Lidhu me ne

Kioske

Pendesa e Malit të Zi ilustron më së miri rreziqet e investimeve kineze

Nga Paweł Paszak

Komisioni Evropian, refuzoi muajin e kaluar propozimin e Malit të Zi për ta ndihmuar shtetin e vogël ballkanik në shlyerjen e një huaje prej 1 miliard dollarësh të marrë nga Kina për të financuar ndërtimin e autostradës Bar-Boljare. Një zëdhënëse e Komisionit Evropian u shpreh se “Bashkimi Evropian nuk paguan huat e palëve të treta”, duke shtuar se qeveria në Podgoricë ishte e lirë të bënte zgjedhjet e saj në fushën e investimeve.

Historia nisi në vitin 2014, kur kinezja “Exim Bank” lëvroi një hua prej 687 milionë eurosh për qeverinë e Malit të Zi për ndërtimin e 41 km rrugë të autostradës Bar-Boljare, me 2 për qind interes në vit, teksa shlyerja e huas do të kryhej pjesë-pjesë në 20 vjet.

Banka kineze u zotua të sigurojë 85 për qind të financimit, ndërsa 15 përqindëshi i mbetur (120 milionë euro), supozohej të sigurohej nga autoritetet lokale. Kontrata për të përfunduar projektet iu dha kompanisë China Communication Construction Company (CCCC) një degë e China Road and Bridge Corporation (CRBC), dhe punimet filluan zyrtarisht në nëntor 2015.

Duke pasur parasysh terrenin malor të Malit të Zi, ishte e qartë që në fillim se projekti do të ishte shumë i kushtueshëm. Rruga kërkonte 20 ura dhe 16 tunele. Por kostot e papritura shtesë dhe luhatjet e çmimeve, e kanë rritur ndjeshëm barrën financiare të projektit, që tani ka mbërritur në afro 1 miliard dollarë. Kjo është një sfidë serioze për një vend me një PBB prej pak më shumë se 5.5 miliardë dollarë, dhe që u godit rëndë nga recesioni gjatë vitit të kaluar, për shkak të pandemisë. Sipas Bankës Botërore, rënia ekonomike e rriti borxhin publik në 105 për qind të PBB-së të Malit të Zi. Autostrada e kushtueshme ka shumë kritikë në radhët e opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët vunë në dukje rreziqet e varësisë nga Kina, shpërndarjen e gabuar të burimeve, dhe paqëndrueshmërinë e këtyre investimeve.

Projekti kinez ka ndjekur një model të njohur, ku kontrata për një projekt infrastrukture i jepet një kompanie kineze, me shumë pak informacion në dispozicion të publikut në lidhje me kushtet dhe efektivitetin e projektit. Kontratat negociohen mbi një bazë dypalëshe, ndërqeveritare, e cila përkeqëson rreziqet e mashtrimit dhe korrupsionit.
Prania e Kinës në Ballkan, nuk kufizohet vetëm në Malin e Zi. Në dekadën 2010-2020, Kina
i shumëfishoi përpjekjet e saj për të rritur profilin e vet, në një rajon që vuan nga mungesa e kapitalit dhe investimet në infrastrukturë.

Strukturat e dobëta shtetërore, nivelet e larta të korrupsionit, dhe marrëdhëniet e paqarta me Perëndimin, krijuan një terren pjellor për kompanitë kineze që kanë një mbështetje të fortë diplomatike nga Pekini. Investimet në zhvillim e sipër përfshijnë ndërtimin e një ure të financuar nga BE në Pelješac të Kroacisë (me kosto 340 milionë euro), autostradat Pojate-Preljna dhe Novi Sad-Ruma (Serbi, 850 milionë dollarë), autostradën Preljina-Pozega (Serbi, 500 milionë euro), autostradën Kërçovë-Ohër (Maqedonia e Veriut, 375 milionë euro), dhe autostradën Banja Luka-Prijedor (Bosnjë-Hercegovinë, 297 milionë euro). Kompanitë kineze janë gjithashtu përgjegjëse për përfundimin e pjesës serbe të hekurudhës me shpejtësi të lartë Beograd-Budapest (943 milionë euro), Metronë e Beogradit (3 miliardë euro) dhe termocentralin Kostolac B3 (293 milionë dollarë). Për më tepër, në vitin 2019, filloi ndërtimi i parkut industrial në Borca (330 milionë euro), që pritet të bëhet projekti më i madh i këtij lloji në Evropën Qendrore dhe Lindore. Projektet e infrastrukturës të motivuara politikisht në Ballkan, i sigurojnë Kinës kontrata fitimprurëse për kompanitë e saj shtetërore, dhe ndërtojnë lidhje politike dhe ekonomike.

Siç e dëshmon më së miri shembulli i Malit të Zi, në shumë raste mungesa e vlerësimeve të efektivitetit të kostos, i vendos vendet pritëse në një pozitë të brishtë. Megjithatë, problemet e hasura nga autoritetet në Podgoricë, kanë potencialin e rritjes së ndërgjegjësimit në lidhje me disavantazhet e modelit kinez të bashkëpunimit. Prandaj është thelbësore që BE-ja të sigurojë një financim të mjaftueshëm për infrastrukturën e rajonit, e cila ofron përfitime më të mëdha për kompanitë dhe komunitetet lokale, dhe mund të ofrojnë edhe përfitime më të mira mjedisore dhe në fushën e transparencës. Brukseli po siguron tashmë grante dhe hua preferenciale nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), siç është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Edhe për Malin e Zi, ka një farë drite në fund të tunelit, pasi Komisioni Evropian ka ofruar fonde për projekte të tjera të infrastrukturës përmes Planit të tij Ekonomik dhe të Investimeve prej 9 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, të miratuar vitin e kaluar.

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix6 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi19 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi19 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix19 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix19 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske20 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook