Lidhu me ne

Temporal

Analiza/ Si po fluturon borxhi i Ramës?

Borxhi publik që llogariste qeveria në fillim të vitit do të ishte 69% ndërkohë me emetimet e shpeshta në tregun e brendshëm dhe ekspozimin në tregjet financiare ndërkombëtare, do të shkojë në 80%. Në deklaratat e ministrave, që kujdesen për financat e këtij vendi, thuhet se një pjesë do të shkojë për ripagesat e borxhit që janë marrë në 2015 dhe 450 milionë euro do të jetë emetim i ri. Nga analiza e FMN-së për vitin 2020 rezulton se ekonomia shqiptare do të tkurret me 5% këtë vit. Për rrjedhojë, niveli i borxhit do të impaktohet dy herë negativisht, së pari nga rënia ekonomike që është e pashmangshme dhe nga emetimi i ri, që qeveria nxitoi ta shesë si sukses të madh. Për rrjedhojë, niveli i borxhit publik mund të kalojë 80% deri në fund të këtij viti.

Nga Flir Mosho*

Kryeministri Rama e cilësoi si sukses të padiskutueshëm emetimin e Eurobondit prej 650 milionë euro?

“Një sukses i madh i qeverisë në emetimin e Eurobondit 2020, ku investitorët u treguan të gatshëm të investojnë me besim në ekonominë shqiptare” – deklaronte Rama.

Të gjithë ata që analizojnë ekonominë dhe ndjekin dinamikën e tregjeve financiare e dinë që norma e bonove me afat maturimi 7 apo 10-vjeçare në Eurozonë është praktikisht zero, madje në disa raste është negative. Është në interesin e bankave dhe fondeve të investimeve që të vendosin paratë në bono, që japin një përqindje shumë më të lartë se norma mesatare e vendeve në Eurozonë.

Është si një bast i sigurt që në fund të ditës, do të kthejë paratë me interes, ndërkohë që diku tjetër nuk do të prodhojë asnjë efekt financiar pozitiv (për të mos thënë negativ) në 7 vitet që do të vijnë.

Është një tjetër lloj investitori që qeveria shqiptare duhet të kujdeset në fakt. Janë investitorët e mëdhenj, të cilët kontribuojnë realisht në ekonomi si TAP, Devoll Hydropower ku në 4 vitet fundit investuan rreth 2 miliardë euro në ekonomi. Tashmë kanë përfunduar investimet e tyre dhe qeveria Rama, në 7 vite të sundimit të saj, nuk është kujdesur të sjellë as edhe një të tillë.

Borxhi publik që llogariste qeveria në fillim të vitit do të ishte 69% ndërkohë me emetimet e shpeshta në tregun e brendshëm dhe ekspozimin në tregjet financiare ndërkombëtare, do të shkojë në 80%. Në deklaratat e ministrave, që kujdesen për financat e këtij vendi, thuhet se një pjesë do të shkojë për ripagesat e borxhit që janë marrë në 2015 dhe 450 milionë euro do të jetë emetim i ri. Nga analiza e FMN-së për vitin 2020 rezulton se ekonomia shqiptare do të tkurret me 5% këtë vit. Për rrjedhojë, niveli i borxhit do të impaktohet dy herë negativisht, së pari nga rënia ekonomike që është e pashmangshme dhe nga emetimi i ri, që qeveria nxitoi ta shesë si sukses të madh. Për rrjedhojë, niveli i borxhit publik mund të kalojë 80% deri në fund të këtij viti.

Një tjetër problem me borxhin publik është dhe Projekti 1 miliard i nisur nga qeveria vetëm dy vite më parë. Të gjitha projektet me ofertë të pakërkuar që ka nisur Rama, përkundër rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare, nuk trajtohen si borxhe publike, por si projekte me Partneritet Publik-Privat “jashtë bilanceve”, të cilat kanë krijuar detyrime kontratuale që buxheti i shtetit do t’i shlyejë në 10 apo 15 vitet e ardhme. Thjesht duke përdorur një truk kontabilizimi, qeveria praktikisht ka fshehur një borxh publik që shkon në rreth 2% të PBB vetëm në dy vitet e fundit.

Nga ana tjetër, menaxhimi i financave është në nivel shumë të dobët ku deficiti fiskal thellohet çdo ditë dhe paketat e propozuara për shpëtimin nga kriza nuk mund të bëjnë gjë tjetër, vetëm sa mund të shtojnë agoninë e saj. Nga buletini fiskal i të dhënave zyrtare të qeverisë, deri tani deficiti është mbi 20 miliardë lekë dhe do të vazhdojë të thellohet. Nga projeksionet e FMN dhe nga të gjitha analizat makrofiskale paraprake, deficiti vetëm do të thellohet ku në fund të vitit, mund të arrijë në 80 miliardë lekë apo rreth 6% e PPB. Në këtë situatë kritike, atëherë qeveria do të detyrohet që të kërkojë përsëri para borxh, në tregjet e brendshme apo të huaja, duke e futur ekonominë në një vorbull spirale pa kthim.

Një impakt shumë të fortë, kriza ka pasur edhe në punësim. Sipas analizave të vetë bizneseve deklarohet se listat e të punësuarve janë zvogëluar me rreth 60 mijë vetë, që do të thotë me 10% të totalit të të punësuarve të deklaruar në 2019. Efekti i rikuperimit të punësimit ka gjasa të kërkojë shumë më shumë kohë, duke marrë në konsideratë që sektorë të rëndësishëm si turizmi dhe shërbimet do të kenë një vit shumë të vështirë në këtë sezon.

Ndërkohë si masë për zgjidhjen e krizës kryeministri, së fundmi propozon amnistinë fiskale dhe mendon se kjo do të mbushë arkat e shtetit për të përballuar të gjitha presionet për pagesat e PPP, shërbimin e borxhit, investimet publike, paketat sociale, kërkesat nga shëndetësia dhe shpenzime të tjera të domosdoshme.

Paketa e propozuar për amnistinë fiskale nuk do të ketë asnjë impakt në përmirësimin e financave të qeverisë, në asnjë aspekt. Nga ana tjetër, kjo paketë nuk është e qartë edhe nga pikëpamja teknike si do të vijnë të ardhurat e palegalizuara dhe si ato do të futen në sistem për t’u përkthyer në gjenerator për ekonominë e vendit.

Eksperimentet dhe mungesa e profesionalizmit në menaxhimin e financave publike janë nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie. Vlejmë të kujtojmë këtu që, në një periudhë fare të shkurtër, janë bërë shumë ndërhyrje në politikat fiskale pa asnjë lloj analize, duke prodhuar efektin e kundërt me atë që mendohej. Përkundër të gjithë sugjerimeve të ekspertëve të FMN vetëm dy vite më parë, Ministria e Financave ndryshoi regjimin e Tatimit e Vlerës së Shtuar, duke përfshirë edhe bizneset e vogla në këtë skemë. Sugjerimet e ekspertëve për efektin e papërfillshëm fiskal dhe ngarkesën e madhe që sillte në administrim ranë në vesh të shurdhër. Tashmë që është kuptuar që kjo ishte një masë e pastudiuar, qeveria Rama po kërkon sërish ndryshimin e këtij regjimi.

Tashmë është e qartë që e gjithë politika në menaxhimin e financave publike me rritje të taksave ka prodhuar një rritje minimale ekonomike, rritje progresive të borxhit, PPP që po krijojnë një risk sistemik, pak investime publike, rritje të varfërisë dhe përkeqësim në çdo aspekt të ekonomisë.

*Titulli origjinal: Eurobondi, si intubimi i fundit

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook