Lidhu me ne

Temporal

PD-ja ka ç’të mësojë nga Edi Rama

PD-ja ka ç'të mësojë nga Edi Rama

Ermir Xhindi*

Te “Doktor Gjëlpëra…”, Konica shkëlqen me atë episodin e famshëm të mjekimit të Arifesë së (erzlliut) Zylfikar agait, me metodën ‘by proxy’. Në pikën ku jemi pas zgjedhjeve, kam përshtypjen se Edi Rama, po e ndihmon në të njëjtën mënyrë PD-në, duke u shkulur dhëmbët e duke u urtuar barkun, ca Zylfikarëve namuzllinj (në kuptimin kulturor), që po e mbajnë peng PD-në.

Rama, në vetë të parë, sot është si Doktor Gjilpëra për PD-në.

Natyrisht, që ca entuziastë naivë kjo që po them, mund t’i nervozojë, çorodisë, hutojë – për ta kuptuar këtë duhet njëlloj empatie, kujtesë dhe kujdes për të mos ngatërruar “sendet” kulturore, përvojën, bindjet, me mjetet politike, pa përjashtuar lidhjet mes tyre.

Është e njëjta gjë, p.sh., me ndryshimin mes “Refleksione”-ve dhe “Kurban”-it e po aq me lidhjen mes tyre. “Refleksione”-t e Ramës dhe Klosit ka qenë ndër librat më elegantë për mua në fillimvitet ’90, pothuaj me të njëjtën joshje të ftohtë, si “Përbindëshi” i Kadaresë, i (ri)botuar afërsisht në në të njëjtën kohë. Rama i “Refleksione”-ve ishte një fillim kulturor, përshtypje, kureshtje, nevojë për identitet, njëlloj etjeje për t’u konstruktuar. Rama i “Kurbani”-t është kulturalisht pasojë e “Refleksione”- ve, por gjendje e një lloji tjetër, politike, projektim i një sistemi në veprim të drejtpërdrejtë. Aty, liria e “Refleksione”-ve humbet, por po aty, paradoksalisht, janë edhe mundësitë për ta realizuar lirinë. Në një tërësi aktesh, që i shëmbëllejnë sistemit, sa më shumë shtohen.

Çfarë mund të mësojë PD-ja nga Edi Rama? Pikësëpari, ai është një stresstest i mrekullueshëm, për të shkuar drejt disa standardeve të reja për PD-në, një mundësi e mirë rithemelimi, të paktën në rrafshin kulturor, pastaj edhe praktik. Edi Rama do ta shtrëngojë Partinë Demokratike t’i ikë të menduarit stilistik, mitologjisë dhe pathetizmit provincial, t’i kthehet Realizmit dhe Punës.

Edi Rama ka treguar se rrënjët e ’91-it janë të holla për të mbajtur e ushqyer një trup të rëndë si ai i Partisë Demokratike. Veprimet e Ramës tregojnë se ai ka mbërritur të shkrijë në një horizont të vetëm disa periudha kulturore nga Rilindja Kombëtare e këtej, ka arritur të riciklojë dhe ndërtojë perspektivë edhe mbi materie të pashpresa, ka guxuar, ka rrezikuar, por jo në tym, por mbi një sistem vlerash.

Përkatësisht, duke rrëzuar në praktikë mitet romantike të shek. XX, majtas e djathtas, nuk ka ecur me inercinë e të qenit “kundër” apo dekonstruksion i dikujt. Ka qenë kreativ. Punëtor. Ka fituar duke qenë i tillë. Një konstrukt kulturor dinamik i mbështetur mbi kreativitetin, pra në thelb – një projekt, është parakushti që ngjall çdo strukturë pune, e bën atë funksionale, krijon besim dhe nxitje.

Këto kualitete ndjellin njëra-tjetrën, pastaj. Një strukturë funksionale ndihmon për të pasur mjete dhe mundësi, josh mekanizma zhvillimi, mposht frikën dhe mosbesimin, dembelizmin, shpie drejt hapësirave të reja të ndërveprimit shoqëror, e çliron këtë të fundit, p.sh., nga elitizmi i shpifur i Bllokut, që çmendurisht gjallon ende në Partinë Demokratike, nga manifaktura qesharake e bindjeve dhe përvojave ku treten identitetet individuale, nga rrethimi grotesk me “lënesha” mediokre pa vlerë.

Natyrisht, që unë kam parasysh modelin Rama, premisat e zhvillimit që prodhon ai model me gjithë kusuret e një vendi e të një shoqërie si e jona. Ama, jam i bindur se nga Rama “in persona”, një njeri me dy pare mend ka ç’të nxërë. E mira është që fitoren e Ramës ta vuajnë Zylfikarët, me shpresën se do të zenë mend, jo zgjedhësit dhe as e djathta, që në rrethana që do t’i uroja, nuk do ta kishin Ramën kulturor mish të huaj.

*Pedagog në Universitetin e Vlorës

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook