Lidhu me ne

Kioske

“Fake news”-et e 7 prillit 1939 – Historiani Hasan Bello zbulon çfarë dinte Mbreti Zog për pushtimin italian

A kishte informacion shteti shqiptar dhe Mbreti Zog për agresionin italian më 7 prill 1939?

Dr. Hasan Bello: Mbreti Zog ishte një vëzhgues i hollë i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai ndiqte me kujdes zhvillimet diplomatike dhe lobonte për të ruajtur sovranitetin e shtetit shqiptar sa më gjatë që të ishte e mundur. Në një takim që ministri amerikan në Tiranë, H.Grant do të zhvilloi me të në vitin 1937, Zogu do t`i deklaroi se brenda dy viteve bota do të përfshihet nga një konflikt i përgjithshëm. Sipas Grant-it, profetësia e tij doli.

Gjatë kësaj periudhe pati edhe një sërë zhvillimesh ndërkombëtare që e bindën Mbretin Zog dhe elitën politike shqiptare që pushtimi i Shqipërisë nga Italia do të ishte i pashmangshëm. Me këtë kemi parasysh marrëveshjen e Mynihut në 1938 mes Francës, Britanisë dhe Gjermanisë; më pas deklaratën e Çembërlenit në Dhomën e Komunëve, sipas së cilës, Britania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Mesdhe, duke i lënë kështu duar të lira Musolinit…etj, etj.

Por përsa i përket informacioneve konkrete, shteti shqiptar merrte të dhëna nga shumë burime. Kështu, shërbimi sekret, xhandarmëria, ushtria etj., e shikonin që Jugosllavia po përqëndronte forca në kufirin shqiptaro-jugosllav, ose Greqia në atë shqiptaro-grek. Nga Bari vinin informacione për dislokim forcash…

Në këto rrethana çfarë bëri Mbreti Zog, si ishte reagim i tij?

Dr. Hasan Bello: Në këto rrethana Mbreti Zog u përpoq të kërkonte ndihmën e përfaqësuesve të shteteve europiane, ballkanike dhe SHBA-ve. Por të gjitha shtetet në fjalë, përjashto SHBA-të që ishin larg, ishin të trembura dhe të lidhura nga kalkulimet gjeopolitike që kishin bërë me Gjermaninë dhe Italinë. Kështu, jugosllavët të cilët kishin premtuar një farë ndihme për ta lejuar Mbretin dhe forcat shqiptare për ta organizuar qëndresën në pjesën veriore në afërsi të kufirit shqiptaro-jugosllav, pas presionit të Hitlerit, u tërhoq. Madje, deklaroi se në rast se Shqipëria do të sulmohej nga Italia, Jugosllavia do të futej 15-20 km në brendësi të territorit shqiptar. Kjo pamundësonte organizimin e rezistencës afatgjatë. Greqia dhe kryeministri Metaksa flirtonte hapur me Musolinin.

Në një takim që Mbreti Zog do të zhvilloi me ministrin amerikan në mbasditen e 6 prillit 1939, kur ky i fundit do ta pyes nëse kishte diçka për presidentin Ruzvelt, ai, me sy të përlotur i thotë “Pyeteni presidentin se çfarë kënaqësie ndjejnë Fuqitë e Mëdha kur shikojnë se si gëlltiten kombet e vegjël?

Gjithësesi Mbreti Zog kishte përgatitur një plan mbrojtje. Ai është i pari plan operativ ushtarak mbrojtjeje i shtetit shqiptar. Sipas planit, vija bregdetare dhe territoriale nga mendohej të vinte sulmi ndahej në katër zona: Shkumbin-Milot, Milot-Shkodër, Shkumbin-Vjosë, Vjosë-Sarandë. Në Durrës, i cili ishte porti më i madh, dhe nga ku pritej zbarkimi kryesor i forcave italiane, Zogu emëroj major Abas Kupin. Thelbi ishte që ndaj Italisë të organizohej një qëndresë simbolike, që do t`i tregonte botës se shqiptarët e pritën fashizmin me armë në dorë.

Realisht cili ishte raporti i forcave? A mund t`i bënte ballë Shqipëria Italisë?

Dr. Hasan Bello: Italia ishte një shtetet më të militarizuara të kohës. Shqipëria e atyre viteve me 800.000 banorë e kishte të pamundur t`i bënte ballë. Jo vetëm Shqipëria e asaj kohe, por as ajo e Enver Hoxhës. Pse? Sepse për pushtimin e Shqipërisë më 7 prill 1939, morën pjesë 22.000 ushtarë italianë, të shoqëruar me 64 topa, 124 tanke të lehtë, 860 automjete, 1200 motoçikleta, 5500 biçikleta, 2500 kuaj e mushka. Sipas burimeve britanike, trupat prej 22.000 vetësh i shoqëronin rreth 400 aeroplanë, 300 tanke të lehtë dhe 12 anije lufte.

Si vijoi qëndresa?

Po marim rastin e Durrësit. Sepse qëndresë pati në çdo mol, në Shëngjin, Sarandë, Vlorë etj. Në Durrës sulmi nisi në 5:25 të mëngjesit. Mbrojtësit e qytetit të drejtuar nga Abas Kupi i pritën me të shtëna mitralozi. Disa herë italianët tentuan të zbrisnin, por nuk mundën duke lënë sipas burimeve të kohës deri në 12 të vrarë. Kjo është shifra minimale. Pas disa orëve qëndresë dhe disa viktimave nga pala shqiptare, me në krye pjestarin e xhandarmërisë shqiptare, Mujo Ulqinakun, rezistenca mori fund. Misioni ishte realizuar. Shtypi ndërkombëtarë botoi mjaft shkrime ku thuhej se italianët u pritën me pushkë.

Po në arenën ndërkombëtare si reagoi Mbreti Zog?

Dr. Hasan Bello: Ai dhe qeveria shqiptare morën masa dhe me anën e përfaqësuesit shqiptarë në Lidhjen e Kombeve denoncuan agresionin italian me 8 prill, duke e konsideruar Shqipërinë si viktimë të Boshtit nazi-fashist.

A justifikohet largimi i Mbretit Zog?

Dr. Hasan Bello: Për mendimin tim justifikohet për shkak se po të qëndronte këtu do të kapej rob, do të bëhej kukull në duart e italianëve, për të nënshkruar gjëra jasht vullnetit të tij personal. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka nënshkruar akt kapitullimi me pushtuesit fashistë. Kjo do ta ndihmojë atë edhe për rastin e luftës italo-greke dhe ligjit të luftës që Greqia ruan ndaj Shqipërisë. Për historianët dhe juristët e së drejtës ndërkombëtare ai ligj është nul, i paqenë. Por imagjinoni sikur Zogu të mbetej këtu dhe të detyrohej t`i shpallte luftë Greqisë. Nga ana tjetër largimi i tij është bërë me vendim të Asamblesë Kombëtare. Provesverbalet e këtyre mbledhjeve dhe vendimet, që përshkruhen nga shumë dëshmitarë e protagonistë, ende nuk dihet se ku janë. Unë mendoj se janë zhdukur qëllimisht pas 1944-s, për të kompromentuar figurën e Zogut.

Ai ishte rast unikal largimi i Mbretit Zog?

Dr. Hasan Bello: Jo! Pothuajse të gjithë mbretërit e vendeve fqinjë kanë vepruar njësoj. Ata u larguan drejt Londrës e Parisit, në pamundësi për të bërë diçka tjetër. Megjithëse ishin mbretër të vendeve më të fuqishme se sa Shqipëria. Nuk kishte asnjë alternativë tjetër. Fati i vendeve të vogla, deri diku është i ngjashëm. Por askush si shqiptarët nuk i kanë denigruar mbretërit e tyre me epitete nga më fyeset.

Vazhdo leximin

Me teper

Kritike1 ditë më herët

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat. Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi...

Aktualitet1 ditë më herët

Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër.

Z. Kryeministër, Pas kësaj rruge ndodhet 1 prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe 1 prej destinacioneve kryesore...

Temporal1 ditë më herët

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar. INSTAT...

Stil2 ditë më herët

5 restorantet që preferoj në Prishtinë

Nga Enver Robelli  E kam të qartë: kjo listë është krejtësisht subjektive, pra një vlerësim fund e krye personal, por është...

Stil2 ditë më herët

Milioneret e instagramit që bëjnë shumë “zhurmë” për para, zbulohen çmimet e Luana Vjollcës, Arbana Osmanit dhe Teas

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që...

Temporal2 ditë më herët

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë...

Kryesore2 ditë më herët

Basha: S’lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, dhe s’do ndalemi deri sa të çmontojmë regjimin Rama-Doshi.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë është përballur me debat dhe sulme nga Fatbardh Kadilli. Basha ka deklaruar se...

Stil2 ditë më herët

Tre shenjat e horoskopit që i fshehin ndjenjat

Akrepi Fillojmë me zotin e fshehtësisë dhe dyshimit. Nëse ndonjëherë merrni ndonjë fjalë nga Akrepi, me të vërtetë do të...

Radar2 ditë më herët

Andi dhe Melisa pranuan lidhjen/ Tea mesazh dyshes

Vetëm disa ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan lidhjen e tyre, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për regimin e...

Kioske2 ditë më herët

Si favorizohen oligarkët?

Si favorizohen oligarkët? Kur Kastrati Group bleu Hotel Sheraton në vitin 2018, shumë u çuditën. Një kompani që kishte eksperiencë...

Facebook