Lidhu me ne

Gatime

Si ruhet vaji i ullirit ?

Siguroni Jetëgjatësinë e Vajit Cilësor të Ullirit

SiÇ ndodh edhe me ushqime të tjera që kanë një afat përdorimi dhe cilësie, vaji i ullirit nuk bën përjashtim. Foto: Flickr Në ka një produkt që nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinë, ai është vaji i ullirit ekstra i virgjër. Përdorimet e tij në gatimet tona të preferuara janë të panumërta, aq sa furnizimi me këtë vaj nuk është kurrë i tepruar. Gjithnjë sugjerohet që në kuzhinë të kesh disa shishe rezervë me vaj ulliri cilësor, por natyrshëm lind pyetja, a prishet ndonjëherë vaji i ullirit? Jetëgjatësia e vajit të ullirit Siç ndodh edhe me ushqime të tjera që kanë një afat përdorimi dhe cilësie, vaji i ullirit nuk bën përjashtim. Padyshim që edhe vaji arrin një pikë që e bën atë të papërdorshëm. Me kalimin e kohës, ajri, nxehtësia dhe drita kanë një ndikim të pakthyeshëm në cilësinë e produktit dhe në sigurinë e tij. Pavarësisht të gjitha hapave që marrim për ta ruajtur sa më mirë, vaji i ullirit nuk do të zgjasë përjetësisht. Zgjidhja më e mirë është gjithnjë vaji i freskët ekstra i virgjër, i pastër dhe natyral i ullirit. Por kjo nuk do të thotë që këto karakteristika do të garantojnë jetëgjatësinë e tij, sepse vaji i ullirit është një produkt natyral i pastër pa aditivë, që mund t’ia zgjasin jetën por dëmtojnë cilësinë. Shumica e vajrave të ullirit janë të përdorshëm deri në dy vjet që nga data e paketimit. Nëse dëshironi të shtoni jetëgjatësinë e vajit të ullirit, shfrytëzoni këto këshilla nga AgroWeb.org: Nëse keni disa shishe, mos i hapni të gjitha njëherësh, por një e nga një. Vajra të ndryshëm mund të kenë shije dhe aromë të ndryshme. Është e rëndësishme të mbani mend që kur shishja hapet, përmbajtja e saj do të ketë një jetëgjatësi më të shkurtër. Ruajeni në vend të freskët Mbajeni vajin e ullirit në një vend të freskët dhe të errët, larg zonave të gatimit dhe burimeve të nxehtësisë. Mos e fusni në frigorifer, por mbajeni në një dollap të ajrosur mirë që do të ndihmojë në zgjatjen e freskisë së vajit të ullirit. Mbajeni shishen të mbyllur mirë Shishet dekorative që mund të keni në shtëpi, ngjajnë shumë të bukura, por nëse e keni të pamundur të izoloni grykën e tyre që ta mbroni vajin e ullirit nga ambienti i jashtëm, atëherë shishja nuk bën punë. Ekspozimi i vajit në oksigjen do të përshpejtojë prishjen e vajit. Mbajeni shishen larg dritës Shumica e vajrave të ullirit janë të paketuara në shishe të errëta për një arsye të vetme – ato filtrojnë shumicën e dritës që arrin të degradojë vajin e ullirit me kalimin e kohës. Një shishe qelqi me ngjyrë të errët është gjithashtu e rëndësishme për të siguruar jetëgjatësinë e produktit. Si të dalloni një vaj të prishur Fakti që një shishe me vaj ulliri ka një afat përdorimi të stampuar në të, nuk garanton që vaji do të mbajë të njëjtën cilësi për shumë gjatë. Përpara se të përdorni vajin e ullirit, kontrolloni datën e stampuar si një udhëzues për cilësinë e tij. Jini vigjilentë për shenjat e mëposhtme që do t’ju ndihmojnë të dalloni vajin e prishur. Pamja Gjëja e parë që duhet të shikoni është pamja e vajit të ullirit. Pas një 12 ose 18 muajsh, vaji do të nisë të ndryshojë ngjyrë. Nëse prishet, vaji do të marrë një ngjyrë të çelët të verdhë. Aroma Në ka një tregues vendimtar për cilësinë e vajit, është aroma e vajit. Vajrat e freskët kanë një aromë të ndezur e të mprehtë, por duke u prishur, vaji merr një aromë që të ngjan me kikirikët e prishur, shkumësin apo stukon. Shija Nëse keni akoma dyshime, provoni një gllënkë dhe shijojeni në gojë. Nëse shija që do të përjetoni do të jetë ajo e yndyrës që ngjit, thartësisë apo e ngjashme me kungullin, dijeni që keni hasur një vaj ulliri të prishur.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix3 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix3 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix3 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix3 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix3 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix3 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix3 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix3 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix4 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook