijimi i foto-montazheve nisi të kthehej në një angazhim ditor për të.

“Rastësisht. Në mos gabohem ishte viti 2015. Kur Rama doli në foto me një qengj në dorë. Gjatë përmbytjeve në jug të vendit.

Genc Sejko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Ramës dhe Ballës dhe ...

Mu kujtua një pikturë e Jezusit me të njëjtën pozë.

Nuk bëra meme. Thjesht i bashkova fotot bashkë. Nganjëherë fjalët janë të tepërta,”thotë ai.

Njeriu i Memeve' – Si ia doli Genc Sejko të vërë në lojë gjithë ...

Por si e sheh ai kontaktin virtual me anë të fotove, a ka efekt multimedia në jetën e qytetarëve, në rradhët e të pakënaqurëve, tek ajo pjesë e shoqërisë që nuk ka shumë në dorë përveç një telefoni.

Who is this Albania for?', Genc Sejko scolds at the emigrant protest

“Fotoja ishte një super hit dhe u shpërnda shumë. Përfundoi deri në emisione televizive. Reagimi nga miqtë ishte shumë pozitiv. Kjo vërtetoi një shprehje angleze që thotë se: ‘Një foto vlen më shumë se 1000 fjalë’. Duke parë se njerëzit reaguan pozitivisht mendova të vazhdoja.

Meme nga Genc Sejko... ~ Auroranews

Qëllimi im është t’i hap qytetarëve një dritare tjetër nga ajo që u hap pushteti. Një dritare nga e cila unë shoh çdo ditë. Kur shoh që njerëzit i marrin fotot e mia dhe i përvetësojnë (dmth i postojnë si të tyret) më mbushet zemra plot. Sepse shoh që ia kam arritur qëllimit,”tregon Genci.

Meme nga Genc Sejko... ~ Auroranews

Genci e ndan jetën e tij mes Londrës dhe Tiranës. Distanca nuk e ka penguar që të ruajë perceptimin mbi realitetin në Shqipëri dhe të jetë me këmbë në tokë. E teksa e pyes për ‘dritaren’ e mendimit ndryshe, ai thotë:

Genc Sejko 'nuk mbahet': 12 meme në tri orë për Xhafajn dhe ...

“Ndikon shumë. Pozitivisht dhe negativisht. Në aspektin pozitiv, duke qenë jashtë unë kam lirinë të shpreh atë që dua pa asnjë lloj censure. Kjo pasi unë nuk jam ekonomikisht i lidhur me Shqipërinë.

Meme nga Genc Sejko... ~ Auroranews

Aspekti negativ ka të bëjë me faktin se duke qenë larg, nuk i jeton problemet politike dhe sociale, por udhëhiqesh vetëm nga perceptimi.

Kur vij në Shqipëri bëj gjithmonë një rakordim të asaj që perceptoj me realitetin që shoh dhe prek kur jam aty.”

Genc Sejko - Home | Facebook

Ndryshe nga shumë shqiptarë që jetojnë jashtë, që kur bisedon me ta për Shqipërinë flasin me idealizëm e ia hedhin fajin rastësisë, duke u shkëputur nga problemet reale, Genci nuk e ndan përgjegjësinë e politikës nga ajo e shoqërisë.

FOTO/ Meme e Genc Sejkos që po trondit rrjetin - Syri | Lajmi i fundit

“Klasa politike është produkt i shoqërisë. Injoranca nuk është justifikim. Sidomos në kohën kur ne jetojmë. Një pjesë e shoqërisë mashtrohet, një pjesë mashtron ndërsa një pjesë ndihmon në mashtrim. Këta të fundit janë më të urryerit tek unë,”-thotë Sejko“>Sejko.

Pak humor nga Genc Sejko - Rilindja Demokratike | Facebook

Në një vëzhgim të profilit të tij në Facebook, ideja fillestare që të krijohet është se pas emrit ‘Genc“>GencSejko“>Sejko’ mund të jetë një ekip i mirëfilltë PR-i.

Një kreativitet për t’u admiruar, por bashkë me emrin mund të nisin dhe problemet. Dhe kur ndalem tek kjo pyetje, Genci shpjegon pse presionet ndaj tij janë kohë e çuar dëm.

MEMO e DITES nga Genc Sejko - PUBLIK.live

“Më kanë sharë shpesh në inbox. Por nuk merrem kurrë me ta. Nuk mund t’i bësh presion dikujt që nuk ka asgjë për të humbur. Plus që, një pjesë e mirë nuk e ka idenë se kush i bën fotot. Kjo pasi unë kam zgjedhur të mos vendos logo. Prsh, më kanë thënë se Erion Veliaj mendonte se fotot e tij me Obamën ishin produkt i PD-së.

I bllokuan facebook, rikthehet me meme për qeverinë Genc Sejko ...

Me thënë të drejtën nuk më intereson kush bezdiset prej tyre. Jam i interesuar vetëm për të vërtetën,”thotë ai.

Tempora - Meme nga Genc Sejko - video dailymotion

Kurioziteti për të ditur se nëse s’ka patur presione më së paku duhet të ketë patur oferta për të mos e shënjestruar më qeverinë, ai përgjigjet:

FOTO/ Drejtori i Ramës shanë dhe kërcënon haptazi Genc Sejkon ...

“Jo asnjëherë. Dëgjo! Në gjykimin tim: Këtyre nuk ja ndjen për asnjeri e për asgjë. Këta kanë një industri të tërë propagande. Për ta unë e disa të tjerë jemi thjesht një zë i mekur në fund të pusit.”

Genc Sejko - Home | Facebook

Për personazhe të tilla që pavarësisht angazhimeve, largësisë, gjejnë kohën dhe merren me problemet në vendin tonë dhe i komentojnë një një tjetër pikë vrojtimi, ka shumë interes se çfarë bëjnë ata në jetën jashtë internetit.

Gazetaret e "Ujësjellësit" bëhen meme - Shekulli

“Menaxhoj një biznes të vogël në Londër i cili për nga natyra nuk mund të bëhet kurrë i madh.

Meme nga Genc Sejko... ~ Auroranews

Kjo më jep kohë të mjaftueshme të lexoj për atë që ndodh në Shqipëri. Sa për syrin kritik, mendoj se është diçka gjenetike.

Turku na mundi se kishin Skënderbeun pa qef”, memet në rrjet pas ...

E kam pasur gjithmonë. Nuk është diçka për t’u mburrur, është mallkim.”-thotë Genci.

Në bisedë e sipër, Genci tregon pikëpamjen e tij të fortë opozitare, dhe shton se ajo që e habit më shumë është qëndrimi i opozitës. E pyes se sa njerëz me ‘zë të mekur’ duhen që tingulli të dalë nga pusi dhe se a ka plan të kthehet për t’iu bashkuar një grupimi politik dhe ai thotë:

Nis vrullshëm KÇK-ja, Rama 'rreshtore' ministrave të tij: A e ...

“Nuk di të them por ajo që më habit është roli i opozitës. Shpesh pyes veten pse nuk e bën opozita këtë që bëj unë?!

Njeriut të MEME-ve i mbyllin 'Facebook-un”, kë akuzojnë ndjekësit ...

Jo kurrë. Qasja ime është opozitare. Ata që më konsiderojnë sot si “aleat” nesër do më thërrasin “armik”.”

Nis vrullshëm KÇK-ja, Rama 'rreshtore' ministrave të tij: A e ...

Si çdo njeri krijues që ka disa punë të veçanta që pavarësisht kohës ato mbeten të preferuarat, dhe Genci ka disa të tilla:

Gazetaret e "Ujësjellësit" bëhen meme - Shekulli

“Albumi me fotot e Erion Velisë duke imituar Obamën është një prej tyre. Foton e Trump që i drejtohet Ramës pas fitores. Por kjo është e preferuara ime.”

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore19 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix19 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook