Nga Kozeta Kurti
Rujna zot të kishte mbetur në duart e tyre!
Jo, nuk më ka dalë mendja të shpenzoj pasditet e mia duke parë “Përputhen”. Mund të parazitoj me sytë ngulur në mur e të mos më vijë hiç keq për kohën e shkuar dëm, krahasuar me varësinë ndaj këtij falsiteti, ku s’di as ku ka dashuri, as ku ka seks, as ku ka show, as dreqin, si mund të ndikojnë këta në biznes.
Dhe as do kisha marrë mundimin t’i merrja diellit të pranverës së sotme, as edhe një sekond, nëse një mikeshë e imja, nuk do të më dërgonte montazhin e kësaj videoje, ku çdo meskiniteti, mediokriteti, mungese sinqeriteti, të pavërtete i vendoset emri: Teatër (diku edhe me emër: Teatri “Migjeni”) Akademi Artesh, aktrim, aktor-e etj.
Ju o lodra dhe kukulla të kurdisura nga ato të teatrove të kukullave, në duar produksionesh televizive (teknikisht po flas, se në përmbajtje, s’po kam dëshirë të përshkruaj çfarë lodrash e kukullash jeni) nuk mund ta adresoni paaftësinë tuaj, edhe sikur veç për të luajtur, në një fushë që as e keni idenë se çfarë është dhe në padijen tuaj, ju FYENI! Falë zotit, e bëni nga padija, injoranca!
Por si të thuash, nuk mund të pritet shumë as nga ju, as nga ata që ju “mitizojnë” ju, për sa kohë sa informacionin e vetëm e merrni duke bërë scroll në instagram, kryesisht në faqe veshjesh e brand-esh që kanë nevojë për vizibilitet, “kallp” edhe ato, njësoj si vetë ajo që ju përfaqësoni në publik.
E di pse s’mund të jeni ju, Teatri, Akademia, aktrimi?
Sepse ata kanë lindur për të jetuar dhe për t’u kujtuar në breza e histori!
Kurse ju…. ju jeni ca flluska që shfryheni përpara se të fryheni!
Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në...
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka trokitur prej ditësh dhe ndërsa i afrohemi 25 prillit, motorët e partive kryesore në vend...
Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e...
Kriza në Aeroportin e Rinasit është përpjekja e fundit Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga Skandali Becheti. Kështu u...
Klodian Tomorri Gazetari Klodian Tomorri, ka bërë një deklaratë të fortë , teksa ka folur për tenderat që po bëhen...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se do të rikandidojë për një...
Po çfarë bëri tjetër Rama? E bëri Shqipërinë vilajet të Turqisë. Nëse Berisha e priste në Tiranë Bushin, Rama i bën...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të premte është...
ITALI– Kryeministri Italian, Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e...
Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti...