Lidhu me ne

Temporal

Deputetët e “opozitës parlamentare” i siguruan PS 33 mijë vota; kush garoi dhe sa vota mori secili

Deputetët e "opozitës parlamentare" i siguruan PS 33

Pas largimit të opozitës nga parlamenti (shkurt 2019) rreth 40 deputetë të pjesës fundore të listës shumëemërore të PD dhe LSI morën mandate parlamentare dhe vijojnë të jenë deputetë në parlament. Zyrtarisht ata quhen “opozitë parlamentare” dhe në emër të tyre u mundësuan ndryshimi kushtetues i korrikut 2020 dhe disa akte të tjera me rëndësi në jetën parlamentare, por me kontestim publik. Bazuar në monitorimin parlamentar të Institutit të Studimeve Politike (ISP), në shumicën e rasteve të vendimeve politikë në parlament “opozita parlamentare” ka qenë votë mbështetëse e Partisë Socialiste (94% të votimeve), me përjashtim të një grupi të vogël deputetësh (Hajdari, Roshi, Gjoni, etj), të cilët kanë votuar kryesisht kundër në akte politike të kontestueshme.

Për ta bërë edhe më zyrtare njësimin e shumicës së “opozitës parlamentare” me PS, vlejnë statistikat zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021. Në këto zgjedhje, sipas të dhënave të ISP-së, 24 deputetë të “opozitës” konkurruan në zgjedhje, prej të cilëve 9 deputetë ishin pjesë e listës shumëemërore të PS-së, 3 të PD-së dhe 1 me LSI. Përfshirja e 9 deputetëve “opozitarë” në listën e PS përbën një zhvillim të panatyrshëm, sidomos për emrat që vinin nga lista shumëemërore e PD më 2017, ashtu siç përbën zhvillim të panatyrshëm edhe përfshirja e tre deputetëve në listën e PD-së, ku bën pjesë edhe një deputet që inicioi ndryshimet kushtetuese të korrikut 2020.

Ironia më e madhe është fakti se ndonëse zgjedhjet kanë përfunduar dhe parlamenti i vjetër vijon të funksionojë deri në korrik 2021, deputetë “opozitarë” që konkurruan me PS në prill 2021 vijojnë të jenë zyrtarisht “opozitë” dhe trajtohen të tillë në strukturën e organizimit parlamentar. Ata bëjnë propozime në emër të opozitës për poste të ndryshme, bëjnë pjesë në përqindjen që i takon opozitës në komisione parlamentare, etj, pra duke u sjellë formalisht si opozitë, ndërkohë që ishin kandidatë zyrtarë të PS në zgjedhje, dhe 3 prej tyre fituan mandat parlamentar në emër të PS-së.

Deputetët e "opozitës parlamentare" i siguruan PS 33

Tabela krahasuese e votave në sistemin e preferencës në zgjedhjet e 25 prillit, tregon edhe mbështetjen elektorale të pjesës dominuese të “opozitës parlamentare”. Kandidatët që hynë në listën e PS dhe PD kanë rezultate të larta, duke përfituar nga infrastruktura, logo dhe mbështetja partiake, kurse ata që tentuan të konkurrojnë vetëm ose me parti të reja politike morën rezultate katastrofike. Konkretisht, deputetë që kanë bërë headline për deklarime skandaloze në parlament, për batuta dhe akte jo etike, rezultojnë të kenë marrë 3 deri në 13 vota, ku secili është edhe kryetar i një partie personale politike. Për të pasur një parti politikë duhen 3 mijë firma, por siç shihet, ata kanë siguruar 3, 12 ose 13 vota, si dhe të tjerë pas tyre gjithashtu kryetarë partish, 17, 89, 380, 388 apo 556 vota. Dy prej tyre, Alimadhi dhe Murrizi konkurruan në 4 zona zgjedhore, por rezultatet e tyre ishin simbolike. Alimadhi mori përkatësisht 89, 34, 20 dhe 10 vota në katër qarqe, Murrizi mori përkatësisht 556, 463, 109 dhe 57 vota në secilin prej 4 qarqeve ku konkurroi në krye të listës.

Deputetët e "opozitës parlamentare" i siguruan PS 33

Renditja e votave të “opozitës” parlamentare tregon se kurba e mbështetjes personale të tyre është minimale dhe se sistemi i ri zgjedhor është demotivues për partitë e reja politike. Nga deputetët fitues “opozitarë” dukshëm kanë pasur rezultate të larta zgjedhore L.Koka e A.Mara, secili pa një bilanc pozitiv angazhimi parlamentar dhe njëherësh të akuzuar në SPAK nga segmente të opozitës për mënyrën e sigurimit të votave dhe mbështetjes lokale. Nga ana tjetër, deputetët që kanë qenë e janë më aktiv në deklarime publike, përfshirë në seancat plenare, kanë arritur rezultate minimale. Tabela paraqet të dhënat e sakta. Nga ana tjetër, për shkak të sistemit me lista gjysëm të hapura, që u inicua nga “opozita”, ironia është se psh, deputeti F.Spaho (PS) megjithëse ka më pak vota sesa deputetja E.Hoti (PD) dhe K.Lita (PD) e merr mandatin e deputetit për legjislaturën e re, kurse Hoti e Lita jo për shkak se ishin renditur në zonën jo fituese.

Së fundi, një statistikë domethënëse e evidentuar nga ekspertët monitorues të ISP-së: e gjithë “opozita” ka siguruar rreth 41 mijë vota, nga të cilat 33 mijë vota i ka përfituar PS dhe vetëm 5.8 mijë vota PD. Pra, “opozita parlamentare” i dha direkt mbi 33 mijë vota PS-së, ose në nivel krahasues, rreth 3 deputetë, ndërkohë që opozita nuk mori krahasimisht as votat për një deputet. Kjo llogari elektorale tregon se strategjia e PS-së me opozitën parlamentare rezultoi teknikisht e suksesshme, pavarësisht interpretimit moral dhe identitar.  Modeli i përfshirjes në listat shumëemërore të partive fiktive dhe individëve të deleguar prej tyre, penalizues për cilësinë e parlamentit gjatë viteve 2019-2021, është aplikuar edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Në listën fituese të deputetëve të rinj ka emra që nuk kanë CV dhe as njohje publike, siç në listën pritëse ka emra me numër të lartë votash, që gjithashtu nuk kanë identitet dhe as profil politik. Ky është një tregues se palët politike nuk nxorrën mësime nga eksperimenti i gabuar me dorëzim mandatesh më 2019 apo me deputetë me emra jo përfaqësues 2017-2021 dhe se sistemi i meritokracisë në partitë politike dhe i meritokracisë në përfaqësimin politik në institucionin kryesor vendimmarrës, në parlament, është dhe mbetet i dobët, klientelist dhe larg nevojave dhe kapaciteteve profesionale, politike dhe etike që ka Shqipëria. / Instituti i Studimeve Politike (ISP)

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar9 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore9 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix9 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix9 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar9 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix9 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix9 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix9 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook