Lidhu me ne

Gatime

Gliko Qershie – Receta Unike Me Më Të Ëmblat e Stinës

nga AgroWeb

Sezoni i qershive sapo ka nisur dhe këtë vit prodhimi i tyre është i një cilësie të lartë. Foto: Flickr

Gostia më e veçantë shqiptare, glikoja e qershisë është ndër traditat më të hershme të amvisave.

Fantastike dhe e mrekullueshme në shije, kjo ëmbëlsirë mbetet përherë ndër më preferuarat e shqiptarëve dhe jo vetëm.

Ëmbëlsia e tyre ka tërhequr të gjithë turistët e huaj që i kanë provuar, të cilët teksa largohen nga vendi kujdeset që të marrin me vete kavanoza me gliko si produkt autentik shqiptar.

Sezoni i qershive sapo ka nisur dhe këtë vit prodhimi i tyre është i një cilësie të lartë.

Amvisat përdorin të gjitha llojet e qershive, të zeza, të kuqe apo të bardha për t’i përgatitur ato si gliko, mjafton që kokrrat e tyre të jenë të forta.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e glikosë së qershisë lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Glikosë së Qershisë

2 kg qershi

1.5 kg sheqer

Lëngu i një gjysme kokrre limoni

3 lugë gjelle me pluhur gëlqere për tre litra ujë

Një gotë ujë

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju sugjeron që të përgatisni ujin me gëlqere.

Hidhni në një enë tre litra ujë dhe gëlqeren.

Përziejeni mirë dhe vendosni aty qershitë për një orë.

Më pas,  largojini qershitë nga uji me gëlqere, hiquni bishtat dhe me kujdes mundohuni t’u largoni bërthamat përmes majës së thikës duke mos prishur formën e qershive.

I shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm disa herë në mënyrë që të pastrohen nga uji i gëlqeres.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon që të vendosni një shtresë me qershi dhe mbi të një shtresë me sheqer, vazhdojmë me një shtresë qershi e më pas sheqer dhe kështu me radhë derisa të mbarojnë të gjitha qershitë.

U hedhim përsipër një gotë me ujë, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë kështu për 24 orë.

Më pas, vendosim tenxheren në zjarr me nxehtësi të lartë sapo të nis të vlojë dhe më pas nxehtësinë e lëmë mesatare.

Kujdesemi që herë pas here të largojmë shkumën e krijuar në sipërfaqe.

I lëmë në zjarr 10 minuta pasi nisin valën e parë dhe më pas i largojmë nga zjarri dhe i lëmë të pushojnë për 24 orë.

Në nesërmen, përmes një luge nxirrini qershitë nga sherbeti, dhe vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë në mënyrë që sherbeti të trashet.

Shtoni lëngun e limonit tek sherbeti dhe më pas shtoni qershitë.

Lërini në zjarr të ziejnë për 10 minuta bashkë e më pas largojini nga zjarri.

Kur të ftohen, glikonë e qershisë hidheni nëpër kavanoza të pastër  dhe mbyllini fortë. Ruajini në frigorifer./AgroWeb.org  

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix6 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix6 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix6 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix6 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix6 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix6 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix6 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix6 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix6 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook