Lidhu me ne

Kioske

Letrat e ndaluara të komunizmit: “Punojmë për të ngrënë një copë bukë misri”


Letrat e dhimbjes së shqiptarëve në regjimin komunist të cilat u ndaluan nga Sigurimi i Shtetit për të shkuar në vendmbërritje tregojnë gjendjen e rëndë ekonomike të tyre në vitin 1953.

Këto letra  janë zbardhur në mënyrën më të keqe gjuhësore dhe janë dërguar si materiale operative në degët e punëve të brendshme përkatëse.

Pavarësisht se kishin kaluar 9 vjet nga mbarimi i luftës së përbotshme, gjendja e shqiptarëve duket sikur është në gjendje lufte. Kërkesa kryesore që vihet re është ajo për bukë. Populli ndjehet i rrezikuar nga mungesa e të ardhurave si dhe nga tatimet e rënda që kishte vënë qeveria komuniste.

Në atë kohë, vendi ishte i përfshirë në sistemin e triskëtimit të ushqimit. Popullsia e cilësuar si “kulakë” ishte vënë përpara detyrimeve të rënda fiskale, disa herë më shumë nga popullsia e zakonshme.

Kjo sillte shumë herë burgosjen e saj apo marrjen e asaj pak toke bujqësore që i kishin lënë. Gjithsesi, Shqipëria këtë uri nuk e përjetoi as në vitet e luftës.

Mustafa Hoxha nga Bozhgradi, Bilisht për Ismail Bozhgradin në Australi:

“Jemi në rrezik për ushqim. Sot që po të shkruaj, jemi pa bukë, pa gjellë e pa asgjë tjetër. Jemi në rrezik. Para një jave dola të lypja te daja e në vende të tjera. Domethënë mos pyet se si jemi bërë. Sot i mbaruam ato e jemi për një kafshatë bukë”.

-Hëna Ramadani nga Floqi, Korçë, për Qerim Panaritin në SHBA: “Sot që po të shkruaj këtë letër, jemi pa bukë! Ti do thuash pse jemi pa bukë? Jemi se nuk kemi qe dhe toka është pa punuar e pa mbjellë. Po të duash, na ndihmo nga ca që të na shpëtosh jetën”.

-Lefteri Trako nga Korça, për Ollga Pandon në SHBA: “Lufta e shkretë na mbylli rrugët, po do kishim ardhur andej dhe nuk do vuanim kështu. Marika është bërë si skelet”.

-Gafuro Kiço nga Dhivri, Delvinë, për Grigor Kiçon në SHBA: “Kemi shumë nevojë për bukë. Si do bëjmë, Perëndia e di. Deri sa të marrim nga ju, si do të bëjmë?! Shpresat janë te ju. Në rast se na priten ndihmat nga ju, jemi të vdekur”.

-Petro Bogdani (i arratisur) nga Argjentina i shkruan Todo Taqos në Tren të Bilishtit: “Unë ndodhem në Argjentinë, por ju i thoni familjes time që ndodhem në Greqi. Nga Greqia kam ikur në vitin 1951. Keni të drejtë të torturoni familjen time se sistemi i qelbur, i kuq i shitur te një popull gomar rus që sundon një popull latin, që nuk ka qenë asnjëherë dakord me të”.

-Taqo Strusho nga Qyteza, Korçë për Vasil Stamce në Kanada: “Shyqyr që kalova një kohë të shkurtër në burg në kohën e Koçit, por ai është akoma. Përse ishim në burg, do të shkruaj herë tjetër, por ai që na e bëri këtë ia paçim borxh. Më parë punëtori merrte 2 lekë në ditë dhe bereqeti ishte çerek leku kilogrami. Tani marr 90 lekë dhe kilogrami është 100 lekë”.

-Olimbi Caloni, nga Poliçani, Gjirokastër për Jorgji Haxhin në SHBA: “Dërgoni ato dollarët që keni të mbyllur sepse kemi varfëri të madhe dhe uri. Populli këtu po vuan nga uria.

-Eftalia Greko nga Sanatoriumi Korçë për Theodhor Buzukon në SHBA: “Nuk e besonim që të sëmureshim pas 15 vjetëve, por gripi që kaloi vjet mbushi sanatoriumet, sepse populli është i telendisur (koçekë e lëkurë) nga mungesa e ushqimeve.

-Krisanthi Haxhi nga Skore, Gjirokastër për George Haxhin në SHBA: “ Duhet t’i paguajmë shtetit 100 dollarë, 135 kilogram grurë, 30 kg elb, 15 kg fasule, 53 kg mish, 160 vezë, 3 3 kg lesh. Ku do t’i gjejmë këto. Ne vuajmë nga uria, prandaj t’i shkruaj që t’i dish. Punojmë dhe asgjë nuk bëjmë. Nuk kemi pare gjendje. Gjendja e këtushme është e paparashikueshme, punë dhe uri. Populli vuan me thes”.

-Piro Tamburi nga Përmeti për Koço Hotovën në Turqi: “Të kam shkruar edhe më parë për shtrenjtësinë këtu. Gjithë këto mundime dhe vuajtje për ne sikur të ishim prishësit e botës. Jo që nuk dimë t’i kemi bërë keq njeriu, por këto qenë kusuret për ne. Punojmë vetëm për të ngrënë një copë bukë misri dhe asgjë tjetër se të blesh një palë rroba nuk bëhen paratë. Është vetë një dyqan që shet me flori”.

-Elisaveta Stefanidhi, nga Lugar, Gjirokastër për Nikolla Stefanidhin në Argjentinë: “Hallet tona janë të mëdha. Më mungon çdo gjë. Të gjithë ata që kanë (njerëz) në Amerikë mund të marrin ndonjë send, ndërsa ne asgjë. Sivjet kemi thatësirë dhe si duket do të vuajmë për bukë”.

-Athina Shtupi, nga Jergucati, Gjirokastër për Kristo Shtupin në SHBA: “Djali ynë Kristo! Po vuaj për bukë. Vuajmë shumë, shumë! Ju lutem mos na lini të vuajmë për bukë dhe të mbetemi në rrugë”.

-Marianthi Stupi, nga Jergucati, Gjirokastër për Panajot Tzerxallon në SHBA: “Vajzat i kam të zbathura për një copë bukë. Shumë ju lutem më dërgoni ca dollarë që të marr pak bukë, bukë, bukë.

-Vasiliqi Aleksi, nga Jorgucati, Gjirokastër për Kristo Sutxes në SHBA: Hallet tona janë të mëdha. Na mungon çdo gjë, ndërsa në dyqanin e dollarëve gjen çdo send. Vangjeli punon në Gjirokastër e në rast se kalon normën mund të sigurojë ushqimet. Në të kundërt do mbetet pa bukë. Jemi bërë mos më keq. Na hëngri mërzia e familjes sepse që nga 14 vjeç e lart na i rekrutojnë djemtë dhe vajzat për 6 muaj punë vullnetare. Hajde nxirre vajzën që të kërcej me djemtë. S’kam çfarë t’u shkruaj tjetër. E ekuptoni vetë.

-Spiro Basho për Kosta Bashon: Duke mos patur për të paguar, kemi frikë mos na marrin lopën. Jemi dhe pa bukë. Kemi shumë frikë, kurse për të tjerat nuk pyesim pse nuk mund t’i blejmë.

-Jorgji Shtupenos, Jergucat, Gjirokastër për Kosta Stupin në SHBA: “Letrën e shkruaj me lot në sy. Çfarë nuk kemi parë: uri, zhveshje, zbathje. Të gjitha na mungojnë. Prandaj ju lutem shumë, na dërgoni 5-10 dollarë që të marr ndonjë çikë misër që të hamë se nuk kemi bukë.

-Sofia Kristo nga Gjirokastra për Nich Hoxhopullos në SHBA: Kemi dhe të shkretën Kako këtu. Është katandisur e shkresa mos më keq. Vuan për bukë. Vjen dhe e ushqej unë. Sivjet s’kemi, jemi shumë ngushtë për bukë. Të gjithë ata që kanë dollarë marrin, kurse të tjerët…”.

-Dhespina Qipo, nga Rehova, Kolonjë për Bin Lazar në SHBA: “Juve atje jeni shqerra dhe shkoni me kryq të ballë, por këtu jemi ujqër dhe shejtanë”.

-Spiro Basho nga Derviçani, Gjirokastër për Kosta Bashon në SHBA: “Këto kohët e fundit janë mërzitur shumë nga buka. Lëre pastaj që na vjen dhe pashka. Duhen rroba, këpucë, etj.

-Athina Culu nga Derviçani, Gjirokastër për Kosta Mesho në SHBA: “Jemi dëshpëruar shumë se kemi mbetur pa bukë dhe kemi marrë hua. Kemi arritur në një kohë të keqe që nuk e kemi parë asnjëherë. Nuk do kishim nevojë sepse kishim arat dhe grurin, por tani kemi kashtë e kasolle.

Ç’të të them, si mos më keq. Do thuash ti se kemi vreshtat. Më mirë t’i merrnin se kanë shumë taksa e kështu punojmë për të tjerët. Por të më ketë në qafë nëna ime dhe burri im që nuk ngulën këmbë si Kosta, por e bënte hiq e mos e këput. Ti thuash të më dërgojë të hollat për huan e tretë shtetërore se kam vënë firma në tre këshilla. I kërkojnë paratë me këmbëngulje dhe na kanë vënë afat deri në 3 muaj./kujto.al

Vazhdo leximin

Me teper

Kritike1 ditë më herët

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat. Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi...

Aktualitet1 ditë më herët

Kjo rrugë të çon në Syrin e Kaltër.

Z. Kryeministër, Pas kësaj rruge ndodhet 1 prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe 1 prej destinacioneve kryesore...

Temporal1 ditë më herët

Emigracioni dëmton forcën e punës, 18 mijë të rinj 15-29 vjeç më pak në një vit

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar. INSTAT...

Stil2 ditë më herët

5 restorantet që preferoj në Prishtinë

Nga Enver Robelli  E kam të qartë: kjo listë është krejtësisht subjektive, pra një vlerësim fund e krye personal, por është...

Stil2 ditë më herët

Milioneret e instagramit që bëjnë shumë “zhurmë” për para, zbulohen çmimet e Luana Vjollcës, Arbana Osmanit dhe Teas

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që...

Temporal2 ditë më herët

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë...

Kryesore2 ditë më herët

Basha: S’lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, dhe s’do ndalemi deri sa të çmontojmë regjimin Rama-Doshi.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në mbledhjen e kryesisë është përballur me debat dhe sulme nga Fatbardh Kadilli. Basha ka deklaruar se...

Stil2 ditë më herët

Tre shenjat e horoskopit që i fshehin ndjenjat

Akrepi Fillojmë me zotin e fshehtësisë dhe dyshimit. Nëse ndonjëherë merrni ndonjë fjalë nga Akrepi, me të vërtetë do të...

Radar2 ditë më herët

Andi dhe Melisa pranuan lidhjen/ Tea mesazh dyshes

Vetëm disa ditë më parë Melisa dhe Andi pranuan lidhjen e tyre, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për regimin e...

Kioske2 ditë më herët

Si favorizohen oligarkët?

Si favorizohen oligarkët? Kur Kastrati Group bleu Hotel Sheraton në vitin 2018, shumë u çuditën. Një kompani që kishte eksperiencë...

Facebook